https://www.facebook.com/nejemiteatri/videos/954154162068118

Ditën e premte është mbajtur Forumi “Të dhënat personale të qytetarëve në rrezik dhe diktatura”. Për herë të parë, pas skandalit kombëtar të publikimit të të dhenave personale, si dhe zbulimit të fenomenit të patronazhistit, flasin ekspertë dhe njerëz të ligjit, historianë dhe shkrimtarë, gazetarë të huaj dhe shqiptarë, duke e shndërruar në një çceshtje sensitive të ditës. Forumi u organizua në tre sesione, si më poshtë:

Sesioni 1: Tashmë pas një procesi zgjedhor që kulminoi me skandalin e patronazhistëve, drejt çfarë po shkon Shqipëria? Folës ishin : Arben Malaj, Romeo Gurakuqi, Alice Taylor, Vincent Van Gerven Oei, Jan Jansen.

Sesioni 2: Rreziqet e lidhura me ekspozimin e të dhënave personale të qytetarëve dhe si mund të jetë zgjidhja për të shmangur më të keqen (rreziku nga teknologjia, rreziku politik) Folës: Ledi Bianku, Faik Ispahiu, Enis Ulqinaku, Iris Toto, Besmir Semanaj.

Sesioni 3: Përdorimi i strukturave të pushtetit për të spiunuar qytetarët: sot dhe në diktaturën komuniste. Çfarë kemi mësuar nga e shkuara dhe si të mos lejojmë kthimin e saj.Folës: Lori Amy, Enriketa Papa, Flutura Açka, Sadik Bejko.

Në mbyllje u bë demostrimi live nga aktivisti, Zirkon Disha se, si procesi i votimit në zgjedhjet parlamentare të datës 25 Prill 2021 nuk ka qenë i fshehtë dhe çdo votë e jona ka qenë e identifikueshme. Forumi u organizua nga: Lori Amy (studiuese), Lindita Komani (autore, aktiviste), Violeta Murati (gazetare),me mbështetjen e: Ne jemi Teatri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Rezultati i sundimit sovjetik në Ukrainë
Ministria e Diasporës u mbyll; Diaspora, problemet dhe përparësitë e saj mbeten
Tmerri i Prishtinës, tmerri i Ballcës dhe tmerri i dështimit tonë politik
Si i trajtojnë gjermanët ata që lavdërojnë Hitlerin…
25 vjet përkujtime të Holokaustit në Bundestagun Gjerman

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}