Më 4 shtator 1885 lindi në Shkodër Vinçens Prennushi folklorist, poet, publicist, përkthyes, klerik dhe shenjtor shqiptar, i cili u lumnua më 5 nëntor 2016. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i vazhdoi në seminarin e Troshanit, ku iu kushtua urdhrit françeskan qysh më 1900. Më 25 mars 1908, u shugurua meshtar i Urdhrit Françeskan dhe mori emrin Át Vinçenc. Shkollën për teologji e filozofi e kreu në Tirol të Austrisë. Me të ardhur në atdhe, Prennushi përjetoi një nga ngjarjet ma të rënda të qytetit të vendlindjes, Shkodrës: pushtimin e saj të përkohshëm nga malazezët më 1913. Më 14 mars 1914, kur në kalanë e Shkodrës u ngrit flamuri kombëtar, ai do të ishte ai frati i zgjedhur që do të mbante fjalimin e rastit aty. Në vitin 1917, ishte anëtar i “Komisisë Letrare Shqipe” në Shkodër ku u përcaktuan rregullat e para të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. U bë një ndër themeluesit e bashkëpunëtorët e grupit më të rëndësishëm të Opozitës Shqiptare, që më 1923-1924 formuan edhe fletoren e tyre “Ora e Maleve”, ku botuan ndër penat e rëndësishme të kohës. Më 1924 botoi broshurën me 16 fletë “Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë”, ku shfaqi mendime për një shtet të ëndërruar demokratik të tipit perëndimor.

Më 1911 boton me ndihmën e arkeologut dhe historianit Carl Patsch në Sarajevë “Visaret e Kombit, Kangë gegnishte”, folklor i mbledhur dhe i rreshtuar prej tij. Më 1918 botoi “Fjala e Zotit” si dhe romancën në vargje “Grueja shqyptare”, e para vepër letrare e tij e botuar në shtypshkronjën françeskane. Më 1919, botoi dhe shfaqi në Shkodër dramën “E tradhtuemja”, përshtatje në shqip të T. A. Rolando. Në 1921, botoi përmbledhjen e njohur poetike: “Gjeth’ e Lule”, përmbledhje e cila u vlerësua nga kritika e bukur edh delikate. Çabej e quajti “Poet i qytetit të Shkodrës”. Më 1931 botoi dramën me pesë akte “Prej robnije në liri”. Më 1939 poezitë “Kuq e Zi” dhe “Ushtari i vogël” i përzgjidhen në një antologji arsimore për shkollën e mesme. Më 1941 shkruan parathënien e përkthimit të veprës së Manzonit, “Të fejuemt”, nga At Mark Harapi. Ishte një drejtues i “Hyllit të Dritës”, ”Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, “Zani i Shna Ndout” dhe ka lënë një kontribut të madh me broshura e letra baritore për moralin e shëndoshë fetar. Botoi përkthimin “Fabiola, a kisha nën dhe e mî dhe” të Kardinalit Viseman, Danten dhe sociologun Ëeber. Në vitin 1933, përktheu e botoi romanin “Quo Vadis” (Ku po shkon?) të Sienkievicz. Në vitin 1939, përktheu dhe botoi romanin e Silvio Pelico-s “Burgjet e mia”. La në dorëshkrim disa vepra. U shpall “Martir i Demokracisë” më 8 maj 1993 në Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Dorëshkrimet e panjohura të ’30/Etnografja franceze e “çmendur” për veriun e Shqipërisë: fjeti si në një muze përrallash, plenc lope për jastëk…
Kur një femër vishte historinë
Figura femërore në botën bizantine
Karnavalet…
Itali/ Dokumentari i 1951 mbi ritualin unik të martesës arbëreshe
Rrëfimi i Dom Gjergj Metës: Ja o gjysh u rrita unë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}