nga Violeta Murati

U vlerësua se ishte nga të paktat skulpturë me prestigj në një hapësirë publike në qendër të Tiranës, që vinte nga një emër i madh dhe e dukshme për të gjithë publikun. “Guri i jetës – katër stinët” e Ibrahim Kodrës vepër amanet, e lënë në të gjallë të artistit për Shqipërinë, u vendos në sheshin e rehabilituar nga partia në pushtet, në vitin 2015. U inagurua politikisht, ku fjalët u thanë nga politikanë dhe drejtues të emëruar nga politika në krye të institucioneve të kulturës

U vlerësua se ishte nga të paktat skulpturë me prestigj në një hapësirë publike në qendër të Tiranës, që vinte nga një emër i madh dhe e dukshme për të gjithë publikun. “Guri i jetës – katër stinët” e Ibrahim Kodrës vepër amanet, e lënë në të gjallë të artistit për Shqipërinë, u vendos në sheshin e rehabilituar nga partia në pushtet, në vitin 2015. U inagurua politikisht, ku fjalët u thanë nga politikanë dhe drejtues të emëruar nga politika në krye të institucioneve të kulturës.

Për ta kuptuar pse i mëshoj aq shumë këtij fakti, pra se ishte një inagurim zyrtar nga politika, do na duhet të bëjmë pyetjen e madhe, e pothuaj të harruar: Sa kohë, dhe pse nuk është më në vendin e saj skulptura e falur nga Ibrahim Kodra – Guri i Jetës?! Këtë fakt, na e kujtoi vëmendja e Forumit për Mbrotjen e Trashëgimisë, e cila ka publikuar disa foto, duke denocuar njëkohësisht se skulptura e artistit, në vitin 2015 pati një vend dinjitoz në hapësirën publike në qendër të Tiranës. Dhe sot ajo nuk ndodhet më aty, por në oborrin e TV Klan, në një hapësirë private.

Kush e thërret kujtesën nuk kemi më të njëjtin shesh, me bar e pemë. As qendra s’është më ajo që na sjellin në imazhe fotot e kohë për këtë skulpturë. As sheshi nuk qëndron mbi jeshillëk. Nga përpara Bankës Qëndore, e cep më cep metrave “kësula” me pllaka që ka zëvendësuar ish-sheshin (pothuaj historik) jo vetëm që ka humbur çdo gjurmë me bar, por dhe ato pak hapësira janë zëvendësuar me bimësi të egër.

E bëjmë këtë përshkrim për t’i dhënë të drejtë politikës sot, që të na shpjegojë pse nuk qëndron më skulptura – Guri i Jetës – aty ku ishte?!

Artisti Ibrahim Kodra e ka punuar atë në vitin 2002, duke ruajtur të njëjtin titull Guri i Jetës – katër stinët. Vite më parë Kodra ia pat dhuruar këtë skulpturë qytetit të Tiranës.

Në ceremoninë e vendosjes së kësaj vepre ishte i pranishëm kryetari i atëhershëm i bashkisë, Lulzim Basha, përfaqësues të fondacionit Ibrahim Kodra, artistë dhe personalitete të qytetit.

“Unë u jam shumë mirënjohës të gjithëve atyre që kontribuan që veprën që i takonte kryeqendrës së shqiptarëve, kryeqytetit të Shqipërisë, sot e kemi këtu në sheshin “Skënderbej”, mu përballë ndërtesës së vjetër të Parlamentit dhe që rrezaton me bukurinë e saj mistike por me mesazhet e forta të artit të Kodrës  e gatshme për tu vizituar, siç kanë filluar ta vizitojnë edhe në ditët që i paraprinin inaugurimit të sotëm zyrtar dhe një pjesë e krenarisë sonë për një artist të madh  e të dashur për artdashësit botërorë që e njohin me emër e mbiemër, që njohin e lakmojnë artin e tij dhe që sot e tutje do të kenë mundësinë që këtu në Tiranë të kenë edhe një pikë tjetër reference, artin e  Ibrahim Kodrës” – tha, në atë kohë, në fjalën e tij kryebashkiaku Basha.

Në fakt, ishin dy vepra të tilla, që Ibrahim Kodra i porositi enkas për Tiranën dhe Prishtinën, pra për Shqipërinë dhe Kosovën.

Kjo skulpturë vihej në një moment kur në shtypin e atyre ditëve ishte zgjuar debate se Tirana kishte deficit monumentesh, një qytet me popullsi të trefishuar, ku prej 20 vitesh nuk kishte pasur një investim të tillë.

Kryebashkiaku i atëhershëm tha se ky kontribut ishte një farë rikuperimi për dificitet e “monumenteve”, sidomos të kësaj natyre. Në këtë frymë sa ishin vendosur instalacioni Pos-Bllok, që u bë si pikë referencë për të huaj; Shqiponja gjigande në hyrje të qytetit; Mozaiku i 100 vjetorit të pavarësisë përballë Parlamentit aktual; Shtatorja e komandatit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari – e vendosur në hyrje të rrugës së Durrësit

Ndërsa ceremonia e vendosjes së bustit vazhdoi edhe me fjalën e drejtorit të atëhershëm të Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima, i cili ndante ndër të tjera faktin se:  “Vendosja e një skulpture në një shesh publik është një ngjarje e rrallë dhe shumë e bukur për qytetin tonë, madje aq e rrallë, sa vlen të shënohet me rreth të kuq në kalendar. E rrallë edhe për faktin se autorësia e veprës lidhet me një emër të rëndësishëm, atë të Ibrahim Kodrës, konsideruar nga kritika e huaj si një pikë takimi apo shtrëngim dore ndërmjet Shqipërisë e artit perëndimor, veçanërisht atij italian të viteve ’60”.

Çfarë ishte ajo skulpturë, çfarë përfaqësonte? Shima e lidhte me “kufinjtë e memorialit, totemike, hidolatrike, si idhulli që është edhe subjekti më i dashur i artistit të cilën e zhvilloi dhe e kërkoi deri në fund të jetës së tij”. Më këtë cikël jete Ibrahim Kodra kishte pasur fillimet e tij në vitet’60-të, ku “totemi apo idhulli është një ndërthurje e robotit me idolatrinë” shprehte pikëpamjet e artistit mbi shoqërinë perëndimore të atyre viteve.

“Idhulli ishte një kundërthënie pamore ndaj modernizimit, robotizimit dhe konsumizmit të shoqërisë, të një shoqërie që nuk mendonte me zemër por me komandë, të një individi që humbte ndjesitë njerëzore, duke u shndërruar në robot. Në vitet 70 dhe 80, totemi ose idhulli do shfaqet në veprën e Kodrës herë si engjëll që bekon lindjen e një fëmije, herë si peshkatar, muzikant, flautist apo lahutar, herë si arbëresh, herë si kosovar, udhëtar i një kohe të shkuar, vendosur në peizazhin e një Shqipërie fantastike që strehohej ende në mendjen e artistit”.

Ndoshta për krijesën e Kodrës, idhullin, ky është destinacioni i tij përfundimtar. Dhë në 2015, në Tiranë, në sheshin përballë ish-parlamentit të vjetër, materializuar në gur, Kodra dhuronte një “memorial” të ngulur në tokën e mendjes së vet.

Skulptura e përuruar u quajt as më shumë e as më pak, veçse alteregoja e vetë artistit, kujtimeve të tij të largëta, e eksplorimit të një toke fantastike, Shqipërisë që ekzistoi vetëm në mendjen e Ibrahim Kodrës. Kjo vetëm për pak kohë, për të kuptuar pse u krijua historia e dhurimit të skulpturës nga artisti, pasi papritur ne sot kujtohemi se vepra është zhdukur!

Ky është një skandal. Ashtu siç u zhduk shtatorja e Nënë Terezës para Universitetit, edhe kjo skulpturë e rrallë, vepër e mirfilltë, e dhuruar, me histori jo “heroike” është transferuar në tokë jo të denjë për të.

Kryebashkiaku i sotëm ka shpërfillur këtë kulturë krejt të veçantë që u shfaqej qytetarëve dhe çdo turisti në qendër të kryeqytetit, në hapësirën e tij publike, duke e dengdisur pa dinjitet në një hapësirë private, periferike…Pse? Tregimin e dhamë më lart, kur u bë inagurimi zyrtar nga politika, duke e bërë më mizore këtë marrëdhënie të artit me politikën, në rastet ku sërish kjo e fundit “hyn në gjak” me Kulturën, Artin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Ku fshihet flamuri i pavarësisë?!
Arkeologët zbulojnë se Porti i Durrësit gjendej më në veri nga i sotmi
Historia e Patrullarit nga Amantia
Simbol i Kullave Krutane, por objekti “dëbohet” nga Lista e Monumenteve të Kulturës
Kodiku i Korçës nr. 93 është ekzemplar unik në botë?
Si po mbijeton thesari folklorik i Lezhës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}