Ka një kohezion të veçantë Rahoveci, një traditë e padukshme romantike, iracionale mes  verës dhe poezisë. Atmosfera që ky qytet i Kosovës ka ruajtur jo rrallë ndjen mikpritjen, si ai i edicionit të 17-të të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë. Ideatori i tij, Faherdin Shehu ka treguar se Kosova do të jetë mikpritësja e rreth 20 poetëve të përzgjedhur botërore, të cilëve do t’ju dëshmohen vlerat identitare, kulturore dhe artistike, një rast i mirë njohje të ndërsjelltë, e njëkohësisht dhe dëshmi e mirë e diplomacisë kulturore.

Si gjithnjë, kjo është korrekt politikisht, ku entuziasmi për t’i treguar tjetrit trashëgiminë, fryma e përbashkët duket se triumfon si shenjë shpirtërore ku vjen fjala tek poezia.

Shehu lajmëron se datat janë afër, 15-17 shtator, kur do mbahet edicioni i shtatë i Festivalit. Ndërsa jehona po bën itinerarin nëpër mediat që pasqyrojnë poetin/en përfaqësuese, nga Shqipëri e ftuar është poetja Ledia Dushi, e cila, pas kësaj pjesëmarrje, pritet të jetë edhe në Athinw, më 27-30 shtator.

“Pjesëmarrjet në festivale janë shtegu për kah realiteti që secili krijues do të donte të jetonte, larg prej t’përditshmes, sa ma pranë të ngjashmëve në shpirt e në deshira”, ndan për këto përvoja, poetja Dushi.

Organizatorët kanë thënë, se për herë të parë në mesin e të ftuarve do të jetë edhe poeti Rus Eldar Akhadov, një emër i shquar jo vetëm në Rusi por edhe ndërkombëtarisht.

“Sivjet poetet janë selektuar me rigorizitet më te madh, ku është marrë kriteri gjeografik. Do të jenë përfaqësues nga Danimarka, Izraeli, Egjipti, Rusia, Austria, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia etj..”

Fahredin Shehu

Rahoveci edhe njëherë po e dëshmon traditën shumëshekullore me konakun, – thotë Shehu, – ku shtëpia është e Zotit dhe e Mysafirit, andaj do të jetë në dispozicion për mikpritjen më të mirë. Zonë kjo e cila ka traditën rreth 2000 vjeçare të mikpritjes, rrushit, venës dhe punës së ndershme që e ngrit deri ne ritual.

Pjesëmarrja e poetes shqiptare, Ledia Dushi

Ledia Dushi (e lindur më 1978) është shkrimtare, përkthyese dhe akademike shqiptare. Ajo ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, dhe mban titullin e doktoraturës në etnologji dhe folklor nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit në Akademinë e Studimeve Albanologjike, ku dhe aktualisht punon. Studimi i saj akademik fokusohet në folklor dhe rite fetare, veçanërisht rite të varrimit në Shqipërinë e veriut.

Dushi njihet më së miri për punën e saj si poete. Veçanërisht, ajo shkruan në Gegërisht, dialekt i përdorur në vendlindjen e saj, Shkodër.

Libri i saj i parë me poezi, Ave Maria bahet lot, u publikua në vitin 1997. Vitin në vijim, ajo mori çmimin për librin më të mirë debutues nga Ministria e Kulturës në Shqipëri. Kjo u ndoq nga përmbledhje tjera me poezi në vitet 1999 dhe 2009. Së fundi, ajo ka publikuar përmbledhjet N`nji fije t`thellë gjaku (2019) and Femna s`asht njeri (2020). Një përmbledhje e saj me poezi është përkthyer në gjuhën angleze në vitin 2019 me titullin “Rain in the Dark” (Shiu në Errësirë)

Poezi në anglisht dhe shqip

Ledia Dushi

1.

it will be in March

the grass will sparkle

in stringed up ties of rain

till the glinting is over

it will become night

to go out wrapped headed

cloaked in this foggy shroud

hurling dreams into foreheads

before the final veil

to tear down all deplumed

into some veil of immolation…

nothing rises out of water

silence numbs our eyes

so that we can’t see

how smooth the grass can be

to slide our way to March

how its path

leads you to the Sky

slams you knocks you down

burns you in the rush

to none other than a Human

——-

ka me kenë mars

e bari ka me shndritë

ndër fije t’lidhuna shiu

deri t’kryhet vezullimi

ka me u ba natë

për me dalë kryepështjellun

n’mjegull shtjellë humbimi

ballit me i lëshue andrra

përpos shtrojes s’mbrame

me u këputë pendazhgulun

n’ndoj shtroje flijimi…

prej uji asgja s’vjen

heshtja na i heqë sytë

e nuk na len me pa

si rrëshqitet n’bar

kur don me kalue n’mars

e shtegu për atje

të ndih për kah Qielli

t’ligë t’plas përtokë

tue t’shti djegën

veç për ndoj Njeri

2.

canto…

I`ve been dreaming of me holding onto two falcon feathers nearly falling

nearly in ramble nearly in the white of a nightly moon  covering my head

i sing a few songs sing a feë songs that sprout of a place deeper than the inside

dreamily i hold on to names women names and to sung women

women ill with a dark illness wet illness falling off the tree

and the moistened invite her to languish circling in flare

been dreaming of myself hanging onto two floating feathers in the air

eye to eye with a falcon

kangë…

kam andrrue se mbahem n’dy pendë fajkoi e thuejse lëshohem

thuejse n’jerm thuejse n’t’bardha me kryet mbuluem nji hane t’përnatun

them do kangë them do kangë që vijnë prej dikah ma fort prej mbrendë

andrrueshëm mbahem ndër emna emna grash e grash ndër kangë

grash me sëmundë me sëmundë t’errët me sëmundë t’langët që këputen nën pemë

e t’njomtit i thërrasin n’dergjë tue rrotullue flakë

kam andrrue se mbahem n’ajrí n’dy pendë ndër duer pezull

sy ndër sy me nji fajkue…

3.

the language is dead and useless

to ëhat the Soul since the beginning of time

keeps locked since immense eternity

the sky’s no secret he’s undisclosed

everyone’s a temple of themselves

standing under Thee ëho springs from above

their ears ought to hear their Souls ought to shine draën in delirium and essences

enlightened by each and every cosmic blast

and you hang on you hang on you hang on

nearly falling you hang on to a thread of blood

in the air in the air staring at the sky of talking stars

aloft you stand in the air on a deep thread of blood

——–

gjuha asht e vdekshme e pavend

për çka Shpirti qysh n’krye t’herës

mban ndry, ç’prej përtejes s’pa-anë

qielli nuk asht i fshehun, por i pazbërthyem

sekush asht timpulli i vetes s’vet

e rrin nën Ty që vjen s’nalti

e ka veshë me t’ndi, Shpirt me zdritë

meh n’jerme e esenca,

këndellun n’secilen trandje kozmike

e mbahesh e mbahesh e mbahesh…

thuejse tue ra mbahesh n’nji fije gjaku

n’ajrì n’ajrì syngulun n’qiell yjesh qe t’flasin

s’nalti rrin n’ajrì n’nji fije t’thellë gjaku

****

Pak histori

Rahoveci është njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës. Më 17 korrik te vitit 1998 filluan luftimet ndërmjet UÇK-ës dhe forcave serbe. Në luftimet e UÇK-së kundër forcave paramilitare Serbe u vranë mbi 300 civil shqiptar dhe mbi 100 Serb. Betetë më të rëndësishme ishin: Beteja e Rahovecit, Beteja e Gradishit etj. Në bazë të hulumtimeve arkeologjike mund të konkludojmë se në territorin e komunës së Rahovecit janë zbuluar disa fakte arkeologjike, të cilat tregojnë se këto vise janë përplot me relikte të vendbanimeve të dikurshme antike, të cilat rrjedhin nga epoka e hershme romako-ilire (E. Çershkov). Kështu p.sh në fshatin Reti janë gjetur dy epitafe-pllaka mermeri nga koha romake ku është bërë skalitja e tekstit latin, në njërën pllakë qëndron ky mbishkrim “D(is) ma(anibus) Aur(elia) Catulla vixit annis XX Popaj F(iliae) b(ene) M(erenti)”. Në pllakën e dytë është shënuar teksti sa vijon : “D(is) M(anibus) Scerviae-dus Sita es Vix(it) an(nis) XXX interfectus a llatromibus si ta Dasi p(pater) f(ilio) p(iissimo) et Sibi et Caiae Dasi coniugi b(ene) m(erenti) Vius F(aciendum) C(uravit)”. M. Krasniqi në punimin e tij mbi Rahovecin thekson se përveç këtyre epitafave, pllakave të mermerit në ngastrën e fshatit të përmendur Reti, është gjetur edhe një pllakë e thyer nga koha Romake ku është skalitur teksti …et Sitae F(ilio) sumi cor(niculario) c(o) hor(tis) pri(mae)Dardanorum V(i) ixit an(nis) XXX b(ene) m(erenti) P(osuit). Dy mbishkrimet e para janë familjare deh nuk tregojnë se çka kanë qenë ata për të cilët janë ngritur këto përmendore, ndërsa nga përshkrimi i tretë i pllakës së thyer shihet se ajo është e ngritur “i Siti të birit Sume flamurtarit të kohortës së parë të Dardanëve”. Me rastin e gërmimit të terrenit më 1953 kur është ndërtuar bodrumi i verës në Rahovec, gjithashtu është gjetur një numër sendesh arkeologjike (dy qypa të mëdhenj, njëri nga këto ka vëllimin 400 litra, monedha metali, maje të shtizave, elefanti i bronzës e tjera për të cilën mendohet se ka prejardhjen nga epoka e hershme romake (M. K.). Mu në afërsi të Rahovecit në Bërnjakë duhet të jetë vendbanimi nga periudha Romake, e më vonë ka qenë i ndarë në dy vendbanime si Bërnjaka e Ulët dhe Bërnjaka e Epërme. (Duhet të bëhen gërmime arkeologjike rreth pronit të Rimnikut në afërsi të Bërnjakës). Edhe në fshatin Çifllak është gjetur “Altari Romak i sakrificës”, eksponati i është dorëzuar Muzeut Arkeologjik të Prizrenit. Edhe gjatë mesjetës në shek. XIV (me 1348) Rahoveci përmendet si vend i cili kufizohet me disa fshatra përreth si territor vreshtar. Po i cekim disa vendbanimet të cilat përmenden e këto janë : Shtavica, Bërnjakë, Krusha, Kobillogllava, Babindoli, Nagavc, Hoça, maja e Shkadrumit, Bjeshka e Shkozës (M. K.). Poashtu Rahovecin mund ta gjejmë edhe në hartat e vjetra të vitit 1689. Në pjesën e dytë të shekullit XVIII, Rahoveci përmendet si qytezë, në vitin 1770 si qytezë “Ravac” por ka edhe emra të tjera që gjinden në harta të vjetra si që janë : Rahuaz, Rahuiz, Rahova, Ravaz, Rahovce etj., ndërsa në vitin 1911 për herë të parë shkruhet në hartë si Orahovac sipas J. Cvijiqit.

Në pjesën e dytë të shekullit XIX ku në këtë territor bëhet themelimi i bajraqeve në kazën e Rahovecit, të Palluzhës dhe Hoçës së Vogël që i kan takuar regjionit të Prizrenit. Prej asaj kohe Rahoveci bëhet si qendër Administrative e bajrakut të dikurshëm të Hoçës së Vogël dhe Palluzhës. Mirëpo duke bërë analizimin e burimeve të shkruara që nga periudha e Osmanlive në Kadishullin Ballkanik mund të konstatojmë se kjo tërësi në pikëpamje të organizimit administrativ të Prizrenit, i cili shpeshherë e kanë ndryshuar madhësinë territoriale të funksioneve të tija administrative varësisht nga ngjarjet historike dhe riorganizimit administrativ-ushtarak, në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane. Sipas regjistrimit të vitit 1528 kuptojmë së Sanxhaku i Prizrenit kishte tri kaza : Prizrenit, Trgovishtën dhe Hoça e Vogël. Gjatë këtij intervalit kohor nahija e Hoçës të cilat i përfshinte shumicën e vendbanimeve të komunës së sotme të Rahovecit kanë qenë të përfshirë në Sanxhakun e Prizrenit. Gjatë vitit 1591 të gjitha vendbanimet e Anadrisisë kan qenë nën sundimi Administrativ të nahisë së Hoçës së Vogël në të cilin kanë ekzistuar 96 fshatra (S. Rizaj). Në gjysmën e shekullit XVII sipas shënimit udhëpërshkruesit turk Haxhi Kallfës, Hoça e Vogël ka qen Kadillëqi që i ka takuar Sanxhakut të Prizrenit. Sipas Ali Çaushit me 1653 Sanxaku i Prizrenit gjendej në kuadrin e Vilaetit të Rumelisë, kurse sipas një burimi Osman nga viti 1667 Sanxhaku i Prizrenit kishte këto Kadillëqe : Prizrenin, Rahovecin, Suharekën dhe Hasi i Prizrenit. Gjatë shekullit XIX me themelimin e Vilaetit të Kosovës, Prizreni ka ngelur si qendër Sanxhaku i cili ka përfshirë pesë kaza respektivisht rrethe : Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Lumën (M. Kaleshi). Me themelimin e Vilaetit të Kosovës me seli në Shkup duke filluar që nga viti 1888 Prizreni bëhet përsëri njeri nga gjashtë Sanxhaqet e Vilaitit të Kosovës në përbërjen e të cilit krijohen pesë kaza : Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Luma. Rahoveci bëhet si qendër Administrative e Anadrinisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!
Krimet e Komunizmit/ ISKK dhe vendet anëtare të Platformes Evropiane të Kujtesës, projekte të përbashkëta në 2023
Sipas dokumentit të Ministrisë së Brendshme; vdekja e dyshimtë e Mid’hat Frashërit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}