Përshtati në shqip Arjola Zadrima

Aktori Anthony Hopkins ka shprehë një mendim të thellë mbi randësinë  e të hekunit dorë prej njerëzve që nuk janë gati me na dashtë. Ky reflektim fort i bukur  vijon si ma poshtë…

“Lejojini me shkue njerëzit që nuk janë gati me ju dashtë. Kjo asht ndër gjanat ma të vështira që të duhet me e ba në jetë por do të jetë edhe ma e randësishmja.  Hiqni dorë nga bisedat e vështira me njerëz që nuk duen me ndryshu.

Mos ja dedikoni praninë tuej njerëzve që nuk ju intereson aspak. E kuptoj që instinkti juej asht me ba gjithçka për ata që ju rrethojnë, por asht një impuls që të vjedh kohën, energjinë, shndetin mendor dhe fizik.

Kur fillon me luftue për një jetë me gëzim, interes dhe përkushtim, jo të gjithë janë gati me të ndjekë, në këtë vend. Kjo nuk don me thanë që duhet me e ndryshu atë që je, don me thanë që duhet me i lanë më shkue njerëzit që nuk janë gati me të shoqnu.

Në qoftë se je i fshimë, i fyem, i harruem ose i injoruem prej njerëzve që ju jep kohën tande, nuk  ju ban nder tuj vazhdu me ofru energjinë e jetën tande. E vërteta asht se, nuk je i gatuem për të gjithë e jo të gjithë janë për ty.

Kjo asht ajo që e ban kaq të veçantë kur takon njerëz, me të cilët ke shoqni ose dashuni reciproke. Ke me e kuptu sa çmueme asht sepse e ke provu çka nuk asht.

Sa ma shumë kohë kalon tuj u përpjekë me ba me ju dashtë dikë që nuk asht në gjendje, aq ma shumë kohë humbë tuj privu vedin prej mundësisë më pasë një lidhje të tillë me dikë tjetër.

Gjenden miliarda njerëz në këtë planet e shumica prej tyne kanë më qëllu në nivelin e interesit dhe impenjimit tand.

Sa ma shumë qëndron i përfshim me njerëz që të përdorin si jastëk, një opsion i dorës së dytë, ose terapist për shërime emocionale , ma shumë kohë i largohesh komunitetit që dëshiron.

Ndoshta nëse ndalon së shfaqunit, nuk të kërkojnë. Nëse ndalon së provuemi lidhja përfundon. Ndoshta nëse ndalon së dërguemi mesazhe, telefoni jot ka me mbetë i heshtun për javë të tana.

Kjo nuk don me thanë që ke shkatërru një lidhje, don me thanë që e vetmja gja që ke pasë ishte energjia që ke dhanë me e mbajtë atë lidhje.

Kjo nuk asht dashuni asht ngjitje. Asht me i dhanë një mundësi kujt nuk e meriton.

Ti meriton shumë, ka njerëz që nuk duhet të jenë në jetën tande, ke me e kuptu vetë.

Gjaja ma e çmueshme që ke në jetën tande asht koha dhe energjia, mbasi të dyja janë të kufizume. Kur jep kohën dhe energjinë tande, përcakton ekzistencën tande. Kur e vëren, fillon me e kuptu pse je kaq i shqetësum, kur kalon kohë me njerëz, në aktivitete, vende ose situata që nuk të vijnë për shtat dhe nuk duhet me të ndejtë pranë, të vidhet energjia.

Fillon me e kuptu se gjaja ma e randësishme që mundesh me ba për vedi dhe për të gjithë ata që të rrethojnë asht me mbrojtë energjinë ma ashpërsisht se gjithçka  tjetër.

Bane jetën tande një strehë të sigurtë në të cilën lejohen vetëm njerëzit që janë të adaptueshëm me ty. Nuk je përgjegjës me shpëtu askënd. Nuk je përgjegjës më i bindë me u përmirësu. Nuk asht detyrë e jotja me ekzistu për njerëzit dhe me ju dhanë jetë atyne.

Sepse nëse ndjehesh keq, nëse ndjehesh i detyruem, ke me qenë ti vetë rranja e të gjitha problemeve tueja për kamnguljen tande, tuj pasë frikë se nuk kanë më ti kthye nderet që ke ba.

Asht detyra jote e vetme me e kuptue, se je Zot i fatit tand dhe me pranue dashuninë  që mendon se meriton.

Vendosë që meriton miqësi të vërtetë, përkushtim të vërtetë, dhe dashuni të plotë me njerëz të shndetshëm dhe të begatë. Mandej prit e shih kur gjithçka fillon me ndryshu dhe ka me ndryshu,  kjo asht e sigurtë, me njerëz me energji pozitive dhe të mirë, mos humb kohë me njerëz që nuk vlejnë. Ndryshimi ka më të dhanë dashuninë, vlerësimin lumturinë dhe mbrojtjen që meriton”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Magazina e “Nëntorit”
Manipulimet dhe propaganda në filmat e komunizmit
Kupa DEA për Goran Paskaljeviç (post mortum)
Pse regjisorët i shqetëson e shkuara?!
Kupa Dea shkon në Gjeorgji
Filmi karrierës në Dea Open Air/Rrëfimi i Bajrush Mjakut: Si jetova në dy kohëra, në komunizëm dhe demokraci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}