“Ju më privuat plotësisht, më mohuat, më zhdukët për së gjalli si letrar. Nuk e tradhëtoj kurrë këtë popull dhe atdheun, edhe pse emigroj larg”, thuhej në letrën e Bilal Xhaferrit, të lënë në postën greke të policisë kufitare, ku u dorëzua pas arratisjes nga Shqipëria, në vitin 1969. Xhaferri u vu në pëpunim 2/B në dhjetor të vitit 1963. Në prill të vitit 1964 kaloi në përpunim 2/A, për t’u survejuar për 23 vjet me radhë, në vend dhe jashtë tij, në SHBA, ku u vendos pas arratisjes në Greqi, në vitin 1969. U mor në përpunim aktiv si i dyshimtë për veprimtari të organizuar armiqësore. Po kështu u hetua dhe u përndoq rrethi tij miqësor.

“Ju më privuat plotësisht, më mohuat, më zhdukët për së gjalli si letrar. Nuk e tradhëtoj kurrë këtë popull dhe atdheun, edhe pse emigroj larg”, thuhej në letrën e Bilal Xhaferrit, të lënë në postën greke të policisë kufitare, ku u dorëzua pas arratisjes nga Shqipëria, në vitin 1969.

Xhaferri u vu në pëpunim 2/B në dhjetor të vitit 1963. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, 1944-1991, ka publikuar fashikullin e shkrimtari Bilal Xhaferri duke kujtuar se është deklasifikuar nga AIDSSH më 22.11.2018.

Në prill të vitit 1964 kaloi në përpunim 2/A, për t’u survejuar për 23 vjet me radhë, në vend dhe jashtë tij, në SHBA, ku u vendos pas arratisjes në Greqi, në vitin 1969.

U mor në përpunim aktiv si i dyshimtë për veprimtari të organizuar armiqësore. Po kështu u hetua dhe u përndoq rrethi tij miqësor.

Babai tij Xhaferi (në kujtim të së cilit ai mban mbiemrin) u pushkatua nga partizanët, se ishte me Ballin Kombëtar. Sipas raporteve, Xhaferr Hoxha, u konsiderua si “shtresë e pasur fshatare, se kishte tokë e blektori” dhe se “ka luftuar me armë në dorë kundër partizanëve”. I mbetur jetim, Bilalin e rriti gjyshi, në Markat të Sarandës. Të dhënat e raportuara tregojnë se Bilali u detyrua të bëjë punë të rënda, por lexonte shumë dhe merrte pjesë në Lidhjen e Shkrimtarëve në qytetin e të tij.

Për shkak të biografisë u vu në përpunim 2/B. U survejua ngado, edhe në Rrëshen, ku u njoh me Musine Kokalarin, e internuar.

“Do t’i bëhet kontroll postar për të parë karakterin e tij me elementin armik, si Musine Kokalari… e të tjerë të internuar në Rrëshen, me të cilët objekti ka pasur lidhje të ngushta para se të vinte ushtar,” thuhej në planin e masave agjenturalo–operative.

Në një letër që i shkruante mikut të tij, Xhaferri shprehte vlerësimet për Musine Kokalarin. Në raportet e survejimit thuhej se “Musine Kokalari vepron si konsulente letrare, duket se marrëdhënia mes tyre është normale dhe Bilali kërkon mendimin e saj për gjërat që shkruan. Marrëdhëniet janë të kufizuara, pasi Musineja rri e izoluar”.

Deri dy ditë para se të arratisej, shkrimtari Bilal Xhaferri punoi në sektorin e fermës “8 Nandori” Sukth, punëtor në Brigadën e Vreshtave, ku u transferua pas debatit të hapur në Lidhjen e Shkrimtarëve.

Në postën greke të policisë kufitare ku u dorëzua, ai la një letër ku deklarohej “se nuk ishte fajtor dhe se e deshte atdheun e tij”.

Përndjekja e Bilal Xhaferrit vijoi edhe gjatë qëndrimit të tij në SHBA. Në dosje ka elementë të shumtë që hedhin dritë në dinamikat e jetës së tij në atdhe, ku u dënua nga sistemi dhe u survejua, po ashtu jashtë tij, ku u ndoq deri kur mbylli sytë në vitin 1986. Dosja u arkivua më 10.04.1987, me vlerë studimi. Fashikulli 2/A nr. 98 është deklasifikuar nga AIDSSH më 22.11.2018.

Jeta

Xhaferri ka lindur më 1935 në fshatin Ninat afër Konispolit, i biri i Xhaferr Hoxhës. Babai i tij ishte pushkatuar si antikomunist më 1945.U rrit bashkë me të motrën në internim ku kreu shkollimin.Bëri një shkollë njëvjeçare si gjeometër.

Më 1967 i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, i cili përmban edhe poezi prokomuniste, por nuk u vu kurrë në qarkullim.Po atë vit konkuroi me romanin “Krastakraus” në konkursin letrar të mbajtur me rasin e 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut, por nuk fitoi. Ky roman do të botohej në vitin 1993. Xhaferri në veprën e tij nuk shfaqi kurrë mendime “dekadente” ose disidente. Më 1968, ai u shpreh në Lidhjen e Shkrimtarëve kundër romanit Dasma të Kadaresë, duke e akuzuar Kadarenë për revizionizëm ndaj doktrinës komuniste, një akuzë kjo shumë e rëndë gjatë regjimit komunist që mund ta kishte dëmtuar shumë Kadarenë. Po për këtë ai u qortua rëndë nga Fadil Paçrami. Autoritetet komuniste nuk mund të lejonin që një person me “njolla në biografi”, t’u shkaktonte turbullira, sado që mund të ishte komunist i zjarrtë. Iu hoq e drejta e botimit dhe u internua. Pas një mbledhjeje të Lidhjes së Shkrimtarëve me në krye Rita Markon, u kritikua bindshëm dhe u përjashtua. Më 30 gusht 1969 u arratis nga Shqipëria për në Greqi. Më 1970, shkoi në SHBA, në Boston ku deri më 1972 punoi në gazetën “Dielli”. Më 1974 u vendos në Çikago ku themeloi revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame të cilën e drejtoi, botoi dhe redaktoi për 39 numra në dy gjuhë, shqip e anglisht. Në vitin 1986 vdes në Çikago

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Teatri si maqineri e propagandës politike (I)
Magazina e “Nëntorit”
Rrëfimi i jetës/ Mirush Kabashi: Si u bëra “artist i merituar” në diktaturë
Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit
Hebrenjtë nuk u shpëtuan në Kosovë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}