nga Etnor Canaj*

Meqenëse kemi një insistim të fortë (gati në skajet e dëshpërimit) prej serbëve, të cilët e lidhin ekzistencën e tyre, si atë etnike ashtu edhe atë shpirtërore, pikërisht me territorin e Kosovës dhe në veçanti me ato të objekteve të kultit të cilat ndodhen kryesisht në Pejë, le të hedhim një vështrim dokumentave çfarë na sjellin.

Në veprën vëllimore me titull ” Hierarchia eçlesiastica orientalis. Series episcoporum eçlesiarum christianarum orientalium: Supplementum” e cila ka si kurator G. Fedalto, në faqen 586 ndeshim si vijon:

PEJA – -Kisha bizante

Seli mitropolitë e Serbisë, në vitin 1346 mitropoliti Ioannicio konsakrohet patriark per mbretërine e Serbise nga patriarku bullgar i Ternovës dhe nga kryepeshkopi greko-bullgar i Ohrit; njihet nga patriarku i Kostandinopojës ne vitin 1375, patriarkati shtypet ne vitin 1459 nga Mehmeti II dhe aneksohet në kryepeshkopatën greko-bullgare të Ohrit; rimëkëmbet në vitin 1577 dhe shtypet serish në vitin 1766, mbasi kishte patur si vendbanim qytetin e Karlovicës prej perandores Maria Tereza. Bashkimi i vendeve serbe në vitin 1918 solli bahkimin e autonomive kishtare të Serbisë, Karlovtci, Bosnjë-Hercegovinës, Malit te Zi dhe Dalmacisë dhe në vitin 1920 restaurohet patriarkati, ku në krye mbart titullin “kryepeshkopata e Pejës, metropolit i Beogradit dhe Karlovtcit, patriarku serb”. Në vitin 1931 ishin 22 numrat e dioqezave sufragane, prej të cilave 4 metropolite. Aktualisht patriarku banon në Beograd.”

Po të analizojmë çka sjell ky informacion do na lindnin shume pyetje që, ajme, pretenduesit territorial të Beogradit (qofshin ata politik si dhe ata shpirteror-fetar) do u duhej të na përgjigjeshin:

1) Përpara vitit 1346 objektet e kultit aty cilës kishe i përkisnin dhe prej nga vareshin?

2) Emri i metropolitit si dhe patriarkut të parë, po në këtë vit, pra 1346, i cili quhej Ioannicio si ka mundësi që i përkiste kishës së Kostandinopojës dhe jo asaj Serbe?

3) Sipas këtij dokumenti, kisha Serbe del të jetë krijuar prej patriarkut bullgar si dhe kryepeshkopatës greko-bullgare të Ohrit. Për cilën arsye pretendoni atëherë që në këtë territor ka zanafillën Serbia dhe serbët, pasi sipas kësaj llogjike i bie që t’ju kenë krijuar të tjerët?!

4) Përse nuk i mëshoni faktit që i vetmi patriark me origjinë serbe (apo sllave) ishte ai i vitit 1831 i quajtur Meletius Pavlovitch dhe gjithë të tjeret perpara tij ishin të gjithë bizantinë dhe ku nuk mungoi aspak edhe ndonje emër latin (Maximus)?

Nëse shohim emrat e gjithë patriarkeve të tjere duke nisur që prej Thedorus dhe duke përfunduar në vitin 1831, e pra, nuk del asnjë me emer sllav apo serb!

*E. Canaj: Doktorature ne “Beni Culturali” kryer ne Universitetin e Bologna dhe ka mbaruar studimet po prane ketij universiteti ne “Beni archeologici, artistici e del paesaggio: storia, tutela e valorizzazione”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

MBI “LIRINË SHKENCORE” NËN DIKTATURË
VITE APO VJET?
Një nuse demokratike për mbretërinë shqiptare
Kafe-ja Pezull – O cafè suspiso
“Permanencat e historisë”/ Teza befasuese e historianit rumun: Pse Shqipëria është shumë pak “ballkanike”?!
Galaktika spirale mes Rosse dhe Van Gogh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}