Në fundjavën që shkoi një tjetër ngjarje barbare është shënuar në kryeqytet, duke u goditur një tjetër monument kulture. Qytetarët janë tmerruar kur fadromat e vinçët kanë rrëzuar përtokë muret e një pjese të godinës së Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Godina duke qenë monument historik i mbrojtur si monument i kategorisë së dytë ka shkaktuar edhe reagimin e arkitektëve, specialistëve të monumenteve, intelektualëve duke u shprehur kundër kësaj shembeje duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë se po prish fasadën e godinës së maternitetit.

Kjo ndërtesë historike – ashtu si Parku, Stadiumi, Teatri dhe mjaft vila të viteve ’20-’30 mbanin statues special, që vinin nga një periudhë e cilësuar mjaft interesante të modernizimit të kryeqytetit. Por, si duket frentizmi, e sidomos tani në ikje, të së majtës nuk ka kursyer as këtë godinë. Tashmë vepra të tilla barbare mbi godina, e zona të mbrojtur me ligj, janë shpërfillur nga qeveria dhe bashkia, duke rrëzuar me shkresa doraze që po çojnë pak nga pak në humbjen e historisë e  memories së kryeqytetit.

Por, si duket edhe në këtë rast drejtuesit e spitalit, ashtu si gjithë drejtuesit e institucioneve që po shemben një e nga një, dëshmojnë përdorimin politik të tyre, që edhe në këtë rast e kanë quajtur një “veprim” normal shembjen duke dalë me një deklaratë qesharake e ardhur në ndihmë qeverisë në justifikimin e shembjes. “Fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne si staf mjekësor, por së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe të porsalindurit.  Projekti i rikonstruksionit dhe zgjerimit të spitalit tonë, ruan autenticitetin e godinës historike dhe rindërtohet e zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti. Sqarojmë se, pjesa e shembur që do të ndërtohet nga themelet ishte jashtë funksionit që prej tërmetit të shtatorit, e shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, sepse nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve dhe ishte e rrezikshme për të punuar dhe për të mbajtur aty nënat dhe të porsalindurit. Ndërsa godina kryesore do rehabilitohet, do të ruhet fasada dhe gjithë elementet historike. Ky është një projekt i shumëpritur për ne si staf mjekësor, pasi do të sigurojë kushte dinjitoze për nënat e reja dhe fëmijët që vijnë në jetë në maternitetin tonë.”- kjo është deklarata e detyruar që ka dhënë dje, drejtoria e spitalit “Mbretëresha Geraldinë”.

Si ka qene ndertesa kur eshte realizuar

projekti i ri

Ngjarja është denoncuar përmes një video nga arkitektja Doriana Musai, e cila vazhdon të jetë një prej aktivisteve në mbrotje të Teatrit, që vazhdon kauzën për ndërtimin e tij aty ku ishte, ashtu siç ishte.

Nga ana tjetër kanë reaguar menjeherë, dje, komuniteti professional dhe stafi i universitetit Polis, si dhe Unioni i Arkitektëve, Urbanistë, dhe Planifikuesve të SHqipërisë në një deklaratë të përbashkët ku shprehin keqardhjen e madhe dhe protestën e tyre të vazhduar për mënyrën aspak profesionale dhe të përsëritur se si po kryhet ndërhyrja e rikonstruksionit në ndërtesën e radhës historike të Tiranës, maternitetit historik “Nëna Geraldinë”.

“Kjo ndërtesë historike – ashtu si Parku, Stadiumi, Teatri dhe shumë vila të viteve 20/30të – përfshihet në fondin e objekteve me status special dhe/ose monument kulture, dhe i përkasin një periudhe mjaft interesante të modernizimit të kryeqytetit. Autoritet duhet të garantojnë që në fazat e prokurimeve publike që projektimi dhe zbatimi i punimeve të tilla ka ekspertizën dhe kulturën e duhur për ndërhyrje të tilla me karakter thellësisht restaurues, dhe jo të bëhen promotorë të kësaj kulture pune qoftë përmes heshtjes dhe neglizhencës. Aq më tepër që gjithshka ndodh natën, pa transparencë dhe në kushtet e pandemisë.” Arkitektët e bashkaur tërheqin vëmendjen duke kritikuar heshtjen e institucioneve të specializuara publike-shtetërore për mbrotjen e Trashëgimisë, duke u shprehur se kjo “heshtje i bën ata bashkëpërgjegjës në këtë akt asapk ligjor”.

Nuk kanë qenë të paktë zërat që dje, jo vetëm kanë reaguar kundër shembjes së një pjese të maternitetit, por u drejtohen edhe departamenteve të arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore të Universitetit të Tiranës. Një prej tyre, studiuesja Ariola Prifti tha:

“Studieusja Ariola Prifit:  Po Departamenti i Arkeologjise e Trashegimise Kultutore i Universitetit te Tiranes a do flasi ndonjehere apo kane zene ngrohte e mos ti leviz njeri!!! Apo lere se kush do flas…”. Ndërsa protagonistja e kësaj ngjarjeje, që i dha zë të menjëhershëm reagimit, ndaj shembjes, arkitektja Doriana Musai e quan këtë akt “vrasës me dashje të monumenteve të kulturës”. Duke kujtuar se ndërtimi i themeleve të “Shtëpisë së Nanës dhe Fëmis”, (OMNI- Opera Nazionale di Maternita e Infanzia), ka filluar në fund të vitit 1938, nga firma italiane “Motta Scandurra” dhe u ndërtua në një kohë rekord për kohën. Punimet përfunduan në fund të Nëntorit të vitit 1942. Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “”Mbretëresha Geraldinë” ka funksionuar si shtëpi lindje që nga viti 1940, por vetëm në dt 28.11.1942 doli zyrtarisht urdhri nga Ministria e Financave e asaj kohe. Me këtë historik, e bartës ngjarjesh, vetiu vijnë pyetjet e munguara në tabelën e ekspozuar në faqen e shkatërruar të godinës, duke iu adresuar Institutit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Instituti i Ndërtimit se me çfarë leje u shemb godina? Ku e kanë lejen? Kush e ka vendosur? Me çfarë vendimi? Cili institucion? Kur fillojne punimet? Pse nuk ka datë fillimi dhe përfundimi punimesh? Ku është projekti? Kur e konsultuat me publiku?

Arkitektja Musai në veçanti ndalet edhe në faktin e injoruar të qeverisë duke kujtuar se jemi në fushatë elektorale dhe me ligj ndalohen veprime të tilla me projektues: shkaterruesi i Teatrit,  Instituti i Ndertimit, që kap vlerën 466 milion e 395 mije e 123,98 leke pa TVSH

Ka reaguar edhe arkitekti Astrit Seranaj, duke kërkuar lejen e ndërtimit, përgjegjësit e saj duke i quajtur të paligjshëm ndërhyrjen, pasi tabela e ekspozuar nuk plotëson standardet dhe ligjin. 

“Punimet po kryhen në mënyrë të paligjshme përsa kohë që tabela nuk plotëson standartet sipas ligjit. Objekti është Monument Kulture kat.ll. Autoriteti kontraktual duhet të ishte Ministria e Kulturës dhe jo Ministria e Shëndetësisë. Projektuesi duhet të ishte Instituti i Monumenteve dhe jo Instituti i Ndërtimit.Përse mungojnë institucionet e Trashëgimisë, apo i është hequr statusi Monument Kulture objektit? Si dhe përse? Apo si çdo objekti tjetër në mënyrë të paligjshme.

Dhe nëse po, a ka tagër Instituti i Ndërtimit për këtë projekt? Përse vlera e projektit u pesëfishua?

Përse nga nëntë firma që kanë marr pjesë në tenderin publik tetë prej tyre janë skualifikur?

A ka qen fituesi i paracaktuar..Si janë kryer proçedurat? Si shpjegohet që kudo ku shembet një objekt monument kulture vë vulën studio “Atelier 4” e lidhur ngushtë me Kryeministrin?

Prokuroria duhet të hetoj të gjitha veprimet e ndjekura dhe që sigursht do çojnë në zbardhjen e kësaj afere korruptive ku ndër të tjera Instituti i Ndërtimit shërben si kuverturë sepse projekti është punuar tjetër kund. Nuk jemi kundër zhvillimit, jemi kundër shkeljes së ligjit, kundër shkatërrimit me dashje të trashëgimisë dhe përfitimeve korruptive. Reagimi qytetar nuk mjafton. Drejtësia duhet të bëjë punën e vet. Institucionet të gjitha në shërbim të mafies së ndërtimit.

-Kryeministr; -pushteti vendor; Ministria e Kulturës; Instituti i Monumenteve; Ministria e Shëndetësisë; Instituti i Ndërtimit; Firmat Ndërtuese dhe Sipervizuese; Të gjitha, grup i strukturuar kriminal; Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” – Monument Kulture kat.ll-të.”

Ndërtuar në 1940-ën nga Arkitekti Tito Chiomi. Është një ndër ndërtesat që bëjnë vazhdimin e Aksit Qëndror të Tiranës dhe si e tillë ruan disa nga karakteristikat e objekteve të tjera por me një identitet të ri. Arkitekti Chiomi ka përdorur muraturë tulle në fasadë e cila mbulon një skelet Beton-arme, e kombinuar me tranvertina dhe një bazoreliev të punuar nga artisti Guiseppe Grandini. “Objekti nuk mund të perceptohet si origjinali pasi me kalimin e viteve ka pësuar një sërë ndryshimesh, si në volume ashtu dhe në fasadë që kanë cënuar pamjen fillestare.

 Objekti po i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë me një vlerë të përafërt 4 milion €.

Urojmë që projekti të jet i mirmenduar që mos përfundojmë në shkatërrimin e veprës dhe rindërtim të saj, apo më keq akoma në tjetërsim si pasoj e argumentimeve që mund të vijnë më pas… Të shohim.. Fillimet janë shumë zhgënjyese.”, tërheq vemendjen arkitekti.

Por ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, pasi kjo ndërtesë shihej si një monument për kryeqytetin.

Aktivisti Ervin Goci ka dalë kundër këtij vendimi të ministrisë, duke u shprehur se kjo ndërtesë që po prishet është një monument që lidh shumë qytetarë me kryeqytetin.

“Ju kujtoni se vrisni ndertesat e mendoni se ato nuk na perkasin, po harroni se nese ndokush nga ne e asocion veten me kete qytet, eshte per shkak te ketyre monumenteve qe ju po prishni..ne nuk do ju leme te vrisni shpirtin e ketij qyteti, se po na vrisni direkt ne…I keni ca borxhe ketij qyteti, qe do t’i paguani nje me nje”, shkruan Goci.

Por, si gjithnjë aktiv, edhe Forumi për Mbrotjen e Trashëgimisë Kulturore ka akuzuar qeverinë se po prish fasadën e godinës së maternitetit “Nëna Geraldinë”, monument kulture i kategorisë së dytë. Qeveria miratoi në 12 qershor 2020, vendimin për rindërtimin e godinës së maternitetit me fondet buxhetit të shtetit dhe të projektit të Bankës Botërore “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor”. Më 2 mars 2020, Rama njoftoi rindërtimin e plotë të godinës pas dëmtimeve të tërmetit. Por përfundimi është se materniteti “Mbretëresha Geraldinë” po shembet edhe pse është Monument Kulture, ashtu siç po ndodh me shumë ndërtesa në Tiranë duke u shpërfillur ajo lista e trashëgimisë që e ka rrethuar me të kuqe, duke i dhënë rëndësinë historike për nga arkitektura. Me këtë, me të drejtë, shumë specialist dhe arkitektë, reagojnë në një zë që Tiranës po i zhduket identiteti, trashëgimia dhe tjetërsohet historia, dhe se babëzia e pushtetarëve nuk po njeh kufi, dhe pse janë në prag të zgjedhjeve elektorale.

Në komentet e saj të djeshme ndaj kësaj ngjarje, por dhe për monumentet si koncept se si arrijnë të shemben e të bien një e nga  një, dhe qeveria merr dorë të lirë për t’i shembur, thotë se “Me monumentet ka një specifike të veçantë, për faktin se janë të lena në harrëse si godina, i është ulur vlera e godinës. Nga ana tjetër, ndërtimi, pa kufij mbrojtës të zonave historike, me kulla, rrit vlerën e pronës së zonës ku ndodhet monumenti. Vlera e truallit të investuar vazhdon rritet, ndërkohë e ndërtesës çdo ditë ulet, kështu ekonomikisht e justifikojnë shkatërrimin. Duke qenë se çdo pëllëmbë bosh është ndërtuar, po shkatërrojnë qytetin ekzistues për të hapur troje për ndërtim. Në këtë pikë, i duhet vetëm truall, dhe për të vënë në punë lavatriçen, po zëvendësojnë dhunshëm, qytetin dhe banorin ekzistues, duke shkatërruar të gjithë pëlhurën urbane dhe atë sociale të qytetit.

Historiku

Reparti i pare i Maternitetit ne Tirane eshte inaguruar me 7 Maj 1937 prane spitalit civil “Zogu I”.

Ky repart merrte persiper te realizonte edhe funksione te sherbimit per lindjet operative dhe nderhyrjet kirurgjikale.

Ndertimi i themeleve te “Shtepise se Nanes dhe Femis” (OMNI- Opera Nazionale di Maternita e Infanzia), ka filluar ne fund te vitit 1938, nga firma italiane “Motta Scandurra” dhe u ndertua ne nje kohe rekord per kohen.

Punimet perfunduan ne fund te Nentorit te vitit 1942.

Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “”Mbretëresha Geraldinë” ka funksionuar si shtëpi lindje që nga viti 1940, por vetëm në dt 28.11.1942 doli zyrtarisht urdhri nga Ministria e Financave e asaj kohe.

Drejtuesi i pare i ketij institucioni si obsteter i Spitalit Civil “Zogu I” ishte prof. Giussepe Gerrassi, i ardhur ne Shqiperi ne fund te viteve ’30.

Kirurget e pare qe punuan edhe si obsteter ishin Veneziano Lozzi, Jani Basho, Frederik Shiroka, Spiro Treska etj. Universiteti i Tiranës filloi zyrtarisht aktivitetin në vitin 1952, ndersa Fakulteti i Mjekësisë u përfshi në këtë strukturë pak më vonë. Në këtë periudhë spitali funksiononte si Strukturë Universitare për lëndën e Obstetrikë – Gjinekologjisë dhe u quajt Materniteti Nr.1.

Në dt. 08.12.2004 me urdhër nga Ministria e Shëndetësisë i vihet emri: Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, emër që mban dhe sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Ndërtesa që na rrëfejnë diktaturën
Modernizmi dhe realizmi socialist ose, kontruktivizmi dhe neo- klasicizmi
Në “Tempull” të gazetares Anisa Ymeri/ Kafja e Madhe në Shkodër u shemb!
Kafja e Madhe – Tokë e zanë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}