Në Ditët e Albanologjisë, që po mbahet këto ditë në Tiranë, në një nga seksionet më të prekshme për një shoqëri si e jona, që ende nuk vepron me kujtesën, si trashëgimi, pra çfarë është shpëtuar nga koha dhe raportin e saj me njohjen, u mbulua nga disa kumtesa që janë njëkohësiht të trajtuara si arritje dhe projekte në punë e sipër të departamentit të studimit të artit, pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Këto kumtesa, janë edhe një mundësi për t’u njohur me paraqitjen e artikujve të përfshirë në nr. 20 të revistës “Studime për Artin”, krahas një prezantimi të detajuar të synimeve dhe përmbajtjes së arkivit të Qendrës së Dokumentacionit Artistik.

Takimi u mbajt sot në mjediset e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, në sallën “Rrok Zojzi”. Organizatorët shprehen se një nga arsyet kryesore që vendosën t’ja kushtojnë nr. 19 dhe 20 të revistës “Studime për Artin” temës së arkivit, ishte për të hedhur dritë mbi fenomenin e bjerrjes së praktikave arkivore në Shqipëri duke filluar nga vitet 1990 e këtej, krahas bastisjes dhe shkatërrimit (të plotë ose të pjeshëm) të vetë koleksioneve arkivore. Në kontributin e saj për numrin e sapodalë të revistës “Studime për Artin” – “Rebelimi ndaj institucionit arkivues si shuarje e kujtesës kolektive: Një vështrim mbi arkivat teatrorë në Shqipëri” (f. 32-72) – Anxhela Çikopano Hoxha përpiqet t’i analizojë këto fenomene në kontekstin e arkivave teatrore. Ndërkaq, në artikullin vijues – “Surprizat e një arkivi: Mbi trashëgiminë fotografike të Kolë Idromenos” (f. 73-104) – Agron Mesi reflekton mbi një arkiv i cili fatmirësisht është ruajtur deri në ditët e sotme, por që fatkeqësisht nuk njihet aq sa duhet nga publiku.  Ndërkaq, sot, Dr.  Çikopano Hoxha dhe Dr. Mesi prezantuan këto punime, në kuadrin e zhvillimit të konferencës “Ditët e Albanologjisë”.

Në abstrakt të referencës së saj, Çikopani ndalet në debatet e sotme të arkivimit, veçanërisht në epokën e digjitalizimit, sjellin teori dhe praktika për t’i bërë arkivat sa më të aksesueshëm nga të gjithë. Arkivimi sot flet për dinamika të reja. Arkivimi në teatër pastaj, sjell edhe problematikat e arkivimit të një morie elementesh, në mediume të ndryshme, por edhe sfidën e arkivimit të së paarkivueshmes, siç është interpretimi.

foto arkiv nga shfaqja “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”

Megjithatë, problemi kryesor, sipas Çikopanit, me të cilin është përballur arkivimi teatror në Shqipëri, lidhet me praktikat arkivuese para dhe pas viteve ’90. Bjerrja e arkivave, një fenomen i njohur pas viteve ’90, solli edhe bjerrjen e këtyre arkivave, duke bërë që një pjesë e artistëve të merrnin materiale nga dosjet e arkivave publikë dhe t’i çonin në shtëpitë e tyre, në mos për tjetër arsye, për t’i ruajtur nga shkatërrimi e harresa. Po ky proces përmban një paradoks, sepse në çastin që materialet e arkivuara dalin nga sfera publike, për të hyrë në privaten, hyjnë në territorin e harresës kolektive dhe bëhen të paprekshme nga studiuesit, çkaçon edhe personin në fjalë drejt harresës. Pas ndryshimit të sistemit politik në vitin 1990, veçanërisht në dekadën e parë, pati një sjellje refuzimi kolektiv ndaj trashëgimisë komuniste, gjë që u pasqyrua jo vetëm në bastisjen e godinave që e përfaqësonin, si uzina, fabrika, magazina etj., por edhe në shkatërrimin e arkivave, duke u djegur dhe duke u flakur dosje. Shkatërrimi u pasua nga një fenomen që karakterizonte edhe shoqërinë në përgjithësi: në përvetësimin e materialeve teatrore, si një pronë private që duhej ruajtur nga krijuesi, paçka se kjo vinte ndonjëherë edhe për nevoja të moszhdukjes së materialeve përballë kësaj batërdie kolektive dhe institucionale. Problemi i ruajtjes personale të materialeve artistike qëndron në zhdukjen e tyre nga kujtesa kolektive, një sfidë kjo për kërkuesit, të cilët hasin xhepa të zbrazur gjatë kërkimeve të tyre. Po ç’po ndodh me arkivat teatrorë sot?

Mbi suprizat e një arkivi, fjala mbi trashëgiminë e Kol Idromenos, si ka mundur t’i rezistojë kohës, dhe sa njihet nga publiku dr. Agron Mesi merr përsipër të bëjë të ditur një fakt, por, njëkohësisht, dhe një fat të rrallë: prezencën e pjesës më të madhe të krijimtarisë fotografike të Kolë Idromenos si pjesë e arkivit fizik të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Një e dhënë e tillë, deri më tani, mbase nuk ka depërtuar aq sa duhet si informacion në arealin studimor shkencor të kohës, dhe, aq më tepër, jo ashtu si duhet, në mënyrë që ky arkiv të jetë i aksesueshëm për këdo që ka interes. Studiuesi, thote se bëhet fjalë për kufizimet e mëdha që paraqet në përgjithësi kontakti i drejtpërdrejtë me ekzemplarët fizikë të një arkivi, një kufizim i drejtë ky, i justifikuar për arsye ruajtjeje e standardi konservimi. Me qëllim eliminimin e një barriere të tillë, një lajm i mirë është nisma e iniciuar kohët e fundit pranë këtij instituti, me qëllim digjitalizimin e plotë të materialit arkivor, të negativëve dhe stampimeve që mbajnë autorësinë e Kolë Idromenos dhe krijimin e platformës online për aksesimin e lire të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey
Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}