Papunësia mes të diplomuarve ra gjatë vitit të kaluar, por ngelet në nivele më të larta se papunësia mesatare në ekonomi. Sipas Institutit të Statistikave, ky tregues zbriti në 12.3%, nga 14% që kishte qenë një vit më parë. Megjithatë, ajo ngelet ende rezultoi më e lartë se papunësia mesatare prej 11.5%.

Shkalla e papunësisë mes të diplomuarve është ndjeshëm më e lartë edhe në raport me individët që kanë arsim tetë apo nëntëvjeçar. Kjo natyrisht lidhet edhe me faktin që mes të diplomuarve pjesëmarrja në tregun e punës është më e lartë.

Burimi: Instat

Sidoqoftë, shifrat dëshmojnë se masivizimi i arsimit të lartë ka sjellë në vitet e fundit një shkallë relativisht të lartë papunësie mes të diplomuarve. Përballaj me tregun e punës është më e vështirë për të sapodiplomuarit deri në moshën 24 vjeç, ku shkalla e papunësisë është pothuajse 35%.

Duke iu referuar shifrave të Instat, Shqipëria ka zyrtarisht rreth 37 mijë të diplomuar të papunë. Kjo shifër përbën më shumë se 22% të numrit total të të papunëve në ekonomi.

Nga viti 2005 e në vazhdim, shkollat private krijuan një akses të gjerë në arsimin e lartë për të rinjtë, pa kritere pranimi dhe shpeshherë edhe me tarifa shumë të ulëta. Sipas ekspertëve, kjo rriti ofertën e të diplomuarve përtej kërkesave të tregut, sidomos në profesionet e lidhura me ekonominë, drejtësinë dhe shkencat shoqërore.

Vetëm në vitin 2018, në Shqipëri u diplomuan mbi 34 mijë individë në arsimin e lartë, nga të cilët pothuajse 60% në nivel bachelor. Por, për profesione të tjera, sidomos të lidhura me mjekësinë dhe shkencat informatike, oferta duket e pamjaftueshme për plotësuar kërkesën e tregut të punës, sidomos për shkak të rritjes së emigrimit mes profesionistëve të rinj gjatë viteve të fundit.

Këto tendenca tregojnë se një pjesë e mirë e papunësisë në Shqipëri është e natyrës strukturore, e lidhur me mospërputhjen mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës.

Gjithashtu, ekspertët dhe sipërmarrja prej vitesh shprehen se tregu ka më shumë nevojë për prurje me arsim profesional, por, po të shohim shifrat balanca vazhdon të anojë dukshëm në favor të arsimit të lartë.

Në periudhën 2013-2017, në shkollat shqiptare janë formuar mesatarisht rreth 4,300 nxënës me arsim profesional çdo vit, ndërsa numri mesatar i të diplomuarve për të njëjtën periudhë ka qenë rreth 33 mijë.

Burimi: Instat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historia e arsimit shqiptar është një kalvar vuajtjesh dhe sfidash pafund
Maria Montessori, mësuesja që bëri reformë në mësimdhënie
Kaloni kohë me fëmijët, mos prisni që koha të kalojë
Dita e parë e shkollës, po fëmijët e emigrantëve?
Shqipëria dhe Kosova me platformë të përbashkët digjitale të arsimit
Letër nxënësve dhe studentëve për sa po nis…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}