Skënderbeu i vendosur në katër qytetet kryesore ku janë treva shqiptare Krujë, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup ka pothuaj të njëjtën pamje, dhe kanë qenë modele të pakontestueshme, ndoshta për faktin se me to janë marrë institucionalisht, dhe jo individë që lëshojnë ide, dhe mbledhin fonde nëpër emgrantë e shoqata. Mbi 60 vjet më parë, në Krujë, skulptori i njohur Janaq Paço, realizoi të parën shtatore të heroit. Vlerësuar si një ekuestër monumental, unik dhe madhështor, vepra i kushtoi 10 vite punë skulptorit…Si është parë Skëndërbeu në artet pamore shqiptare dhe evropiane referenca vjen nga studiuesit Ferid Hudhri dhe Ylli Drishti

Skënderbeu i vendosur në katër qytetet kryesore ku janë treva shqiptare Krujë, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup ka pothuaj të njëjtën pamje, dhe kanë qenë modele të pakontestueshme, ndoshta për faktin se me to janë marrë institucionalisht, dhe jo individë që lëshojnë ide, dhe mbledhin fonde nëpër emgrantë e shoqata. Mbi 60 vjet më parë, në Krujë, skulptori i njohur Janaq Paço, realizoi të parën shtatore të heroit. Vlerësuar si një ekuestër monumental, unik dhe madhështor, vepra i kushtoi 10 vite punë skulptorit. I lartë 12 m (6 m lartësia e monumentit dhe 6 m bazamenti) monumenti u derdh në bronx (me një peshë 60 kv në fonderinë artistike për veprat e artit, në Budapest, Hungari). Ekuestri monumental u vendos në Krujë më 27 Nëntor 1959 dhe është ekuestri i parë i vendosur në Shqipëri, dhe ndër më të bukurit dhe më të veçantët nga zgjidhja kompozicionale në Ballkan dhe Evropë – do shprehej studiuesi i arteve pamore, Ylli Drishti, kur merr në shqyrtim veprën e Paços.

I ndodhur në zemër të Tiranës, në sheshin me të njëjtin emër, monumenti i Skënderbeut është ngritur 1968. Ky monument është një vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço për konceptimin e tij. Ai u vendos në Tiranë me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar. Përpara tij, në të njejtin shesh, ndodhej monumenti i Ismail Qemalit, të parit krijues të shtetit shqiptar…

Vonë, mjaft vonë vijmë tek monument i Skëndërbeut në Prishtinë, i cili u vu në shesh në vitin 2001, material në bronz, dhe është vepër sërish e skulptorit Janaq Paço.

Edhe kryeqendra tjetër shqiptare, ka monumentin e Skëndërbeut i mbuluar me bronz dhe peshon 2,7 tonë, ndërsa së bashku me bazamentin është i lartë shtatë metra. Kjo njëkohësisht e bën atë dhe shtatoren më të lartë në Maqedoni, vepër kjo e skulptorit Thoma Thomai. Gurthemeli i bazamentit ku qëndron monumenti i Skënderbeut në Shkup u vendos më 28 nëntor të vitit 2005. Ndërsa monumenti u vendos më 28 nëntor 2006.

Por, pa iu larguar Krujës, në muzeun historik, mbetet një vepër monumentale dhe realizimi i grupit skulpturor “Skënderbeu dhe populli” iu besua skulptorit të njohur shqiptar, mjeshtrit Janaq Paço dhe skulptorit Genc Hajdari. Realizimi i skulpturës zgjati tre vjet. Ishte menduar fillimisht nga arkitektët projektues që në hollin hyrës të muzeut të vendosej vetëm shtatorja e Heroit kombëtar në këmbë. Sipas informacionit që marrim nga Muzeu, për këtë arsye nga mjeshtri, tani, 65 vjeçar Paço  u realizuan disa variante të ndryshme, por komisioni artistik-shtetëror i kohës sugjeroi që Skënderbeu të shoqërohej nga luftëtarët e tij dhe populli.

“Në këtë variant figura e Skënderbeut u plotësua anash dhe prapa nga figura të tjera luftëtarësh në skulpturë, që vazhdojnë në altoreliev dhe reliev deri lart, në hapësirën në formë harku të sfondit në hollin e katit të dytë të muzeut. Mjeshtri Paço dhe Genc Hajdari kanë realizuar një grup skulpturor të veçantë,realist që harmonizohet bukur me arkitekturën e muzeut. Vepra të krijon një situatë impresionuese me fuqinë artistike dhe madhështinë e figurave monumentale. Skënderbeu është figura kryesore që evidentohet në grupin skulpturor. Ajo është realizuar me forma të plota monumentale dhe një plastikë të ngrohtë nga mjeshtri Janaq Paço. Artisti i kushtoi jetën kësaj figure simbol, që në vitet e para pas çlirimit kur për më se 10 vjet u angazhua në realizimin e monumentit ekuestër të Gjergj Kastrioti Skënderbeut që u vendos në qytetin e Krujës (i njëjti model u vendos edhe në Prishtinë). Artisti Janaq Paço kishte realizuar në vazhdimësi në studion e tij një koleksion të madh etydesh mbi këtë figurë dhe kishte realizuar vetë dhe me bashkautorë tre vepra monumentale kushtuar Skënderbeut (në Krujë 1959, në Tiranë 1968 dhe në muzeun e Skënderbeut 1982).Monumenti “Skënderbeu dhe populli” i përket fazës së pjekurisë artistike të artistit i cili me këtë vepër mbylli ciklin e veprave monumentale kushtuar Skënderbeut në krijimtarinë e tij” – shënon më tej studiuesi Drishti. Referur një materiali të konsultuar me botimin e Prof. Dr. Ferid Hudhri, “Shqiptarët në artin botërorë – Enciklopedi”, Tiranë, 2012 si dhe me materiale të tjera online, studiuesi Ylli Drishti me rastin e ekspozitës në vitin 2016, mbajtur në Krujë, sjell një panoramë të gjerë se si është trajtuar Skëndërbeu në artin pamor shqiptar, por edhe atë evropian:

“Figura e Skënderbeut në artin pamor europian Shekulli XV. Tabloja “Kryqëzimi” i artistit Michele da Verona është ekspozuar në Galerinë Brera të Milanos, ku paraqitet në anën e majtë të tablosë një luftëtar me flamurin me shqiponjën e Kastriotëve. Shekulli XV. Nga një autor anonim janë gjetur tre medalje me portretin e Skënderbeut në çerekun e tretë të këtij shekulli dhe saktësisht midis viteve 1450-1475, pikërisht në kohën kur heroi ishte ende gjallë. Shekulli XV. Në shtëpinë ku Skënderbeu ndenji në Romë gjatë vizitës që ai bëri në takimin me Papën u realizua në hyrje të ndërtesës portreti i tij në afresk (në formë medaljoni), me pamje në profil në anën e djathtë dhe me veshje veneciane. 1443-1448. Në katedralen e Shebenikut në Kroaci ndodhet një portret në skulpturë i Skënderbeut që u realizua nga artisti i njohur me origjinë shqiptare Andrea Aleksi (1425-1507). 1508-1510. Në botimin e parë të historisë së Skënderbeut të shkruar nga humanisti shqiptar Marin Barleti është vendosur edhe një portret i Skënderbeut në grafikë me pamje në profil majtas dhe me veshje veneciane. 1553-1558. Piktori Italian Christofano dell’Altissimo (1525-1605) realizoi portretin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut sipas një tabloje që ruhej në koleksion e arkidukës Ferdinand I Tirolit, për të cilin thuhet se është mbështetut te një vizatim origjinal që piktori Gentile Bellini i ka bërë Skënderbeut gjatë udhëtimit në Romë. Në fillim vepra u fut në Palazzo Veçhio të Firences, më pas për pak kohë qëndroi në Palazzo Pitti dhe në vitin 1587 u vendos përfundimisht në Galerinë Ufizzi ku ndodhet edhe sot. 1596. Theodore de Bry (1528-1598) grafist, argjendar dhe botues belg realizoi në grafikë portretet e Donika Kastriotit dhe Tanush Topisë sipas një vizatimi nga J. Hoefnagel. 1596. Piktori dhe grafisti hollandez Joris Hoefnagel (1542-1601) realizoi në gravurë portretin e Skënderbeut të gdhendur në bakër nga T. Bry. Shekulli XVI. Në pallatin e Dozhëve në Venedik është realizuar afresku “Mbrojtja e Shkodrës” nga piktori i njohur Paolo Veroneze (1528- 1588) Shekulli XVII. Piktori i shquar hollandez Rembrandt (1606-1669) realizoi në gravurë portretin e Skënderbeut i cili ndodhet në Muzeun e Arteve, Nantes, Francë. Shekulli XVII. Në kështjellën Borgar (Chataux de Beauregard) ndodhet një tablo për Gjergj Kastriot Skënderbeun ndërmjet 327 figurave më të shquara të historisë botërore që janë përjetësuar në atë kështjellë. Pranë tij dallohen Perandori i Kostandinopojës, Kostandini, dhe anën tjetër dallohen ish-aleati në luftimet kundër osmanëve, Huniadi i Hungarisë. Shekulli XVII. Në kështjellën Valburg të Gjermanisë ndodhet një portret në pikturë i Skënderbeut. 1601. Grafisti gjerman me orgjininë hollandeze Dominicus Custos (1560-1612), një nga grafistët e njohur të shkollës gjermane të shek. XVI realizoi dy gravura për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Për herë të parë ai e paraqet figurën e heroit në këmbë, me qëndrim përballë, ku janë vizatuar përkrenarja dhe shpata e tij. 1726. Piktori gjerman Christoph Weigel (1654-1725) realizoi një gravurë me portretin e Skënderbeut në profil mbështetur në tablonë e njohur të Galerisë Uffizi. Në pjesën e poshtme artisti ka shkruar me gërma kapitale GEORGIVS CASTRIOTA. 1742.

Piktori Italian Francesco Zuçhi (1692-1764) realizoi në gravurë, në metal portretin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Gravura e Zuçhi-t u riprodhua për herë të parë në librin e G. Biemmi “Istoria di Georgo Castriota detto Scanderbegh”, botuar në Brescia në vitet 1742 dhe 1756. Ndryshe nga pjesa më e madhe e autorëve të tjerë ku heroi është vizatuar në profil Zuçhi e ka dhënë Skënderbeun në pamje ballore. 79 1731. Piktori hollandez Ëouter Jongman (1712-1744) në ciklin e portreteve kushtuar figurave të mëdha ushtarake realizoi edhe portretin e Skënderbeut, i cili është i ngjashëm me profilin e njohur të tablosë së Christofano dell’Altissimo në Galerinë Uffizi. 1800. Piktori dhe historiani francez Charles Paul Landon (1760-1826) realizoi një portret të Skënderbeut, sipas pikturën në Gelerinë Uffizi, të cilën e botoi në kopertinën e një libri për historinë e Shqipërisë në Francë. 1854. Në Muzeun Benaki të Athinës, ndodhet një vepër kushtuar Skënderbeut e realizuar nga piktori grek Vasilis Skopa. 1857. Piktori rumun Theodor Aman (1831-1891) ka realizuar gravurën me titull: “Luftimet e Skënderbeut”. 1891 Në sallën e parë të Muzeut Historik të Athinës është ekspozuar një tablo e dhuruar nga Dh. K. Vasiliu. Shekulli XIX. Piktori Simkoëiss (shek. XIX) realizoi portretin e Skënderbeut në pikturë në mjediset e kishës katolike në Prizren. Fundi i shek. XIX. Skulptori kroat Ivan Meštrović (1883-1962), skulptori më i shquar i Kroacisë dhe një nga artistët më të njohur të shekullit XX, realizoi një vizatim me portretin e Skënderbeut. Shyqri Nimani mendon se ai është realizuar sipas gravurës së riprodhuar në librin e njohur të Marin Barletit, botuar në Kroaci në vitin 1743. Vizatimi është nënshkruar dy herë nga autori. 1902. Skulptori çek Heinrich Kautsch (1859-1943) realizoi pllakën e çmimit Skënderbeg. 1917. Piktori Italian Saverio Pollaroli (1855-1934) realizoi një tablo me ngjyra vaji në pëlhurë për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Heroi aty paraqitet në këmbë me pamje ballore, me përkrenaren e njohur, me qëndrim ceremonial, me shpatën përpara midis këmbëve që mbahet me dorën e majtë, ndërsa dorën e djathtë e ka vendosur në bel. Nga supet zbret pelerina e gjatë e hedhur pas krahëve, pas së cilës duket pjesërisht mburoja me shqiponjën dykrenare. Është një nga tablotë që u pëlqye shumë nga shqiptarët dhe u ribotua në disa gazeta brenda e jashtë Shqipërisë. Studio Marubi e bëri dhe kartolinë. Mbi bazën e pikturës së artistit Pollaroli u realizua monumenti prej bonzi nga një skulptor belg dhe u vendos në qytetin e Brukselit në vitin 1968. 1930. Skulptori italian Arturo Sala i cili në vitet 1920-1930 jetoi në Shkodër dhe punoi si mësues vizatimi në Kolegjin Saverian gdhendi në formë medalioni në granit portretin e Skëndërbeut, i cili ishte në përmasa relativisht të mëdha në ambient të hapur. Kjo vepër mendohet të jetë më e hershmja e vendosur në mjediset shqiptare. 1932. Skulptori italian Eugenio Baroni (1880-1935) realizoi në bronz bocetit për monumentin e Skënderbeut. 1937. Në kuadër të festimeve të 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë Qeveria Shqiptare në qershor të vitit 1937 shpalli konkursin për ngritjen e monumentin të Gjergj Kastriotit. Në fund të konkursit u dorëzuan 39 projekte prej të cilave 7 projekte u zgjodhën si më të mirat e gjithë konkursit. Çmimet u ndanë si më poshtë: Çmimi i parë për skulptorin kroat Antun Augustinčić me arkitektin Drago Golic, çmimi i dytë për artistët italian Amerigo Totti dhe Mario Sena, ndërsa çmimi i tretë për projektin e realizuar nga bullgarët Assen Peikoff, skulptor dhe Georges Popoff, piktor. 1937. Skulptori kroat Antun Augustinčić (1990-1979) realizoi projekt monumentin e Skënderbeut duke fituar çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar të zhvilluar në Tiranë. 1940.

Skulptori Italian Romano Romanelli (1882-1968) realizoi në bronz monumentin e Skënderbeut mbi kalë që u vendos në sheshin Albania në Romë. 1942. Skulptori Italian Mario Vita, artist zyrtar i mbretërisë Italiane, realizoi bustin e Skënderbeut në gips me përkrenare mbi krye. 1969. Neë York (SHBA) u realizua nga Instituti i Studimeve Shqiptare të Universitetit të Romës “Ekspozita Ikonografike Kastriotane”. Ekspozita u përgatit nga P. Vinçenc Malaj dhe u çel në sallën e konferencave të Americana Hotel. U paraqitën 150 riprodhime dhe gravura të ndryshme kushtuar Heroit Kombëtar dhe qëndresës antiosmane të realizuara nga autorë të huaj. Koleksioni pas mhylljes së ekspozitës iu bë dhuratë Shoqatës Panshqiptare “Vatra” në Amerikë. 1981. Piktori kanadez me origjinë angleze Ray Noble (1942) ka realizuar posterin me titull:” Skanderbeg shqiponjë e Shqipërisë”. Noble 80 krijoi disa portrete si dhe një tablo me figurën e heroit kombëtar. Portretet e realizuara në tush paraqesin perzonazhe të njohura si: Skënderbeu, Gjon Kastrioti, Hamzai, Reposhi, etj. Ndërsa tabloja me ngjyra ka në qendër vetëm figurën e Skëndërbeut në kalë. Ndër krijimet më të hershme të paraqitjes së figurës së Kastriotit është edhe afresku në kështjellën Burça pranë qytetit Zhilina të Çekisë. Figura e Skënderbeut është më e madhe se ajo. Në qytetin Gdans të Polonisë ndodhet një reliev kushtuar Skënderbeut. Figura e Skënderbeut në artin pamor shqiptar 1883. Piktori nga Korça Gjergj Panariti realizoi portretin e Skënderbeut të kthyer në profil (nuk ruhet asnjë imazh i tij). 1889. Piktori Anastas N. Ballamaçi realizoi figurën e plotë e heroit mbi kalë, duke e veshur heroin me veshje kombëtare e zbukurime të arta, por mbi krye ai mban një kapelë të zezë rrethore me kryqin e krishterë. Në fund të tablosë në gjuhën greke është shënuar data, viti si dhe emri i piktorit. Ballamaçi u ndihmua në realizmin e këtij punimi nga tabloja e piktorit romantik francez T. Zheriko (Théodore Géricault) me titull: “Oficeri i gardës perandorake” (1812). Portreti i Skënderbeut u trajtua në pikturë dhe nga Theohar Gjini (1880-1956). Ai mbetet ndër portretet e pakta të piktorëve shqiptarë që e paraqesin heroin me veshje jo ushtarake, pa kapelë mbi krye, në gjysëm profil dhe me mjekër të zezë. Shekulli XIX. Piktori Kol Idromeno realizon në fundin e shekullit XIX, tri portrete të ndryshëm me imazhin e Skënderbeut kryesisht i mbështetur në gravurat europiane. 1913 -1931.

Piktori autodidakt Spiro Xega (1876-1953), ishte autori i një cikli prej mëse dhjetë veprave, prej të cilave ruhen tablotë: “Skënderbeu” (1931, GKA, Tiranë); “Skënderbeu” (GA, Korçë); “Skënderbeu” (Koleksion privat, Korçë). 1915-1916. Piktori shkodran Simon Rrota (1887-1961) realizoi tablonë “Skënderbeu në betejë” (GA, Shkodër). 1917. Patrioti Murat Toptani (1868-1917) realizoi në skulpturë bustin në gips të Skënderbeut, i cili u derdh në bronz në Itali në vitin 1931, nga Odise Paskali në dy kopje. Një kopje e bustit ndodhet në MK “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë, ndërsa kopja tjetër në GKA, Tiranë. 1920. Piktori Andrea Kushi (1884 -1959) realizoi portretin në profil të Skënderbeut me përkrenaren mbi krye e me veshje mbretërore. 1927. Piktori Zef Kolombi realizoi tablonë:” Skënderbeu në luftë me persët” (GKA, Tiranë). 1937. Në bazë të një gravure evropiane edhe ikonografi Vangjel Zengo (1877-1938) pikturoi disa herë portretin e Skënderbeut si dhe tablonë “Beteja e Skënderbeut me turqit” (1937, GKA, Tiranë). Edhe piktori shkodran Ndoc Martini (1880-1917) portretin e heroit e punoi në disa variante –“Skënderbeu”. 1939 (më 28 nëntor). Skulptori Odhise Paskalit (1903-1985) realizoi Bustin e Skënderbeut, në Kukës. Ky imazh me kokën e kthyer anash dhe me përkrenare është dhe një nga veprat më popullore dhe mjaft të njohura. I derdhur në bronz, ky portret është riprodhuar në disa kopje në bronz. 1957. Në Akademinë e Shën Petërburgut, Rusi, skulptori Thanas Papa mbrojti diplomën me monumentin e Skënderbeut në kalë (projekt monument, një kopje ndodhet në muzeun e Akademisë “RJEPIN”, Rusi). Në studion e tij artisti ka realizuar edhe 9 projekt monumente me kalë kushtuar të këtij heroi. 27 nëntor 1959. Skulptori Janaq Paço (1914-1991) realizoi në bronz për qytetin e Krujës monumentin e Skënderbeut, që është monumenti i parë i heroit mbi kalë i realizuar në Shqipëri. Ai në studio kishte realizuar rreth 25 punime për figurën e tij. 81 11 janar 1968. Bashkautorët Odhise Paskali (1903-1985), Andrea Mano (1921-2000) dhe Janaq Paço (1914-1991) realizuan monumentin e Skënderbeut në Tiranë, i cili u vendos në sheshin kryesor që mban emrin e tij. 1968. Monumenti i Skënderbeut u vendos pranë parkut Josafat të komunës Schaerbek në Bruksel, Belgjikë. Në artin pamor të pas Luftës së Dytës Botërore, nuk ka piktor dhe skulptor që të mos ketë trajtuar të paktën një herë figurën e Skënderbeut në portret apo dhe në tablo kompozicionale. Skënderbeu vetëm, por më së shumti dhe bashkëluftëtarët e ngushtë të tij, pasqyrohen gjerësisht në artin figurativ shqiptar. 1968. U organizua Ekspozita Kombëtare, në Tiranë kushtuar figurës së Skënderbeut, ku pati mjaft vepra në pikturë, sculpture, grafikë etj. Në veprat e Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë dhe në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë, një vend i veçantë i është kushtuar pasqyrimit të figurës së Skënderbeut. Ato janë realizuar në teknika të ndryshme: afresk, shtatore, buste, grup skulpturor që e pasqyrojnë heroin si luftëtar, udhëheqës popullor, burrë shteti dhe figurë e pavdekshme e heroizmit popullor. 1981. Në MHK, Tiranë Fatmir Haxhiu realizoi në afresk veprën me titull ”Bashkimi i principatave shqiptare”, ndërsa skulptori Odise Paskali realizoi shtatoren e Skënderbeut në këmbë (bronz). 1982.

Në MK “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë u realizuan vepra të ndryshme kushtuar figurës së Skënderbeut, bashkluftëtarëve të tij dhe jehonës së veprës së tij në shekuj. Në hollin hyrës të muzeut ndodhet i derdhur në çimento të bardhë grupi skulpturor “Skënderbeu dhe populli”, me autor Janaq Paço dhe Genc Hajdari. Gjithashtu në hollin e katit të dytë ndodhet një kopje e Portretit të Skënderbeut në bronz e skulptorit Odise Paskali. Në hollin e katit të tretë, ndodhet porteti i Skënderbeut (gdhendur në gur) i autorit Llazar Nikolla. Në sallën kryesore të muzeut në katin e parë me titull “Bashkim përballimi” ndodhen tri piktura murale: “Kuvendi i Lezhës” (afresk) me autor piktorin Bashkim Ahmeti; “Bashkim përballimi” (akrilik), me autor piktorin Naxhi Bakalli dhe “Vdekja e Skënderbeut” (afresk), me autor piktorin Niko Progri. 2001 Monumenti i Heroit Kombëtar – kopje në bronz e skulpturës në Krujë, vepër e skulptorit Janaq Paço, u vendos në Prishtinë. 2003. Shtatorja e heroit, vepër e skulptorëve Muharrem Turkeshi dhe Agim Sela, u vendos në Dibër, Maqedoni. 2006. Monumenti i heroit mbi kalë vepër e skulptorit Thoma Thomai (Dhamo) u vendos në qytetin e Shkupit, Maqedoni. Busti i heroit është vendosur edhe në oborrin e gjimnazit “Skënderbeu” të Preshevës (Sërbi). Busti i Skënderbeut (kopje e veprës së skulptorit Odise Paskali) ndodhet edhe në Vaçarizzo Albanese – fshat i Kozencës në Kalabri. Në vitin 2008, busti i heroit, po kopje e skulptorit O. Paskali u vendos edhe në Civita të Italisë. 2006 Përmendorja e Skënderbeut në Miçigan (SHBA) u përuruar në prani të mijëra vetëve. Merrte pjesë hirësia e tij kryepeshkopi i Detroitit, Kardinali Adam Maida dhe Presidenti Republikës së Shqipërisë Shkëlqesia e tij z. Alfred Moisiu. Monumenti është vendosur në hyrje të oborrit të kishës katolike shqiptare “Shën Pali” në Roçester Hills, rreth 40 kilometra në veri të Detroitit. Autor i saj është skulptori shqiptar Kreshnik Xhiku. 28 nëntor 2012. Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë u vendos busti i Skënderbeut në Londër, në adresën: 113 Inverness Terrace, London Ë2 6JH. Autori i saj është skulptori shqiptar Kreshnik Xhiku. 4 gusht 2013. Në fshatin arbëresh Munxhufuni (Montecilfone), Rajoni Molize, Itali, u vendos busti i Skënderbeut, vepër e skulptorit shqiptar Kreshnik Xhiku. Fshati Munxhufuni është një prej 52 fshatrave arbëreshe të Italisë Jugore. Imazhi i Skënderbeut është përdorur edhe në edicione postare si dhe në monedhen shqiptare Lek dhe kartmonedhë. Pulla e parë postare shqiptare për Skënderbeun daton më 1 dhjetor 1913, për të vijuar më tej nëpër vite me 141 vlera të tjera. E fundit i përket vitit 2005.”

Përgatiti: V.Murati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Shpëtoni RADION!
Kulla e Sahatit- Një ligj, dy VKM dhe ca rregullore që…
Kulla e Sahatit
Rindërtimi, Plan i Detyruar Vendor për zonën Arkeologjike në Durrës
E la amanet për Tiranën, zhduket “Guri i jetës” së Ibrahim Kodrës…
Biblioteka- Museum e Tiranës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}