Për vlerat shumë dimensionale edhe të folklorit muzikor Lezhian, besoj se ia vlen të kujtojmë edhe Budin e Bardhin e deri tek Historiani Venedikas Marko Antonio Sabellico (1436-1506), të cilët kanë shkrue, se shqiptarët i festonin me kangë e valle shumë interesante, fitoret e tyne ndaj pushtuesve turq. Edhe në Lezhë, ky thesar folklorik muzikor, na mundëson, që të bajmë njëfarë  “autopsie” për historikun e viteve të shkume; fjale e mbajtur e drejtorit të pallatit të kulturës Lezhë, Marçel Lacaj në ëorkshpin e organizuar me temë “Urat kulturore të Adriatikut: lidhje e gjatë mes muzikës popullore në Itali, Shqipëri dhe Malit të Zi”

Marçel Lacaj/ Lezhë

Folklori (dituria e popullit), apo ma konkretisht, Folklori Muzikor, asht një pjesë e randësishme e shpirtit oqeanik të krijimtarisë folkloristike shqiptare. E njajta gja mund të thuhet edhe per Folkorin Muzikor Lezhian, ku ky folklor aktualisht shtrihet në 3 rajone gjeografike të Lezhes, si dhe në 2 oaze folkloristike, që janë Kallmeti dhe Pllana, e cila ka dy nëndegë folkloristike dalluese dhe shumë interesante, për të cilat do flasim në vijim.

Praktikisht kemi Folkun Muzikor: 1. Zadrimor 2. Mirditor 3. Malsor 4. Kallmetor 5. Pllanor     

Specifikisht, folku muzikor Zadrimor, që karakterizohet nga ambëlsia dhe finesa e interpretimit muzikor, si dhe nga veçoria e të këndumunit në kolektiv, çka asht një karakteristikë e bukur e saj. Kangët janë kryesisht me karakter lirik, erotik, social.

2.Folku Muzikor Malsor, që këndohet kryesisht me Lahutë  (me karakter pentatonik), si dhe i interpretumë vetem nga një lahutar. Këto kangë janë kryesisht të karakterit epiko-historik. Padyshim qe kemi edhe kangën karakteristike të Majekrahut, apo edhe kangë të zhanreve të ndryshme baritore, folklorike etj.

3.Folku Mirditor karakterizohet nga gjallëriae mbrendëshme e saj, nga ritmika e mbrendëshme, si dhe nga koloriti i fuqishëm muzikor, me një farë barazie të çuditëshme në mes temave të ndryshme sociale të kohes

4.Folku Muzikor Kallmetor, asht qershia mbi tortë, sepse asht një oaz muzikor, qe ende nuk asht studiu aq sa duhet. Këtu kemi një aliazh interesant dhe unikal, në mes muzikës vendase e gërshetume me atë mirditore dhe malsore (sepse në këtë treve kemi një bashkëjetese fizike të këtyne tre etniteteve), çka reflektohet edhe në specifikën e kangës folklorike Kallmetore, ku çuditërisht (ndoshta për këtë arsye), kemi edhe elementë të kangëve polifonike. Kjo veçori asht shfaqë dhe asht pritë me një interes të veçante edhe në festivalet folklorike në Gjinokastër

.5.Folku Muzikor Pllanor, ndoshta asht edhe ma shumë se sa qershia mbi tortë, sepse në ketë treve kaq të vogël gjeografike, kemi dy nuanca edhe të folkut muzikor. Këtu kemi nuancë muzikore, si edhe në kostumografi, sipas dy religjioneve (katolik e musliman), e këto nuanca folklorike muzikore, kanë kulmu veçanarisht tek vallja karakteristike shumë e bukur dhe e veçantë, që ka marrë emërtimin: “Vallja e Pllanes”

Për vlerat shumë dimensionale edhe të folklorit muzikor Lezhian, besoj se ia vlen të kujtojmë edhe Budin e Bardhin e deri tek Historiani Venedikas Marko Antonio Sabellico (1436-1506), të cilët kanë shkrue, se shqiptarët i festonin me kangë e valle shumë interesante, fitoret e tyne ndaj pushtuesve turq. Edhe në Lezhë, ky thesar folklorik muzikor, na mundëson, që të bajmë njëfarë  “autopsie” për historikun e viteve të shkume, për të parë e për të vlerësu të gjitha fushat e jetës sonë historike. Pra vlera e Folkut Muzikor asht shumë dimensionale, që vlen, jo vetem si vlerë arkivore, për studime të randesishme të jetës sonë socialo-historike, por Folku Muzikor shërben edhe në ditet e sotme dhe në vijueshmëni, si një bazë e shëndoshtë muzikore edhe per zhanret e reja dhe bashkëkohore. Folklori Muzikor i Lezhës, i cili vërtetë asht shumë i veçantë per nga karakteristikat dalluese të etnive apo minietnive që shtrihen në 5 pjesët e afërta gjeografike, gjithsesi ai asht zhvillu si një qenje e gjallë bashkë me jeten, si Qenje e gjallë.

Në Folklorin Muzikor të Lezhës, si kudo në Shqipni, vëren kjartazi të gjitha nuancat muzikore të zonës, si në ato Lirike dhe ne ato Epike. Tek kangët lirike, ku ma shumë e ku ma pak, sipas terrenit gjeografik dhe karakteristikave genetike, janë të pranishme të gjitha nuancat muzikore të Lirikes zonale Lezhiane, ku hyjnë :-1. Kangët e punës; 2.  Kanget e djepit; 3.  Kanget e dashurisë; 4.  Kangët e dasmës; 5. Kangët e pejsazhit; 6. Kangët e kafshëve; 7.  Kangët e shpendëve; 8.  Kangët e kurbetit; 9.  Kangët e pervajshme; 10. Kangët e nizameve; 11. Kangët shoqerore; 12. Kangët humoristike; 13. Kanget ritual; 14. Vajtimet; 15. Thirrmat; 16. Lodrat; 17. Imitimet

Në nje fare mënyre këto ndaheshin edhe sipas gjinisë edhe sipas moshës, duke marrë kështu nuancat dhe karakteristikat gjinore, moshore e kohore. Baj me dije fjalen kohore  psh. një kangë trimnie apo një valle e këndume, kishte tjetër ritem, apo tharm kur luhej pas një beteje… e tjetër qasje (të përafert) kur luhej në një ceremonial martesor. Këto janë nuanca shumë specifike, që specialistet dijnë, që ti operojne me bisturinë e një doktori të mire. Ne Folklorin Muzikor të Lezhes, jo me shumë karakteristika veçuese nga Folku Muzikor Kombëtar, për arsye se Lezha, përveç autoktonisë  së saj, ka edhe ardhje historike fqinjësore, pra asht si një rezervat folklorik, por që edhe na i kemi dy kolonat e fuqishme të Epikës sonë unikale:

1. Kangët legjendare; 2. Kanget historike.  Për këto dy kolona epokale folklorike, nuk po komentoj, jo perveç arsyes së lartpermendun, por edhe për arsye të supernjohjes se tyne, siç janë kangët për Skënderbeun, Gjeto Basho Mujin, Gjergj Elez Alinë. Këto këndohen ende në Lezhë, sidomes në dasma e gosti familjare e deri në diasporë, tuj mos përjashtu këtu edhe takimet apo festivalet folklorike zonale apo Kombetare. Thesari yni i Folkut Muzikor, po vijon të pasurohet edhe me Folkun e ri Muzikor. Pra, aktualisht kemi një natyralitet të një vijueshmënie të folklorit tradicional muzikor edhe në Folkun e Ri Muzikor të Lezhës  p.sh.: nëse këndohet kanga epike për Skandërbeun, në Lezhë këndohet edhe kanga epike për heroin e dy kontinenteve, i cili ra për Amerikën, që asht nga Zadrima e Lezhes e që quhet Gentian Marku. Shumëllojshmenia e instrumentëve folklorik, si lahuta, çiftelia, fyelli, dajra, curlja, zumaria, lodra, pipza, gjethi etj e naltësojnë vlerën e Folkut Muzikor Lezhian, pa permendun këtu vallet e saja karakteristike dhe brilantizmin e diversitetit të kostumografisë rajonale që dritëson në unison, me virtuozitetin e rapsodëve Lezhianë. Kjo është afirmue në festivalet folklorike Kombëtare e ndërkombëtare, veçanarisht me ansamblin e famshëm “Çiftelia”. Në këtë mënyrë edhe Folku Muzikor Lezhian, kontribon në plotësimin e “Tabeles së  Mendelejevit” të Thesarit të Trashegimisë Historiko-Kulturore Kombëtare. Nuk mund të rri pa vu në dukje edhe fenomenin negativ të shtrirjes se politikës edhe në fushën artistike.

Aristoteli ka thanë : “Nëse nuk je pale me politikën, apo pjesë e saj, le të jesh Ylli i botës, ti nuk ke vlerë”. Mjerisht kjo ka pasë peshën e vet negative edhe në botën e Artit, veçanarisht në fushën folklorike, ku shumë artistë u stepën para politikës ditore, e cila don që ti përdore, por artisti asht si shpendi fluturues, që nuk nuk njeh kufizim. Ato ikin e folene e lanën pa zogj të rinj, ku edhe burimet po  fillojnë të shterrojnë nga pikllimi. Na duhet, që të marrim pergjegjësi, ndaj, na duhet që të jemi sa ma të drejtperdrejtë dhe transparente me njani tjetrin, e ketë të gjithë e thojnë, por pak e bajnë e ndër këto pak…pozitiv… asht ky organizëm artistik që dërgon oksigjen në trupin gjysëm të asfiksume të vijimit të holumtimit të pafundësisë së gurrës së krijimtarisë muzikore folklorike. Ndoshta edhe ne Rrethin e  Lezhes asht ndigjue gjysëm asfiksia artistike e larmisë folklorike muzikore tipologjike Lezhiane, që dallon nga shumë treva të tjera te vendit tone. Sami Frasheri ka thanë: ” Nëse do të mjellesh për një vit, mbill misër e grurë, por nëse do të mbjellesh për shumë vite, mbjell arsim e kulturë” e, nje vend nderi në arsim-kulturë, padyshim që e ka edhe folklori muzikor. Ne të gjithë e dimë, se rranjet tona kulturore, konkretisht ato muzikore, janë, ushqehen e duhet të udhqehen vetem nga muza folklorike muzikore tradicionale, apo edhe nga folku i ri muzikor, duke ruajtur kështu individualitetin karakteristik të saj, si dhe duke e lartësu ate artistikisht ne rrethanate reja të kohës ADN- ja e suksesit tonë artitistik Kombëtar, Hulumtimi i matejshem dhe mbështetja e fuqishme tek folklori muzikor, asht e duhet te jete ADN-ja e suksesit tonë artitistik Kombëtar, për te hjellë ne kosheret e ketyne institucioneve artistike, mjaltin artistik te viteve te kalume, së bashku me mjaltin artistik, që vijon të krijohet e jo, si rasti i Lahutës, i instrumentit tonë shekullor dhe karakteristik edhe në folkun muzikor të Lezhes, të vjedhun momentalisht nga serbet, duke na penalizu te gjithëve, që nga Ministria e Kultures e deri tek artisti ma i thjeshte. Pra Folku muzikor i Lezhes, si pjesë vitale e Shpirtit Kulturor, asht një vlerë e shtume në Mozaikun Kulturor mbarë Kombëtar, ndaj edhe un apeloj me gjithë Shpirt: Te ruajme traditen tone artistike, veçanarisht folklorin muzikor, sepse asht një ushqim i patjetersushem i Shpirtit te nji Kombi, asht Frymezim, Edukim, Civilizim, Terapi dhe Sherim, tamam ashtu siç thote edhe një kanga e bukur Labe:– ” këto këngët e Atdheut tim, janë ilaç e janë shërim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Ku fshihet flamuri i pavarësisë?!
Arkeologët zbulojnë se Porti i Durrësit gjendej më në veri nga i sotmi
Historia e Patrullarit nga Amantia
Simbol i Kullave Krutane, por objekti “dëbohet” nga Lista e Monumenteve të Kulturës
Kodiku i Korçës nr. 93 është ekzemplar unik në botë?
E rrallë/ Kisha e Shën Vlashit në Kurbin – E braktisur qe prej komunizmit, banorët e restaurojnë vetë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}