Nga Alba Kepi

Abruzzo është një nga rajonet italiane ku natyra, relievi, ngjyrat, produktet, të kujtojnë Shqipërinë. E bardhë si bora në vargun malor të Apeninëve, e gjelbër si ngjyra që vesh kodrinat në mbi 35 % të sipërfaqes së saj, dhe e kaltër si deti Adriatik që i lag rreth 130 km brigje.

Tre ngjyrat, e bardha, jeshile e blu, formojnë dhe emblemën e këtij territori, toka e poetit “profet”, Gabriele D’Anunzio, që influencoj zakone, kostume e kulturën italiane.

Kombinimi i relievit të virgjër trengjyrësh, frymëzoj poezitë  më të bukura të babat të dekadentizmit italian e modernizoj artin e rimës.

Gazetari italian i shekullit të shkuar, Guido Piovene, një nga rrëfyesit më të mirë të reportazheve të gjata, do ta krahasonte me Shqipërinë; “Abruzzo është rajoni i vetëm jugor, ose më mirë para-jugor, në të cilin komponenti helen nuk ndihet. Në vend të tij, një frymë Lindje të ndjek pas, të shfaqet në kostume, në qilima, në bizhuteri, në qëndisje. Abruzzo ka cilësi ishullore, dhe rajoni më i ngjashëm me të është Sardenja; por disa ngjashmëri mund të shihen gjithashtu me Dalmacinë dhe Shqipërinë. Sfondi i Abrzos është pra bizantin, romanik, gotik, me reflektime të Lindjes.

“E fortë dhe e sjellshme”, sic e quante Primo Levi, Abruzzo të ofron ashpërsinë e shkëmbinjëve të Gran Sasso e butësinë e rërës së bardhë të plazheve kilometrike.

Majat e vargjeve malore kulmojnë habitatin e bardhë e priten si me thikë nga kodrinat e gjebërta që ndajnë kufirin mes qëndrave të banuara e horizontit mbi deti.

Rojtaret e Tokes

E mes tyre gjen histori që ruhen prej dy mijë vitesh, e që janë zgjuar në një identitetit autentik falë punës e dashurisë për tokën.

Në zemër të natyrës Abruzzese gjen Tollo-n, komuna me 4 mijë banorë, në provincën e Chietit, 150 metra mbi Adriatik, e veshur nga vreshta rrushi e ullinj që e kanë bërë sot të vlerësohet si një nga territoret ekselente të agrikulturës italiane.

Mbi 57% e emigrantëve që jetojnë në këtë qytezë janë shqiptarë e bujqësia është sektori kryesor ku punojnë, Ky vlerësim është në një farë mënyre dhe puna e tyre.

“Janë punëtorë të mirë, e njohin tokën e kudjesin që kërkon e i vlerësoj shumë”, thotë një nga sipërmarrësit e zonës që rrëfen me shumë dashurI për familjen shqiptare që prej shumë vitesh jeton në fermën e tij.

Verërat më të mira italiane Motelpuciano d’Abruzzo, Trebbiano d’Abruzzo, e Tullum prodhohen nga rrushi i një cilësie ekselente, rritur në këtë territor, falë kushteve klimatike e gjeografike unike.

Banorët e parë të kësaj qyteze sipas gojëdhënave kanë ardhur nga Tula, komuna në veriperëndim të Francës që në fund shekullin e XI mbërritën me kryqëzatat në këtë zonë e themeluan Tollo-n sipas modelit të qytezës së tyre të origjinës, nga ku shpjegohet dhe emri i saj.

Ndërsa banorët e sotëm, ruajnë në kulturën historike si festë tradicionale, të dielën e parë të gushtit, kur turqit e drejtuar nga Piyale Pasha, më 1556, pushtuan territorin e tyre e që u mundën falë superfuqisë së Virgjireshës Maria e ushtrisë së kryqëzatës lokale. 50 kostume tradicionale marshojnë nëpër rrugët e Tollo-s e evokojnë personazhe të asaj beteje

Tollo i ngjan një kurore toke, varur mes qiellit e detit, me “xhevahire”rrezatuese dhe nën tokë.

Në rrënojat e një vile romane, dy mijëvjecare, sapo është zbuluar kantina më antike e zonës. Ruan sekretet e konservimit e prodhimit të vajit e të verës në epokën romake.

Brenda saj, gjëndet një cisternë gjigande prej cimentoje, një e dytë me përmasa të vogla, vaska të papërshkueshme nga uji për ruajtjen e rrushit e produkteve të vjelura, një fragment dyshemeje e veshur me mozaikë e anfora antike për konservimin e verës e vajrave. Arkeologët e konsiderojnë një zbulim unik i epokës së perandorisë romane, një vilë fermë e datuar nga shek 1 p.e.s. deri në shekullin e 1 e.s, e që prodhonte nektare vajrash e verëra për t’ia dhuruar perëndeshave të Zotit..

Me vokacionin e dashurisë për tokën, banorët e kanë shndërruar këtë zbulim arkeologjik në një qendër kulture ku mund të njohësh historinë urbane por dhe të shijosh produktet e prodhuara sipas një teknike antike.

E ndër më të mirat është vera e realizuar në amfora balte.

Kantina qe e prodhon e pozicionuar mbi rrënojat e kësaj vile antike jo rastësisht quhet “Feudo antico” e cila ka intepretuar sistemin autentik tëzbuluar  në këtë fermë romake, e kanë realizuar këtë projekt ambicioz i verës “InAnfora”.

Por jo vetëm kaq, të identifikuar si rojet e territorit e të produkteve bazike që kanë influencuar kulturën e shoqërinë e kësaj zone, komuna Tollo është një nga realitetet më të vogla por ekselente të markës DOCG Italia, (Emërtimi i origjinës së kontrolluar e të garantuar që e mbajnë vetëm 77 tipe verëra italiane.

Rojtarët e territorit kanë ide të rrënjëzuar në traditë e histori, e me ndjenja dashurie e përgjegjësie ndaj ambientit. Idetë rinovuese i vënë në shërbim të rilindjes së të shkuarës e vlerësimit të së ardhmes.

“Feudo anico” është rilindja e një historie njerëzish e vreshtash që janë pjesë e këtij ekosistemi që prej miëjvjecarësh mban në ekulibër qiellin, tokën, detin e historitë antike.

Një pergamenë antike e vitit 1067 dokumenton se kjo komunë në zemër të Italisë me as katër mijë banorë, ishte një vend i prodhimit të verës e që eksportohej shumë falë afërsisë gjeografike me portin e Ortonas.

Por trashëgimia antike e kësaj ekselence shkëlqen dhe sot kur disa nga verërat e prodhura në vreshtat mbi vilën antike të “Feudo Anico”, kanë marrë vlerësimet më të larta në konkurset kombëtare e ndërkombëtare.

Trabuko

 Tullum Docg Pecorino, është vlerësuar me katër yje në listën e verërave më të mira italiane për vitin 2021, e po ashtu vera e kuqe Tullum Docg. Ndërsa vlerësimin me 5 yje e medaljen e artë e ka marrë “Passerina Tullum Docg, me motivin e “një verë e bardhë abruzzese me origjinë antike”, e që lidh fatin e saj me këtë zbulimi arkeologjik.

Vështirë t’i gjesh përkthimin e duhur shqip dhe në italisht ndryshon sipas dialekteve, traboço, travoço etj.

Mund të shjegohen si makina peshkimi tipike për brigjet abruzzese.

Janë të mbrojtura si pasuri monumentale në emërtimin “Bregu i trabokëve”.

Historikisht janë shfaqur në shekullin e XVIII, ndërtuar në struktura të drunjta, të ngjashme me platforma të varura pak metra mbi ujë, me dy krahë të gjatë të quajtura antena, që mbajnë lidhur rrjeta peshkimi gjigande. Është një teknikë peshkimi ideuar nga peshkatërt e zonës e që nuk ndikohet nga kushtet klimatike e detare. Gabriele D’Anunzio i impresionuar nga këto struktura frymëzohet për romanin e tij “Triumfi i vdekjes” 1894.

Sot këto struktura pezull mbi ujë e qiell, janë kthyer në restorante lluksoze. ku shijohet peshku i kapur pak caste më parë në rrejtat që e rrethojnë.

Janë ndër vendet më të frekuentura nga turistët e banorët, me një listë të gjatë që shkon për ditë e javë, por që ja vlen të presësh për të shijuar pjatat më tradicionale me produktet ekselente të zonës. biologjike, zero kilimetra larg tavolinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

BBC: Bimët në malet shqiptare që na mbajnë të rinj. Ç’fshihet pas reklamave të kremrave mrekullibërës
Tirana me klub tenisi, ballo dhe tiranasit me furçë dhëmbësh
Kur një femër vishte historinë
Një Itali e dytë me emrin Lukania!
Matanë Gjallicës, kah “Guri i Mëngjesit”
Visar Zhiti në shtëpinë e Heminguejt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}