Filmi i metrazhit të shkurtër i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, “The Van”, në të cilin luajnë dy aktorë nga Kosova, Arben Bajraktaraj dhe Afrim Muçaj, ka arritur të futet në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscar”, në kategorinë “Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër”.

“The Van” që është bashkëprodhim mes Shqipërisë dhe Francës, në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz garon krahas filmave: “Bitu”, “Da Yie”, “Fëling Through”, “The Human Voice”, “The Kicksled Choir”, “The Letter Room”, “The Present”, “Tëo Distant Strangers”, “The Van” dhe “Ëhite Eye”. Me skenar dhe regji të Erenik Beqirit, “The Van” në thellësi konsiderohet një dramë familjare. Ai flet për një baba dhe djalin e tij, të cilët janë gati të bëjnë gjithçka për njëri-tjetrin por duke vepruar sipas impulsit të tyre, ata në fakt vetëm i bëjnë keq njëri-tjetrit. Rolin e babait, e portretizon aktori Arben Bajraktaraj ndërsa rolin e djalit të quajtur Ben, e luan aktori “Phenix Brossard. Ky i fundit mundohet të largohet me çdo kusht nga Shqipëria, dhe synon të zhvendoset në Angli, derisa babai i tij, një punëtor i ndërtimtarisë, ëndërron që një ditë të bëhet i suksesshëm në biznesin e tij. Nominimet zyrtare për “Oscar” do të bëhen të ditura më 15 mars të këtij viti. Edicioni i 93-të i ngjarjes më të rëndësishme kinematografike në botë, do të mbahet më 25 prill 2021 dhe do të transmetohet live në kanalin “ABC”, dhe në më shumë se 225 shtete të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!
Krimet e Komunizmit/ ISKK dhe vendet anëtare të Platformes Evropiane të Kujtesës, projekte të përbashkëta në 2023
Sipas dokumentit të Ministrisë së Brendshme; vdekja e dyshimtë e Mid’hat Frashërit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}