Më datë 1 korrik, do të hyjë në fuqi faza e dytë e uljes së tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo fazë parashikon uljen e tarifës së thirrjeve hyrëse në nivelin 3.75 minutë, nga afërsisht 6 lekë që është kufiri tavan aktualisht. Çmimet tavan për shërbimet e tjera do të qëndrojnë të pandryshuara, me përjashtim të korrektimeve të vogla për efekt të kursit të këmbimit.

Tarifa maksimale për thirrjet dalëse në roaming, përfshi TVSH-në, do të jetë 28.5 lekë për minutë, për mesazhet e shkruara rreth 9 lekë për njësi, ndërsa për internetin 26.37 lekë për megabyte. Mesazhet e shkruara hyrëse do të vazhdojnë të jenë falas.

Në 1 korrik gjithashtu do të hyjë një fuqi faza e dytë e uljes së tarifave me shumicë për transmetimin e të dhënave në roaming, çka mund të krijojë hapësirë për më shumë konkurrencë mes operatorëve në ofrimin e çmimeve edhe më të lira se tavani i miratuar nga AKEP.

Përgjithësisht, gjatë vitit të parë operatorët kanë ofruar tarifa edhe më të ulëta të shërbimeve sesa kufjtë maksimalë të miratuar nga AKEP, në varësi të paketave dhe planeve tarifore roaming.

Ulja e tarifave roaming nisi në 1 korrik të vitit të kaluar, falë një marrëveshje mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ndërmjetësinë e Komisionit Europian. Marrëveshja u nënshkrua në prill 2019, në samitin dixhital të Beogradit dhe palë në të janë Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.

Faza e dytë e uljes së tarifave roaming do të zgjasë një vit, ndërsa duke filluar nga 1 korriku 2021 të gjitha tarifat shtesë do të hiqen dhe përdoruesit do të paguajnë edhe në roaming tarifa të njëjta me ato kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët
Debati mbi oksidentin/Si dështoi në ‘34 projekti i Mbretit Zog për kabinetin e “të rinjve”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}