Nga Edison Çeraj

Së pari lipset qartësu se çfarë nënkuptojmë me “politikë”? Kjo është një çështje që është trajtu qysh në lashtësi dhe pothuajse çdo periudhë ka patur qëndrimin përkatës, duke dhanë kështu shumë qasje e përkufizime për rrezen e “politikes”. Kështu që kjo meriton një hulumtim më vete.

Por, le ta nisim me një dallim: artisti mund apo duhet të jetë politik, por jo partiak. Kështu, mes politikes dhe partiakes qëndron një dallim i rëndësishëm.

Për ta thjeshtu edhe ma tepër, mund të themi se politikja përfshin çdo gja që ka të bajë me ecurinë apo drejtimin e një shteti, gja që prek drejtpërdrejtë edhe artistin dhe veprimtarinë e tij, sepse në ecurinë/drejtimin e një shteti ban pjesë edhe kultura, që përbën shpirtin/frymën e një shoqërie. Pra, politikja ka të bajë me tërësinë, me perspektivën e vendit, kombit dhe shoqërisë. Si do që ta mendojmë ne, deshëm apo nuk deshëm politika na prek e na përfshin të gjithëve.

Ndërsa partiakja ka të bajë me ecurinë e një partie apo lëvizjeje. Domethanë, “partiakja” është e pjesshmja, kurse “politikja” është e tërësishmja. (Part, partiality = “pjesë”, “anshmëri”)

Përpara se të jemi ata që kemi zgjedhë të jemi për sa i takon profesionit apo drejtimit që marrim në jetë, më së pari jemi njerëz, dhe për të qenë të tillë, apo për t’u përmbushë si të tillë, në një mënyrë apo në një tjetër na duhet me u marrë (por, pa ba marre) herë pas here edhe me “politiken” në kuptimin e gjerë që u mundum me i dhanë ma sipër.

Kështu edhe rasti i artistit, meqë politika ndërhyn edhe te arti, dhe kjo ndërhyrje mund të jetë ose për mirë, ose për keq.Kjo ndërhyrje mund të jetë edhe e llojit “realizëm socialist” dhe çdo lloj përdorimi që i bahet artistit dhe artistikes; por, mund të jetë edhe e llojit, për shembull, anglez apo gjerman, ku politika nuk e përdor artistin, por e mbështet duke mos iu imponu se çfarë duhet të bajë e çfarë jo, sepse çdo përdorim është keqpërdorim në këtë rast.

Nuk e di se sa e vërtetë është, por thuhet se në kohën e Luftës së Dytë, kur po ndahej buxheti i shtetit, Churchill-i këmbënguli që ministrisë së kulturës t’i jepej një buxhet shumë ma i madh se ministrisë së mbrojtjes, ndërkohë që ishte kohë lufte! Kur e pyetën për këtë qëndrim të çuditshëm, ai tha: “Pse, për ça po e bajmë luftën ne përvçse për kulturën!”

Parullat e tipit “nuk ka ça të duhet ty politika” apo “mos e politizo”, që i drejtohen edhe artistëve, mund të ishin të vlefshme nëse do të ishin “nuk ça të duhet ty partia” dhe“mos e partiakizo”.

Imagjino pak t’i thuash, fjala vjen, një francezi, “mos u merr me politikë” kur ai mban qëndrim kundër një padrejtësie të caktuar! Heshtja përballë një padrejtësieshënon (edhe) miratimin e saj.

Siç thuhet me të drejtë, padrejtësia ndaj dikujt, kudo qoftë, është padrejtësi ndaj njeriut si të tillë, ndaj të gjithëve.

Me mbajtë qëndrim karshi një të keqeje, kuptohet pa ra në banalitet e fyerje, mbi të gjitha është pjesë kyç e të qenurit i përgjegjshëm.

Një vend do të bahet atëherë kur t’ndiejmë dhimbje e shpresë për fatin e tij.

Annette Lemieux’s Left Right Left Right (1995), turned upside down at the Whitney Museum after the election. Courtesy of the artist and the Whitney Museum of American Art, New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
Komunizmi si fe e njeriut të ri
Musineja në Arkivë!
Shkatërrimi i Teatrit dhe degjenerimi i qytetit
Nga skena e teatrit më thonë të thyej qafën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}