Shumë shkodranë në rrjetet sociale, që u janë larguar qytetit, nuk e kanë besuar se është shembur Kafja e Madhe në Shkodër, sidomos për faktin se askush nuk ka folur, veç pak mediave, dhe një gazetareje. Reagimet kanë shpërthyer si një uragan në rrjetet sociale, larg realitetit. Megjithatë shqetësimi ka marrë dhenë. Fakti i vërtetë është se Kafja e madhe u shemb, u shemb ditën e hënë, dhe tani u ka mbetur vetëm fasada, pjesa ballore, dhe asgjë tjetër. Në mars të këtij vitit, arkitekti Artan Shkreli, pohonte se ishin pak ditë para fillimit të “rikonstruksionit tërësor”,  por rezultati që pati është fatal: shembjen. A do ketë ndëshkim, dhe përgjegjësi për këtë?!

https://www.youtube.com/watch?v=r7srPA1cZpU

Shumë shkodranë në rrjetet sociale, që u janë larguar qytetit, nuk e kanë besuar se është shembur Kafja e Madhe në Shkodër, sidomos për faktin se askush nuk ka folur, veç pak mediave, dhe një gazetareje. Reagimet kanë shpërthyer si një uragan në rrjetet sociale, larg realitetit. Megjithatë shqetësimi ka marrë dhenë. Fakti i vërtetë është se Kafja e madhe u shemb, u shemb ditën e hënë, dhe tani u ka mbetur vetëm fasada, pjesa ballore, dhe asgjë tjetër.

Gazetarja Anisa Ymeri, që ka ndjekur këtë çështje për emisionin e saj, “Tempull”, ishte e vetmja dhe e para që transmetoi këtë lajm, që për shumëkënd dukej i pabesueshëm. Ajo sqaron se ky lajm nuk është i rremë, por është “e vërteta më e madhe dhe tragjedia më e madhe për Shkodrën”. Ymeri thotë se për gazetarët e Shkodrës, për pronarët e objektit dhe për Drejtuesen Rajonale të Trashëgimisë Shkodër: Këto nuk janë thashetheme por janë fakte!

Më tej gazetarja vazhdon se: Më 25 Maj në Shkodër, çdo gjë ishte bërë pluhur, veç fasadës!

Punimet kanë filluar më 20 Mars, kur është vënë edhe një tabelë përpara objektit dhe është thënë nga Znj. Laçaj se Bashkia Shkodër e ka dhënë lejen për fillimin / vijimin e punimeve.

Më 19 Mars, përmes një postimi në faqen e tij në FB këtë e ka lajmëruar edhe Arkitekti Artan Shkreli i cili ka shkruar: “Përpara restaurimit. Në kqyrjen e fundit të strukturave të rrënuara të Kafes së Madhe, pak ditë para fillimit të rikonstruksionit tërësor” (cit. A. Shkreli).

Arkitekti flet edhe për RESTAURIM, edhe për RIKONSTRUKSION. Janë dy gjëra të ndryshme!!!Bashkia Shkodër dhe kryebashkiakja Voltana Ademi duhet të bëjnë publik vendimin! Si është marrë ky vendim? Cila është baza ligjore e tij? Cila është përgjegjësia e Bashkisë Shkodër për këtë çështje? Zyrtarisht nga zyrtarja më e lartë e trashëgimisë në Shkodër, Znj. Laçaj është pohuar: Nuk ka një leje aktive për restaurim / rikonstruksion dhe se leja e fundit e marrë nga Këshilli Kombëar i Restaurimit është në vitin 2016. Afati i lejes është 1 vit, më pas çdo leje është nul.  Çfarë i duhet më shumë se kaq një institucioni që prej 20 Marsit që Bashkia ka dhënë këtë leje deri më 20 Maj të pezullonim punimet në një objekt ku dëshmitarë thonë se ka nisur ngadalë nga brenda të shkatërrohet dhe fadroma ishte e fundit.

Cili është supervizori i DRTK Shkodër? Sepse çdo ndërhyrje në një monument ka një supervizor, punonjës i monumenteve. Ku ka qenë ai këto 2 muaj që në objekt punohej pa leje aktive nga Ministria ku ai punon? Po Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore?

Po Ministria e Kulturës? Në vijim…Që të ndërhyet në një monument kulture, firma duhet të ketë licencë për restaurimin e monumenteve të kulturës dhe arkitekt restaurator pjesë të saj.

Kjo firmë, “Kopsaj SHPK” që po ndërhyn në Kafen e Madhe, e ka këtë licencë? Nëse PO, duhet ta bëjë publike. Nëse JO, a e di këtë Drejtoresha Laçaj, supervizori i ministrisë, vetë ministria?

Firma që ndërhyn në një objekt monument kulture, e ka detyrim ligjor të mbajë dokumentacion grafik, fotografik dhe përshkrimor për të gjithë dokumentimin e fazave të ndërhyjrjeve.

A e ka kjo firmë këtë dokumentacion? Ku është ai? Nëse nuk e ka, kush mban përgjegjësi për çfarë ndërhyrjesh janë bërë në këtë objekt? Teknika e ndërtimit të muraturës së objektit është beton i armuar! Specialistët e fushës thonë se ka pak gjasa që një strukturë e tillë të ketë probleme konstruktive pavarësisht vitit kur është ndërtuar. Por edhe nëse ka problem, është lehtësisht e mundur që të bëhen përforcimet në konstruksion.

Përtej kësaj, ku është ekspertiza e gjendjes së godinës? Cili është përshkrimi teknik dhe shkencor i gjendjes së ndërtesës e cila ka degraduar dhe zgjidhja e vetme për të ishte fadroma, pra shkatërrimi. Firma / firmat që kanë bërë projektin e ndërhyrjes e kanë edhe këtë gjithashtu detyrim ligjor. Harku i interierit, specialistë që e njohin mirë obektin kanë pohuar se nuk ka pasur asnjë dëmtim. Pse u shëmb?

“Ligjet” e restaurimit të detyrojnë p.sh që edhe tjegullat origjinale duhet të ruhen për t’u ripërdorur aty ku është e mundur. Ndërsa tjegullat e reja duhet doemos të rimodelohen sipas modelit origjinal të tjegullës.

Sa i takon fasadës dhe faktit që po trumbetohet se do të ruhet fasada ballore. Specialistët e monumenteve e dinë mirë se fasadë e një objekti nuk është vetëm ajo që sheh nga rruga kryesore, por edhe fasada anësore, edhe pjesa e pasme e objektit, të cilat tani janë bërë pluhur.

Për të mos folur për skandalin përtej trumbetimit të fasadës se në fakt një monument kulture i kategorisë së parë nuk ka detyrim ligjor t’i ruhet vetëm fasada, por çdo milimetër i objektit, i gjithë volumi i tij duhet të mbetet i paprekur. Ndryshe, nuk është RESTAURIM. Mund të jetë gjithçaka tjetër, por jo restaurim. Restaurimi pranon çdo lloj përforcimi por jo RRËNIM, jo SHEMBJE të objektit për të ngritur nga themelet. Ky nuk është RESTAURIM, është GENOCID ndaj trashëgimisë. Unë nuk e di nëse këto gjëra i di Drejtoresha Rajonale e Trashëgimisë Shkodër e cila është mësuese matematike. Por edhe nëse nuk i dini sepse ky sektor nuk është pjesë e formimt tuaj Znj. Laçaj, duhet demos t’i dini kur merrni detyra të tilla të një rëndësie të veçantë. Pasi e gjithë godina (veç fasadës) u prish dhe ju nuk keni vepruar në asnjë formë, në asnjë mënyrë, në asnjë momet, për 2 muaj me radhë, me zë të plotë dhe të qetë, ju thoni…

Po ju citoj: “Personat e gjetur në kantier janë njoftuar se duhet të çojnë lejen për rishqyrtim pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimsië Kulturore për të vijuar pastaj për rifillimin e punimeve, pasi punimet u pezulluan menjëherë”. Në konikën e realizuar nga RTV1 Channel në Shkodër, ju keni thënë: “Nuk mund të flasim për qëllimet e njerëzve që ndoshta edhe për arsye personale apo dashakeqe në këtë rast, do të mbajnë përgjegjësi gjithsecili sipas rastit dhe sipas deklarimeve që bën”. Unë Znj. Laçaj, mbaj përgjegjësi për gjithçka që them dhe bëj, edhe ligjore kur është e nevojshme (siç do të mbani edhe ju nëse më cenoni qoftë edhe me një gërmë vetme a një fije floku, përtej këtyre aludimeve). Po JU dhe të tjerë zyrtarë të qeverisjes vendore dhe qendore, duhet të mbani përgjegjësi LIGJORE për shembjen e Kafes së Madhe, ku janë kryer punime pa leje nga Ministria e Kulturës. Dhe në fund, unë jam gazetare dhe faktet janë arma ime e vetme!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Ndërtesa që na rrëfejnë diktaturën
Modernizmi dhe realizmi socialist ose, kontruktivizmi dhe neo- klasicizmi
Kafja e Madhe – Tokë e zanë!
Mjerim kulturor! Patalogjia e pavionit shqiptar në Bienalen e Venecias

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}