Kontrolli i Lartë i Shtetit shprehet se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) nuk ka përmbushur me efektivitet mbikëqyrjen e tregut të telefonisë celulare, me qëllim garantimin e konkurrencës së lirë dhe të ndershme në treg. Ky konkluzion mbështetet në auditimin e performancës së AKEP, i kryer gjatë vitit të kaluar dhe që mbulon punën e institucionit për periudhën 2017-2018.

Në lidhje me rregullimin e tarifave, AKEP nuk përdor metoda të orientuara në kosto, duke ndikuar kështu që Shqipëria të ketë tarifat e terminimit të thirrjeve celulare më të larta sesa mesatarjae atyre që aplikojnë vendet e Rajonit dhe Trupa e Rregullatorëve Europianë të Komunikimeve Elektronike. Sipas KLSH-së, kjo ndikon në mënyrë indirekte në çmimet që paguajnë konsumatorët.

Përsa i përket mbrojtjes së konsumatorëve, AKEP nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’iu mundësuar përdoruesve me aftësi të kufizuara dhe me të ardhura shumë të ulëta çmime të përballueshme, siç përcakton ligji “Për Komunikimet Elektronike” dhe nuk ka kryer asnjë inspektim pranë kompanive të telefonisë celulare për të vlerësuar zbatimin e detyrimeve të tyre ndaj pajtimtarëve.

Një problem tjetër i evidentuar nga KLSH është mungesa e bashkëpunimit frytdhënës mes AKEP dhe Autoritetit të Konkurrencës. Prej vitesh këto dy institucione janë përfshirë në një ping-pong për problemin e rregullimit të tregut me pakicë.

Autoriteti i Konkurrencës ka rekomanduar në mënyrë të përsëritur që ky treg të vendoset nën rregullim nga AKEP, ndërsa ky i fundit përgjigjet se ligji i konkurrencës është i mjaftueshëm për adresimin e problemeve të tregut, sipas praktikave të ndjekura në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, KLSH shprehet se nuk është ndërmarrë asnjë veprim me qëllim implementimin dhe realizimin e ofrimit të shërbimit universal, çka tregon mungesë vullneti dhe bashkëpunimi nga AKEP dhe nga Ministria e Infrastrukturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Filmi i socializmit
Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Teatri si maqineri e propagandës politike (I)
Magazina e “Nëntorit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}