nga Kastriot Dervishi

Pas ceremonive të 4 dhe 11 nëntorit 1990 të vëllezërve katolikë, më 16 nëntor 1990 u mbajt po në Shkodër ceremonia e parë e faljes në Xhaminë e Plumbit të këtij qyteti, e drejtuar nga Hafiz Sabri Koçi. Edhe ky sikurse Dom Simon Jubani, ishte ish i dënuar politik gjatë regjimit komunist. Edhe kjo ceremoni u filmua dhe incizua nga organet e Sigurimit të Shtetit. 16 nëntori shënon edhe ceremoninë e parë për besimtarët myslimanë në Shqipëri. Hafiz Sabriu drejtoi për popullin mesazhe paqeje dhe vëllazërie midis shqiptarëve. Sot është pikërisht 30-vjetori i kësaj ceremonie.

Pjesë nga fjala e Hafiz Sabri Koçit:
Dëgjues të nderuar! Vëllezër dhe motra, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, mbi të gjitha shqiptarë! Sot kemi gëzimin më të madh pas 23 vjetësh dëgjojmë kënaqësinë më të madhe të zemrën dhe të shpirtit tonë. Ju hapën portat zemrave, që të njohin, të dashurojnë, të respektojnë të afërmit e tyre. cili është më afër te njeriu se sa ai te vetvetja? Është Zoti. Lavdi i qoftë të madhit Zot që e ruajti dashurinë e vet në zemrat tona, e nuk na përbuzi, e ruajti në zemër…, ja ndezi dritën e dashurisë së vet në zemër dhe në shpirt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Figura femërore në botën bizantine
Visar Zhiti: Imzot Zef Simoni, si e kujtoj nga Spaçi
Epifania, “dijetarët” dhe Shqipja
Dioqeza serbe?! Studiuesi nxjerr dokumentin: Që prej Thedorus deri më 1831, s’del asnjë me emër sllav apo serb!
Aurel Plasari na kujton imzot Preng Doçin: Përse historiografia zyrtare nuk e ka dashur këtë burrë
Pse ka një rënie globale të besimit në Zot?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}