“Mos harro të më kujtosh” është romani që pritet së shpejti të hidhet në treg (javën që vjen) me autor Liridon Mulaj, botimet “Onufri”. Për një autor që e kërkon herët rrugën e letërsisë, e sidomos në një terren shqiptar dalja e një romani pritet të jetë një lloj celebriteti intim me lexuesin. Autori është i ri, dhe në parantezë na lajmëron se romani dedikohet brezit të tij. “Pafuqia dhe kaosi i një jete e cila parë nga jashtë, na duket patetike. Ne , si bjerrës të një fraksioni kohe që fundja nuk na përket përjetësisht. Dhe e gjejmë veten peng të një harrese individuale dhe universale që ripjell fatkeqësitë. Një roman për dhimbjen njerëzore , harresën si e kundërt e jetës dhe kujtesën si fragment nostalgjik që nuk rehabiliton por thellon më tej kotësinë që mbështjell të tashmen. Dhe bota endet në të njëjtat ujëra mes të poshtërve dhe fatkeqëve, role të ndara që në zanafillë. Një roman dedikuar brezit tim!”, ndan fjalët e para me lexuesin, Liridoni.

Për t’i dhënë një garanci këtij botimi, është ftuar të thotë fjalën e saj, pedagogia e letërsisë, Dr. Erenestina Gjergji Halili na e paraqet: “Një “Goditje narrative” e ndarë në minisekuenca të vetëmjaftueshme për të qenë rrëfime të llojit të shkurtër. Një rrethrrotullim emotiv, ku fillimi është harresa vetanake e pika fundore ajo kolektive. Në këtë kulm nis lufta, që pjell vdekjen…Djaloshi Tador end rrëfimin në vetën e parë brenda qarkut të mbyllur të kotësisë e ishullimit, ndërsa rrjedha e subjektit krijon hapësirën metatekstuale njerëzore e shoqërore. “Mos harro të më kujtosh”- ky titull dikotomik, kontrastual, në thelb është grishja për t’u dashur, ashtu si më parë “I Pakuptuari” e “Kërkohet një vrasës”, dy thirrje të forta ekzistenciale autoriale e jo vetëm…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Unë “bir i armikut”!
Ta themi këtu… midis nesh!
Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Teatri si maqineri e propagandës politike (I)
Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}