Luljeta Lleshanaku është nga poetet e vetme në Shqipëri që ka kaluar kontinentin me poezi, po ashtu renditet krah librave më të mirë në botën anglishfolëse në këtë gjini. Më përkthimin e fundit, “Qyteti i mollëve”, 2021, është shënuar libri i pesëmbëdhjetë i autores, perkthyer në gjuhë të tjera

Kur bota është e tkurrur nga pasojat e pandemisë, duket se libri po zgjeron dimensionin e kontaktit me lexuesin në formë të pandryshueshme. Për letërsinë shqipe kjo ka një kontekst diskret, kur përmendim poeten Luljeta Lleshanaku. Pas botimit në Angli, si dhe një prej kandidaturave më të rëndësishme për çmimin “Griffin” 2019, në Kanada dhe, së fundi, më 2021 në Poloni, kandidate për çmimin Poeti Evropian i lirisë, – poetja Luljeta Lleshanaku ndan për Arteka.al, njoftimin se javët e fundit doli nga shtypi libri me poezi “Qyteti i mollëve”, botuar në gjuhën gjermane nga Hanser Literatureverlage. Në përmbajtjen e tij, ky libër është një përzgjedhje e zgjeruar e poezive të autores në vite dhe poezive të reja, që vijnë me përkthimin e shkrimtares dhe përkthyeses austriake Andrea Grill.

Në prezantimin e librit, botuesi citon “The Guardian”, që i cilëson poezitë e saj “të fuqishme dhe që i rezistojnë kohës”, dhe më tej vazhdon: Luljeta Lleshanaku është një nga zërat më me ndikim në poezinë e re të Evropës Lindore. Në moshë të re ajo përjetoi përmbysjen politike në Shqipëri, atë transformim të papritur të ngjarjeve që e la brezin e saj me një botë pa spiranca dhe pa të ardhme. Edhe kur ajo kthehet në fëmijërinë e saj në qytezë, në kohën e lutjeve të fshehta dhe librave të lexuar fshehurazi; edhe kur ajo reflekton për ndarjen e pakthyeshme mes mendjes dhe trupit në anonimitetin e aeroporteve tranzit, pasi në një kohë shumë të shpejtë “trupi nuk ndjen asnjë nostalgji” – poezitë e Lleshanakut karakterizohen nga një shtysë e pashmangshme dhe melankoli e thellë.”Shtëpia botuese Hanser, e themeluar nga Carl Hanser në vitin 1928, është një nga botuesit më të fuqishëm në Gjermani, që bëri emër fillimisht me botimet klasike të letërsisë gjermane nga Goethe te Fontane, pranë të cilave sot qëndrojnë autorë gjermanë dhe përkthime të reja të suksesshme të letërsisë së huaj nga Melville, Tolstoi dhe Floberi, tek Ivo Andric, Elias Canetti, Orhan Pamuk, Herta Müller, Tomas Tranströmer, Mo Yan, Patrick Modiano, Svetlana Alexievich, Roberto Bolaño, Philip Roth, Milan Kundera, Claudio Magris, Adam Zagajewski, etj.

Libri “Die Stadt der Äpfel” (“Qyteti i mollëve” ne shqip), është botimi i dytë në gjermanisht i poetes Luljeta Lleshanaku, pas vëllimit “Kinder der nature”, botuar nga Edicion Korrespondenzen në Austri, në vitin 2010. Lleshanaku është autore e nëntë librave me poezi botuar në gjuhën shqipe, te cilët janë përkthyer dhe botuar gjërësisht edhe në gjuhët e tjera.

Më përkthimin e fundit, “Qyteti i mollëve”, 2021, është shënuar libri i pesëmbëdhjetë i autores, botuar në gjuhë të tjera, nisur nga: Poemès (Le Printemps des Poètes, France, 2019); Речиси вчера (ArtConnect, Skopje, 2019); Negative Space (New Directions, USA, 2018); Negative Space (Bloodaxe Books, UK, 2018); Les enfants dela morale (Hochroth, France, 2018); Lunes en Siete Días (Olifante, Spanjë, 2017); Pondelok v siedmich dӣoch (Občianske združenie VLNA, Sllovaki, 2017); Ponedjeljak u sedam dana (SKUD Ivan Goran Kovačić, Kroaci, 2015); Hayëire: neë and selected poems (Bloodaxe Books, UK, 2011); Dzieci natury (Stowo/ Obraz Terytoria, Poloni, 2011); Child of nature (Neë Directions, USA, 2010); Kinder der Natur (Edition Korrespondenzen, Austri, 2010); Antipastorale (LietoColle, Itali, 2006); Fresco (New Directions, USA, 2002).

Luljeta Lleshanaku është nga poetet e vetme në Shqipëri që ka kaluar kontinentin me poezi, e renditur ndër pretendentet për çmimin e madh Pen Amerika 2019 me librin “Negative space”, përkthyer nga Ani Gjika, po ashtu renditet krah librave më të mirë në botën anglishfolëse në këtë gjini. Ajo tregon marrëdhënien dëshmuese që ka me kohën, arealin e saj poetik si krijohet konteksti deri në plotësinë e drejtpërdrejtë të një prej zërave angazhues në zbardhjen e krimeve të diktaturës…Lidhur me njohjen jashtë kufinjve, respektivisht me përkthimet në gjuhë të tjera, për Arteka.al, Lleshanaku përgjigjet: “Është me të vërtetë sfidë. Unë e quaj veten më fat, duke pasur parasysh mundësitë e kufizuara të gjuhëve të vogla. Ka qenë një rastësi që libri i im i parë është përkthyer në anglisht dhe është botuar në Shtetet e Bashkuara, gjë që krijoi mundësinë e përkthimit edhe në disa gjuhë të tjera…Pikërisht këtu duhet të synojnë politikat letrare, në mbështetjen e përkthimeve, duke e njohur disavantazhin e gjuhëve të vogla.” Nga botuesit e huaj dhe juritë që kanë përzgjedhur emrin e poetes shqiptare, ka pasur vlerësim kritik domethënës, kur mendojmë se si letërsia shqiptare në tërësi, që negociohet si gjuhë e vogël, dhe e pamundur për të përmbushur cilësinë letrare, po ashtu dhe vendin përfaqësues. Për këtë arsye e shohim me rëndësi të citojmë vlerësimin e jurisë për Lleshanakun kur ndër të tjera veçojmë: “…janë poezi të esencës dhe imagjinatës, që e vendosin poeten shqiptare afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore të Shekullit të 20-të.”

Kur Lleshanaku u përgjodh në shortlistën për çmimin Griffin, si nga kandidaturat më të rëndësishme, ju për përmbledhjen në poezi të Luljeta Lleshanakut: “Negative Space” i Luljeta Lleshanakut sjell një vështrim të rrallë te poezia shqiptare bashkëkohore. Rrjedhshëm e me saktësi të mprehtë edhe Ani Gjika, e cila është edhe vetë poete ka arritur të paraqesë në anglisht jo vetëm poezitë e Negative Space, por edhe atmosferën e ngrysur që zotëron gjatë gjithë librit, një ndjesi e thellë e përkohshme që është pasojë e së jetuarit nën presionin e ashpër politik. Duke hapur portën e traumës,”- theksojnë ata, “ne ballafaqohemi me një zë të butë dhe inteligjent. Me ngjarjet e përshkruara nxjerrin në dritë realitetin e një njeriu të përbashkët duke rikthyer dinjitetin njerëzor. Në një botë të përçarë nga terrori e dhuna poezia e Luljeta Lleshanakut është përherë trazuese, por edhe qetësuese për ne banorët e saj.”

Shtëpia botuese Onufri, në vitin 2020, botoi librin “Poezi të zgjedhura”, që është një përmbledhje e zgjeruar e librave të saj të botuar në një hark kohor 1997-2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Unë “bir i armikut”!
Ta themi këtu… midis nesh!
Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Teatri si maqineri e propagandës politike (I)
Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}