Biografi: Sotir Papahristo

Nga Redaksia 22 Shtator, 2020  Linguistikë

41 vjet më parë, më 21 shtator të vitit 1979 u nda nga jeta, Sotir Papahristo, arsimtar, studiues, hartues i teksteve të para të pedagogjisë dhe përkthyes i klasikëve të letërsisë antike greke.
Lindi në Vëmbell, afër Follorinës të Greqisë, i biri i priftit të fshatit, ku dhe mori mësimet e para. Studimet e mesme i kreu në gjimnazin e Korçës. Me bursë vijoi studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Athinës. Pas pesë vitesh studime, më 5 tetor 1912, u diplomua me lavdërime. U kthye në Korçë, ku nisi të japë mësim greqishten e vjetër, latinishten dhe historinë e përgjithshme deri më 1922. Pas mbylljes së shkollave greke dhe dëbimit të mitropolit Jakovit, Papahristoja nisi t’i përkushtohej më tërë energjitë e tij arsimit shqip. Më 30 janar 1922 u martua me Evdhoksi Manon, bijë e një familjeje të dëgjuar korçare. Bashkë me Spiro Kondën u thirr si delegat i gjimnazit grek në Kongresin Arsimor të Tiranës po atë vit dhe më tej u emërua kryeinspektor i shkollave të prefekturës së Korçës.
Në mars të vitit 1925, ai u ftua në Tiranë, për të marrë në dorë drejtimin e arsimit shqiptar në postin e drejtorit të Drejtorisë së përgjithshme të Arsimit shqiptar, që në atë kohë zëvendësoi Ministrinë e Arsimit. Këtë detyrë që e kreu mbi 6 muaj, duke thirrur në Tiranë një komision specialistësh, ndër to Aleksandër Xhuvanin, Leonidha Naçin, Mirash Ivanajn e Ndue Palucan. Me këmbëngulje e tij u rikthye në vendlindje, ku u caktua drejtor administrativ në Liceun e Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Letërkëmbimi i panjohur me Androkli Kostallarin/ Një vit para pushkatimit, Genc Leka kërkoi të bëhet bashkëpunëtor në Institutin e Gjuhësisë, por…
In memoriam – Remzi Pernaska, gjuhëtari i shquar, mësuesi e pedagogu i përkushtuar i shqipes e kulturës shqiptare
Eseja dhe eseizmi
Konica në 1897: Ingledhé dhe jo Angli!
Prolegomena për historinë e arsimit në gjuhën shqipe
Studiuesja gjeorgjiane: Ngjashmëri intriguese midis shqipes dhe armenishtes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}