Dëmet pezull, të papaguara ende nga kompanitë e sigurimeve në Shqipëri arritën në 7.2 miliardë lekë në fund të muajit maj. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se dëmet pezull janë rritur me 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo shumë përfshin vlerën e dëmeve në proces vlerësimi, të dëmeve të miratuara, por të papaguara, si edhe dëmet që janë objekt i çështjeve gjyqësore.

Në vlerë, tre kompanitë që kanë stokun më të madh të dëmeve të papaguara janë Sigal Uniqa Group Austria, Eurosig dhe Sigma Vienna Insurance Group. Së bashku, këto katër kompani kanë rreth 65% të dëmeve pezull të tregut të sigurimeve.

Sidoqoftë, dëmet pezull në vlerë absolute mund të mos jenë një indikator shumë i saktë për të treguar cilat kompani kanë më shumë prirje për të zvarritur dëmet, sepse kjo lidhet me pjesën e tregut që ka secila në dëmet e ndodhura.

Një indikator që e përafron disi më mirë çështjen në fjalë mund të jetë raporti mes dëmeve pezull dhe dëmeve që ka paguar secila kompani për pesëmujorin e parë të vitit. Edhe ky tregues sigurisht duhet marrë me një lloj rezerve, sepse dëmet e paguara i referohen pesëmujorit 2020, ndërsa dëmet pezull përfaqësojnë një shumë progressive dhe janë të trashëguara edhe prej periudhave të mëparshme, sidomos kur flitet për dmëet që janë objekt i çështjeve gjyqësore.

Megjithatë, sipas këtij treguesi, kompanitë që kanë raportin më të lartë mes dëmeve pezull dhe dëmeve të paguara janë Insig, Eurosig dhe Sigma. Për të treja këto kompani, raporti në fjalë është më i lartë se katër. Kjo nënkupton se për çdo 1 lekë dëm që kanë paguar gjatë këtij viti, kompanitë në fjalë kanë më shumë se 4 lekë dëme të tjera papaguara.

Raport mjaft të lartë të këtij treguesi kanë edhe Intersig me 3.25 dhe Sigal me 2.3. Ndërkohë, kompanitë që e kanë raportin e mësipërm në nivelet më të ulëta janë Ansig dhe Albsig. Këto kompani kanë dëme pezull më pak se vlera e dëmeve të paguara gjatë pesëmujorit të parë të vitit.

Raporti mes dëmeve pezull dhe dëmeve të paguara për kompanitë e sigurimeve

 RaportiDëmet pezull (mln lekë)
Insig4.26541
Sigma4.121 614
Eurosig4.11 063
Intersig3.74792
Sigal2.272 021
Atlantik1.07279
Albsig0.88772
Ansig0.78134
Burimi: AMF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët
Debati mbi oksidentin/Si dështoi në ‘34 projekti i Mbretit Zog për kabinetin e “të rinjve”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}