Ne korrik të 2010, në Fetivalin e Teatrit në Butrint, regjisori bullgar Aleksandër Morfov befasoi me krijimtari origjinale duke sjellë në skenën antike veprën e Shekspirit “Ëndrrën e një nate vere”. Në bisedën e mëposhtme me Morfov është jo vetëm raport moderatori, i dramaturgut shqiptar, Stefan Çapalikut, prej vitesh në këtë festival, por më tepër një afri estetike në pikat tona më të dobëta për ta kuptuar teatrin nga një gjuhë tjetër, në raport kjo edhe në paraqitjen publike, ku rrahin dilemat më të mëdha se si perceptohet dhe reflekton teatri.  

Përgatiti: Violeta Murati

Pse shpirti flet me Zotin për gratë, për vajin e ullirit, rakinë, diellin… këto përshtypje për jetën, regjisorin bullgar Aleksandër Morfov e kanë kthyer prapë te Shekspiri. Nëse në kohën elisabetiane antikitetit mjaftonte t’i vishej një kostum për ta bërë bashkëkohor, më të paimagjinueshmen ka bërë Morfov me “Ëndrrën e një nate vere” të Shekspirit, ka futur në tekstin e tij një personazh: Piter Pan. Ky është regjisori. Morfov tregon një psikologji intime, se vetëm para katër viteve, kur është vizituar tek një psikolog, i kanë dhënë diagnozën: Ke sindromën e Piter Pan. Arsyeja pse mori këtë vepër të Shekspirit, bashkë me ndriçimin, fantazinë që e shpëtojnë dhe nga filozofia. Prej 2005-s, Aleksandër Morfov përfaqësohet me teatrin e Shën Petërburgut, “Vera Komissarzhevskaya” (i njohur edhe si Teatri Akademik Dramatik, një emër i vënë në nder të aktores së madhe (Vera Fiodorovna Komissarzhevskaya). Ky teatër është themeluar në kohën e rrethimit të qytetit të Leningradit përgjatë Luftës së Madhe Patriotike. Nga herë të tjera, Morfov ka dalë para publikut në Butrint, për ta përgatitur se nuk do të kishte titrim. Është krijuar dhe një atmosferë perceptive në konferencën për shtyp se si ky regjisor ndërton marrëdhëniet me spektatorin duke u shprehur: “Në procesin e provave çfarë më ushqente, ishte vetëm që të dëgjoja tekstin e Shekspirit. Kur aktorët interpretojnë, atëherë krijojnë një kënaqësi të madhe. Këtë, mbrëmë e kuptova, për një publik, i cili nuk e kupton gjuhën. Kam tradhtuar principin kryesor, që shfaqja e mirë është edhe pa përkthimin e tekstit”. Ishte një test që e ka treguar një ditë më pas në konferencën për shtyp, ku donte të dallonte nëse një teatër i mirë, sa varet nga interpretimi i aktorit, duke e cilësuar këtë të fundit si bashkautor të rëndësishëm për regjinë. Morfov është nga ata regjisorë që e sfidojnë tekstet e mëdha dhe sfidon me krijimtari origjinale. Për fantazinë dhe lirinë e tij, se si i sheh veprat është kritikuar, por dhe njëkohësisht ka marrë çmimin e teatrit të ri. Në Butrint është e treta herë që vjen dhe e ka konsideruar si një marrëdhënie dashurie, siç perceptohet nga adoleshentët, e paharruar dhe i papërsëritshëm, por dhe si një vend unik dhe ideal ku mund të bëhet teatër. “Atmosfera e Butrintit më bëri ta dashuroja, mund të numërohem si propaganduesi më i madh për këtë vend, se këtu është një vend unik për teatrin. Si nga ekipi i festivalit, por më e rëndësishme që më detyron të rikthehem këtu, është se e konsideroj vendin më të mrekullueshëm për të bërë teatër. Është i vetmi vend në botë që mund të dëgjosh zërat e artistëve dhe shpirtin e Zotit”, – ka qenë fjala e Morfovit në ceremoninë e hapjes së festivalit, pasi organizatorët e kanë shpallur president të këtij eventi.

Historia fillon në teatrin e Athinës, ku artistët hyjnë në skenë në mënyrë të paligjshme dhe pas disa ditësh lidhjet e dashurisë shpërthejnë. Regjisori ka zgjedhur një tragjedi ku brenda saj ndodhin intrigat dhe bota shekspiriane. Kjo shfaqje flet për magjinë e dashurisë, e cila paraqitet në imazhe të ndryshme: nga një pasion i pakontrollueshëm që ka një fuqi magjike për të tërhequr meshkujt dhe femrat. Kjo shfaqje prek pasionin më të bukur dhe më absurd; një pasion për teatrin, i cili shfaqet si e vetmja ëndërr e mundshme, për të larguar të vetmen ndjenjë, për të cilën njeriu nuk mund të shtiret.

Morfov, me pervojën edhe në teatrin rus, ka treguar se procesi i tij krijues nis nga rrafshi zero dhe se vetëm kur aktorët arrijnë të bëhen bashkautorë me regjisorin atëherë realizohet krijimtaria e pastër në teatër, duke besuar tek e vërteta e saj.

Sensibilizimit për jetën e veshtire të festivalit e Butrintit, Morfov është shprehur se: “Evetmja gjë që dua të theksoj, është se ky festival do të jetë gjatë, sepse unë e njoh edhe situatën e vështirë dhe absurde në të cilën ndodheni. Kështu ndodhemi dhe ne në Bullgari, dhe për të ardhur keq, por dhe në Rusi. Veçanërisht me këto vende të vogla ose në kufij të perëndimit dhe lindjes, për fat të keq nuk kemi drejtues mjaftueshëm të mençur, të cilët vetëm në momente krizash mund të kapen pas kulturës dhe artit. Edhe kjo prek pikën më të dobët, buxhetin. Është shumë e dhimbshme, sepse ushqimi i një populli, nacionaliteti fillon vetëm e vetëm nga kultura. Nuk e di a ju kujtohet në vitet më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania pasi humbet çdo gjë, dhe gjithë industrinë e prodhimit, e rrit dhjetëfish buxhetin e kulturës dhe kuptohet se një popull i tillë lindi gjeni si Gëte dhe një monstër si Hitleri…”

Në bisedën e mëposhtme, është jo vetëm raport moderatori, i dramaturgut shqiptar, Stefan Çapalikut, prej vitesh në këtë festival, por më tepër një afri estetike në pikat tona më të dobëta për ta kuptuar teatrin nga një gjuhë tjetër, në raport kjo edhe në paraqitjen publike, ku rrahin dilemat më të mëdha se si perceptohet dhe reflekton teatri.  

Stefan Çapaliku: Pse iu rikthyet Shekspirit?

Aleksandër Morfov: Dua të them qysh në fillim, pse Butrinti? Butrinti është si një dashuri e adoleshencës. Dashurohesh me shikimin e parë. E mira është që kjo dashuri e parë po vazhdon për një kohë të gjatë. Në të vërtetë unë edhe po përsëritem, por më të vërtetë dua të ritheksoj se ky vend është vendi më ideal për të luajtur teatër. Tani, përse Shekspiri? Këtu është ajri, dielli, gratë, teatri, rakia, vaji i ullirit, shumë gjëra të cilat japin përshtypjet tona për jetën. Edhe e bëjnë të papërsëritshëm. Gjatë gjithë jetës sime dhe në kohën kur unë merresha me angazhim të madh dramaturgjik, kisha një dëshirë të madhe që të kishte hapësirë, dritë, shpresë dhe dashuri. Kisha dëshirë që të dëgjoja tekstin e Shekspirit edhe sikur të mos bëhej shfaqje. Këto janë privilegjet e regjisorit.

Stefan Çapaliku: Në performancat tuaja vihet re një liri shumë e madhe regjisoriale. Duket sikur ju po ndërtoni një teatër tuajin. Është një shfaqje shumë personale në pikëpamje të autoritetit të regjisorit. A është kjo e vërtetë apo vetëm një përshtypje?

 Aleksandër Morfov: Është e vërtetë, sepse kjo është e vetmja rrugë për teatrin. Në llogaritë e fundit, teatri për mua është vetëprezantim. Unë nuk kam ndonjë mendim që të jem pedagog, filozof që të formoj mendimin e shoqërisë. E vetmja gjë që unë posedoj, është që të kuptoj botën dhe mënyrën se si unë ta ritransmetoj, kështu që edukimi im nuk ka pasur nevojë për të bërë manovrime jashtë sistemit. Ka pasur edhe raste kur kam pasur edhe kritika për trajtimin liberal të Shekspirit, unë nuk kam ndërmend të tërhiqem nga kjo mënyrë e lirë e interpretimit.

Stefan Çapaliku: Ne kemi parë produksionet tuaja në Festivalin e Butrintit, kanë qenë të gjitha produksione bullgare. Tashmë po vini me një eksperiencë ruse. A ekziston një diferencë mes eksperiencës suaj me teatrin bullgar dhe asaj ruse?

Aleksandër Morfov: Ndryshim ka pa dyshim, sepse këto janë mentalitete krejtësisht të ndryshme. Unë përpiqem ta thyej edhe ta eliminoj. Është vështirësi e jashtëzakonshme të thyesh kanone dhe të kalosh në ndjenjat individuale. Paradoksi qëndron në atë që ata njerëz që kalojnë në këtë eksperiencë, mund ta bëjnë vetëm ata që janë personalitete të forta, të fuqishme. Kështu edhe me kolektivin bullgar dhe me atë rus, kam pasur vështirësi të mëdha për t’i pastruar deri në zero dhe pastaj për t’i rindërtuar. Dhe nga zeroja, nga niveli i detit të fillosh të rikrijosh. Procesi, që i çon drejt zeros, është i ndryshëm për të dy trupat. Shfaqjen e parë të cilën e bëja në vitin 1998-1999, një javë përpara premierës, kisha mbledhur bagazhet dhe bëhesha gati të ikja, po flas për Petërburgun. Gjysma e artistëve të asaj kohe marrin pjesë edhe në këtë shfaqje. Ata më thoshin: Sasha ne të duam shumë, por nuk po të kuptojmë çfarë kërkon prej nesh? Duhej të kalonte një premierë, të rioganizohej gjithë kjo energji dhe vetëm pas kësaj shfaqjeje, kuptuan cili ishte pikësynimi im dhe cili ishte synimi i kësaj gjëje që ne bëmë. Kjo në fakt është shumë e thjeshtë. Duhej të jesh krijues, të jesh bashkautor. Për mua artisti nuk është interpretues. Ai nuk ka qenë kurrë marionetë. Artisti është bashkëkrijues, partneri im me të cilin bëjmë shfaqjen. Dhe jo vetëm që bëjmë këtë shfaqje, ai është bashkëpunëtori im, me të cilin ne duam të njoftojmë diçka përpara botës. Kur e kuptuan këtë gjë, atëherë kam 5-6 premiera me këtë kolektiv.

V. M: Shekspir dhe politikë!? Ju jeni regjisor që kërkoni dëshminë, çfarë mendoni se do të mbajë mend koha?

Aleksandër Morfov: Pak absurde më tingëllon që të jesh bashkëkohor dhe të sjellësh klasiken. Por, kemi parasysh faktin interesant se në kohën elisabetiane të gjithë veprat antike janë luajtur me kostume bashkëkohore, se të jesh bashkëkohor brenda në pjesën e Shekspirit, në vetë tekstin e tij, duhet të dëgjosh vetëm zërin e shpirtit.

Për mua ka dy drejtime, pavarësisht nga rezultati, nëse thua se kjo që shikojnë, a është vërtet e ndershme apo e gënjeshtër!? Unë pranoj vetëm këtë lloj arti. Pra, artin e vërtetë, ndërsa është tjetër, që sado të jesh me talent, të punuar hollë, arti i vërtetë – për mua – është ai që është pjesë e shpirtit tënd.

V. M: Dy vjet më parë sollët në Butrint një Don Zhuan ekzistencial, kurse mbrëmë na dhatë një personazh me emrin Piter Pan. Nuk bëhet fjalë për një kostum bashkëkohor, por keni futur një personazh bashkëkohor brenda Shekspirit, një sindromë psikologjike, pse është e vështirë rritja?

Aleksandër Morfov: Po, në psikologji ka një sindromë që quhet Piter Pan, për njerëz të plakur të cilët nuk dëshirojnë të rriten. Unë e mora vesh para katër vjetëve, kur në një vizitë më thanë për këtë sindromë. Unë u gëzova shumë. Shikimi fëminor ndaj jetës fillon e bëhet i dobët përballë ashpërsisë së saj. Por megjithatë, ndriçimet dhe shkëlqimet janë aq të bukura dhe atëherë filozofia kalon në plan të dytë.

V.M: Por, sipas psikologëve, sindroma e Piter Panit është edhe mungesë e marrjes së përgjegjësisë. Ju i shmangeni politikës sa herë bie fjala? A duhet të marrë përgjegjësi artisti sot?

Aleksandër Morfov: Nuk e di a duhet të marrë, por unë kam pozicionet e mia në jetë. Kur duhet, jam shumë aktiv që t’i mbroj pozicionet. Por, nuk do të kaloj kurrë në anën e politikanëve luftëtarë, nuk besoj që në këtë moment të ndryshoj diçka dhe parapëlqej që të ruaj energjinë për teatër.

V.M: Disa aktorë, në konferencën për shtyp, pasi ju mbushën me lëvdata, kërkuan që të vini një shfaqje me trupë aktorësh shqiptarë. Ne kemi 20 vite tranzicion dhe mund të imagjinoni teatrin. Kur drejtoni një trupë të re aktorësh thatë se procesi juaj krijues nga pastrimi, kalimi në zero për të zënë vend krijimtaria juaj. Ta supozojmë se e morët përsipër një trupë teatri nga Shqipëria, kanë klishe të forta socrealiste dhe mentalitet akoma shtetëror, aktorët paguhen nga shteti! Mediat, ndryshe nga kritika e artit, shpesh provokon, bëhet dhe konfliktuale. E ndiejmë që është mur i fortë i mentalitetit komunist. Në këtë atmosferë të aktorëve, çfarë do të kërkoni së pari, nëse vini një Shekspir apo Çehov?

Aleksandër Morfov: Po përgjigjem po. Tani nuk mund të them fjalën e fundit, sepse të njihem me kolektivin duhet të njihem me teatrin. Për të ardhur këtu së pari duhet ta filloj ta ndiej. Para pak kohësh isha në Rumani, në Teatrin Kombëtar Rumun, më pëlqeu shumë atmosfera, marrëdhëniet brenda në teatër, dhe m’u duk shumë interesante atmosfera dhe vendosa të shkoja. Nuk është një proces mekanik për mua, që më merr dikush në telefon, më thotë për pagën p.sh. 50 mijë euro dhe të pranoj.

V. M.: Një pyetje të fundit, por të rëndësishme. Si është shkëputur teatri juaj nga komunizmi?

Aleksandër Morfov: Lidhjet e mia me komunizmin kanë qenë shumë konfliktuale dhe gjithmonë kanë qenë kështu. Edhe unë kam një imunitet të fuqishëm kundër tyre dhe nuk më tremb ky lloj mentaliteti

 Korrik 2010 (gazeta standard)

Box

Teatri Shtetëror Rus, nga Lufta e Madhe

Teatri Shtetëror “Vera Komissarzhevskaya” (i njohur edhe si Teatri Akademik Dramatik, një emër i vënë në nder të aktores së madhe (Vera Fiodorovna Komissarzhevskaya). Ky teatër është themeluar në kohën e rrethimit të qytetit të Leningradit përgjatë Luftës së Madhe Patriotike. E megjithatë, historia e teatrit ka një fillesë të hershme. Ai është themeluar si një teatër privat në vitin 1904 nga një aktore brilante ruse e njohur me emrin Vera Komissarzhevskaya, kontributi i së cilës në Teatrin Dramatik Rus ka qenë tepër i vlerësuar nga gjenerata e re teatrale. Për këtë arsye, teatri i qytetit të ri që u hap në 18 tetor të vitit 1942, i cili vazhdoi të punonte edhe gjatë viteve të luftës, mori emrin “Vera Komissarzhevskaya” në vitin 1959.

Teatri Shtetëror “Vera Komissarzhevskaya” është skena ku epoka teatrale dhe evente të ndryshme harmonizohen me njëra-tjetrën dhe memoria e aktorëve e të regjisorëve të së shkuarës pasurohet me shumë dashuri dhe krenari.

Në 1966, Ruben Agamirzian ishte drejtori artistik dhe teatri “Vera Komissarzhevskaya” mori famën e tij nga politika inovative dhe ajo e artit unik. Agamirzian krijoi trupin integrues teatror me një zemër të apasionuar, me një shpirt të pastër dhe shumë të etur për kreativitet.

Që në vitin 1992, Teatri Shtetëror “Vera Komissarzhevskaya” ka qenë i menaxhuar nga drejtori artistik Victor Novikov. Kompania bashkon artistë të nderuar, si edhe ata fillestarë dhe përfaqëson aktorë të moshave të ndryshme dhe të karaktereve të ndryshme teatrale.

Repertori i larmishëm i teatrit përfaqëson një numër të madh produksionesh të gjinive të ndryshme. Ky teatër ka një politikë të hapur artistike, duke ftuar regjisorë me pikëpamje të ndryshme krijuese dhe të huaj në të njëjtën kohë. Repertori përfshin edhe 4 prodhime të drejtuara nga regjisori bullgar Alexandar Morfov. Tre prej tyre janë; “Shtrëngata”, “Don Zhuani” dhe “Ëndrra e një nate vere”, të cilat janë vlerësuar me çmime prestigjioze të ndryshme. Në këtë mënyrë teatri “Vera Komissarzhevskaya” po përfshihet çdo ditë edhe më shumë në procesin ndërkombëtar teatral.

Që prej vitit 2004 ka qenë një anëtar aktiv i NETA (New European Theatre Action – Ndërveprimi i Ri Evropian Teatror) – organizata ndërkombëtare që punon për integrimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të shoqërive teatrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Homazh/ Ali Oseku: Sa mirë që është shpikur një gjë e bukur, kaq madhore sa fryma!
Ta themi këtu… midis nesh!
Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Teatri si maqineri e propagandës politike (I)
Rrëfimi i jetës/ Mirush Kabashi: Si u bëra “artist i merituar” në diktaturë
“Nëna dhe djali” i Jan Fosse: Të mos humbësh kohën me modesti të rreme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}