Qeveria shqiptare ka planifikuar një huamarrje prej rreth 35 miliardë lekësh në tregun e brendshëm financiar gjatë muajit maj. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se huamarrja do të vazhdojë me ritme të larta edhe këtë muaj. Megjithëse në pjesën më të madhe bëhet fjalë për rifinancim të borxhit që maturohet, kërkesa e qeverisë për financim deficit është 13% më e lartë krahasuar me majin e vitit të kaluar.

Gjendja e emergjencës për shkak të masave të marra ndaj epidemisë së Covid-19 ka sjellë nevojën për një huamarrje më të të lartë në muajt e fundit. Në muajin prill, huamarrja e qeverisë përmes emetimit të titujve ishte 31 miliardë lekë ose rreth 250 milionë euro. Kjo shumë përfshiu edhe një obligacion dyvjeçar në euro.

Deri tani, tregu i brendshëm financiar i është përgjigjur mirë nevojës së qeverisë për huamarrje. Sistemi bankar, që është financuesi kryesor i borxhit qeveritar, paraqitet mjaft likuid dhe kjo ka siguruar një ecuri optimale të huamarrjes së brendshme.

Normat e interest kanë regjistruar një rritje të lehtë, por megjithatë të kuptueshme për shkak të rritjes së kërkesës dhe një perceptimi në rritje për rrezikun.

Në muajin maj, është parashikuar edhe emetimi i eurobondit të radhës prej rreth 500 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare.

Emergjenca e Covid-19 ka sjellë një përmbysje të planeve të qeverisë për borxhin publik. Deri në fund të vitit, borxhi publik i vendit do të arrijë në rreth 9.7 miliardë euro. Në terma realë, Banka Botërore parashikon që borxhi publik të arrijë deri në 76% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Teatri si maqineri e propagandës politike (I)
Magazina e “Nëntorit”
Rrëfimi i jetës/ Mirush Kabashi: Si u bëra “artist i merituar” në diktaturë
Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit
Hebrenjtë nuk u shpëtuan në Kosovë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}