Poetja Luljeta Lleshanaku nominohet për çmimin letrar “Poeti Europian i Lirisë 2022”, organizuar nga Qyteti Gdansk, Poloni. Çmimi synon të nderojë dhe të promovojë fenomenet në poezi që trajtojnë një nga temat më thelbësore për lexuesin bashkëkohor – lirinë – dhe, njëkohësisht, karakterizohen nga vlera të jashtëzakonshme artistike. Lajmin e ben te ditur shtepia botuese “Onufri” qe ka marre te drejten ekskluzive te botimeve te poetes. Ndersa çmimi mund t’i jepet vetëm një shkrimtari të gjallë nga Europa. Poezitë e Lleshanakut janë përkthyer nga shqipja në polonisht nga përkthyesja e mirënjohur Dorotha Horodynska.

Poetja Luljeta Lleshanaku është nga poetet e vetme në Shqipëri që ka kaluar kontinentin me poezi, është renditur ndër pretendentet për çmimin e madh Pen Amerika 2019 me librin “Negative space” përkthyer nga Ani Gjika, po ashtu renditet krah librave më të mirë në botën anglishfolëse në këtë gjini. Ajo tregon marrëdhënien “dëshmuese” që ka me kohën, arealin e saj poetik si krijohet konteksti deri në plotësinë e drejtpërdrejtë të një prej zërave angazhues në zbardhjen e krimeve të diktaturës… Lidhur me konceptin e njohjes jashtë kufinjve, në një intervistë, Lleshanaku përgjigjet: “Të gjithë autorët që unë njoh, them se e dijnë se si t’i shërbejnë librit, por në rastin e një gjuhe të vogël si e jona, mundësitë janë të kufizuara. Është gjëja më e natyrshme në botë, madje një ego që meriton respekt, të synosh të botohesh në gjuhë të tjera, sepse e para është formë vetëvlerësimi, dhe e dyta zgjeron rrethin e lexuesve. Por, edhe sikur të kesh mundësi financiare të paguash vetë një përkthyes, edhe sikur ky përkthyes të bëjë një punë të mrekullueshme, prapëseprapë kjo zgjidhje nuk të garanton gjetjen e botuesit. Është një industri tejet e vështirë për të depërtuar që, lidhet me interesin në rënie për librin në përgjithësi. Ndaj edhe shumë gjë i mbetet në dorë rastësisë, ose fatit. Por politikat kulturore mund të ndihmojnë shumë përmes mbështetjes së pari, të krijimtarisë vendase (granteve, rezidencave vendase), dhe përmes mbështetjes së fuqishme të përkthimit të letërsisë shqipe në gjuhët e tjera.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Unë “bir i armikut”!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Ta themi këtu… midis nesh!
Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}