Libri “Tirana arkeologjike”, me autor N. Ceka, S. Mucaj dhe L. Përzhita, botim i Bashkisë Tiranë vjen me rastin e 100 vjetorit të themelimit të kryeqytetit të Shqipërisë, i cili sjell para lexuesve vlerat arkeologike të kësaj treve me tradita të shquara dhe në fushën e antikitetit. Historia e shoqërisë njerëzore në zonat fushore, kodrinore e malore të Tiranës ka kaluar në disa periudha të rëndësishme, që fillon në periudhën e neolitit dhe vazhdon edhe në periudhat pasardhëse deri në ditët e sotme. Libri është konceptuar në katër kapituj, në të cilët pasqyrohen epokat e ndryeshme të zhvillimit në lashtësi te kësaj treve duke filluar me qendrat prehistorike sic janë shpellat e Pëllumbasit; pikturat prehistorike në Bovillë apo fortifikim në Tujan etj’ qytetërimin ilir me qytetet si Pesqopi dhe Dorëzi; apo me zbulimet arkeologjike të periudhave të mëvonshme si Mozaiku i Tiranës, Thesari i Vrapit dhe Mbishkrimet latine në stelat e Baldushkut. Një vend të vecantë do ti dedikohet sistemit fortifikues të epokës së Justinianit. Ne jemi sot dëshmitarët e së vërtetës për të cilën shkruan Prokopi në vitin e largët 556 m. Kr. Në listën e kështjellave të rindërtuara nga Justiniani në provincën e Epirit të Ri, Prokopi i Cezaresë përmend dhe një me emrin Tyrkanos (Tyrhanos), nga e cila ka trashëguar emrin edhe kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Duke filluar nga fundi i shek. XII dhe duke vazhduar më pas edhe në shek. XIII dhe XIV në territorin e Arbrit. janë ndërtuar një numër i madh monumentesh të krishtere. Kësaj e periudhe i përket dhe fillimi i ndërtimit i disa kishave, abacive dhe manastireve në zonën e Tiranës Manastiri i Shën Mërisë Bovillë, Kisha e Shën Kollit në Priskë të Vogël, Kisha e Shën Mërisë në Brar, Manastiri i Shën Ilarionit në Shërminë, Abacia e Shën Mauricit në Priskë të Madhe, etj. Në shekullin e XIV, ndryshimet e shpeshta në pushtetin qendror, sollën krijimin e një formacioni të ri dhe të fuqishëm nën Karl Topinë, që Barleti e njeh dhe si themelues të Kalasë së Petrelës. Gjatë periudhës osmane u ndërtuan Kështjella e Prezës, Ndroqit dhe Kalaja e Tiranës. Krahas kështjellave mund të përmenden dhe monumente të tjera si xhamia e Et-hem Beut, Teqeja e Sheh Dyrit, Ura e Brarit, Tabakëve, Dobreshës dhe varret monumental të Kapllan Pashës dhe Varri Nuses.Lexuesi ne këtë botim do të gjejë dhe kalatë e rëndsishme sic janë Petrela, Tirana, Preza, Ndroqi të cilat që nga koha e Skenderbeut e deri vonë shebyen si rezidenca të princërve arbëror.Ky botim sjell para lexuesi tpër herë të parë potencialin arkeologjik të trevës së Tiranës dhe ndihmon të gjithë të interesuarit që të vizitojnë këto qendra antike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Ku fshihet flamuri i pavarësisë?!
Arkeologët zbulojnë se Porti i Durrësit gjendej më në veri nga i sotmi
Historia e Patrullarit nga Amantia
Simbol i Kullave Krutane, por objekti “dëbohet” nga Lista e Monumenteve të Kulturës
Kafshët dhe Njeriu, vëllezër në luftën për jetën
Kodiku i Korçës nr. 93 është ekzemplar unik në botë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}