Shkencëtari i çmendur…

Nga Redaksia 6 Nëntor, 2020  Mjekësi

Përgatiti në shqip: Elis Kulo

Shumë vetë e kanë konsideruar të tillë mjekun sovjetik Vladimir Demikhov, i cili parë në një aspekt të caktuar, ka qenë duke kryer një kërkim shkencor, por duke parë aspektin tjetër, natyrën e eksperimentit, mund ta meritojë plotësisht këtë përcaktim. Bëhet fjalë për qenin me dy koka.

Përpara këtij ekspermenti, Demikhov në fakt konsiderohet si një ndër pionerët e transplantologjisë, duke realizuar transplantin e shumë organeve jetësore midis qenve, kafsha e tij e parapëlqyer për eksperimente. Duke arritur këto rezultate, në vitin 1954, ai i shtoi vetes sfidën e transplantit të kokës së një qeni, në trupin e një qeni tjetër. Këto prova do të ishin në kuadrin e përgjithshëm të idesë së transplantit të kokës.

Jo thjesht për ata që kanë ndjeshmëri për të drejtat e kafshëve, por edhe duke parë se ky lloj eksperimenti nuk kishte aplikim në jetën reale, si tek njerëzit, ashtu edhe tek shtazët, atëherë lind me të drejtë një pikëpyetje e madhe morale në lidhje me kuptimin dhe synimin e këtij eksperimenti.

Megjithatë, për t’u kthyer tek tentativa kirurgjikale, rasti i paraqitur në fotografi i përket vitit 1959, i cili është edhe më i dokumentuari në celuloid,me qindra shkrepje, por jo më i suksesshmi, pasi ky ekzemplar jetoi vetëm katër ditë, si pasojë e një vene të lidhur keq. Në 23 eksperimentet paraardhëse, rasti më i suksesshëm ishte një qen dykokësh që arriti të jetojë 28 ditë.

Realizimi i ndërhyrjes

Demikhov zgjidhte gjithmonë si qen mbartës një pastor gjerman, racë trupmadhe, kurse si qen mik, një racë në përmasa trupore më të vogla. Qenit të vogël i pritej trupi deri tek putrat e përparme, dhe qëndronte i lidhur me zemrën dhe mushkërinë e tij deri një minutë para transplantit, për t’u lidhur më pas në një hapje që bëhej në qafën e pastorit gjerman. Pjesa e mbetur ishte rikonstruksioni vaskular, që do të thotë lidhja e qenit mik fillimisht me zemrën dhe mushkërinë e qenit mbartës, si edhe në fund edhe lidhjen e qafës me shtyllën kurrizore të pastorit gjerman.

Ndërhyrja, për shkak edhe të përgatijes dhe përvojës së stafit, zgjaste rreth 3-4 orë dhe rezultati në fund ishte dy koka qeni që shikonin, dëgjonin, nuhatnin, madje edhe mund të hanin apo të pinin lëngje, teksa në fakt goja e qenit mik ishte e lidhur gjithmonë me një tub shkarkues. Dhe pavarsisht epitetit që Demikhov mori, mbase më tepër për këmbënguljen e gjatë, provat e para të këtij eksperimenti datonin gati gjysëm shekulli më parë, teksa një mjek francez në bashkëpunim me një mjek amerikan tentuan të njëjtën gjë në vitin 1908, me rezultate paraprake premtuese. Përtej të gjithave, sot transplanti, qoftë i organeve jetësore, qoftë i gjymtyrëve apo edhe i fytyrës, konsiderohet një nga arritjet më të mëdha të mjekësisë së shekullit XX. Meritë për këtë, jo domosdoshmërisht me rastin e përshkruar më lart, porse me shembuj të tjerë më të thjeshtë dhe të sukseshëm, duhet të ketë pasur edhe Vladimir Demikhov.

https://www.youtube.com/watch?v=uvZThr3POlQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Pikëpyetje rreth shpërndarjes së vaksinës në pjesën më të madhe të botës
Studimi: Covid-19 mund t’i nxisë sistemet imunitare të pacientëve të sulmojnë trupat e tyre
Komiteti teknik propozon masa shtesë: Universitetet mësim online, mbyllen konviktet; Po vlerësohet edhe mbyllja pas orës 22:00 e lokaleve në Bllok
“Pandemic fatigue”, fenomeni i lodhjes së shkaktuar nga COVID-19
Debati i madh i 2020-ës: A është kurimi më i keq se sëmundja?
Çmimin Nobel për mjekësi 2020 e fituan 3 shkencëtarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}