Amerikanët Paul R. Milgrom dhe Robert B. Wilson fituan Nobelin në ekonomi për “përmirësime në teorinë e ankandit dhe shpikje të formateve të reja të ankandit”.

Fituesit u shpallën sot në Stokholm nga Goran Hansson, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.

“Laureatët e këtij viti, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, kanë studiuar se si funksionojnë ankandet. Ata gjithashtu kanë përdorur njohuritë e tyre për të hartuar formate të reja ankandi për mallra dhe shërbime që janë të vështira për t’u shitur në një mënyrë tradicionale, të tilla si frekuencat e radios” tha Akademia në një njoftim për shtyp.

“Nga zbulimet e tyre kanë përfituar duke filluar nga shitësit, blerësit dhe taksapaguesit në të gjithë botën” shtoi Hansson.

Çmimi vjen në kohën kur shumica e botës po përjeton recesionin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.

Nobeli në Ekonomi mbyll edhe javën e çmimeve Nobel, dhe njihet teknikisht si “Çmimi Sveriges Riksbank” në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobel. Që nga themelimi më 1969, ai është dhënë 51 herë dhe tani konsiderohet gjerësisht një nga çmimet Nobel.

Së bashku me prestigjin e madh, çmimi vjen me një vlerë prej 10 milionë krona (1,1 milion dollarë) dhe një medalje të artë që do të shpërndahen në një ceremoni në Oslo, Norvegji, më 10 dhjetor, përvjetori i vdekjes së themeluesit të çmimit Alfred Nobel.

Një vit më parë, çmimin e fituan ekonomisti indiano-amerikan Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer për qasjen e tyre eksperimentale në zbutjen e varfërisë globale./CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

A po shkojmë drejt kufizimit të lirisë ekonomike…
2020, Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të “dembelizmit” në Europë
Ikja e të rinjve, fenomeni i largimit është më i lartë në Shqipëri, se kudo tjetër në Europë
Rritja e vendeve në zhvillim
Psherëtimë lehtësimi
“Nacionalizmi” i vaksinave: Pse vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar, do t’i japë fund pandemisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}