Shkrimtarja 53-vjeçare është një ish-fituese e Çmimit Ndërkombëtar Man Booker për romanin e saj të vitit 2007, “The Vegjetarian”.
Në ceremoni ajo u vlerësua “për prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”. Komiteti i Çmimit Nobel e ka dhënë çmimin letrar që nga viti 1901 dhe kjo shënon herën e 18-të që një grua fiton çmimin.
Ajo ka fituar 11 milionë krona (810,000 £) që është shuma që i jepet çdo fituesi të çmimit Nobel këtë vit. Han është fituesja e parë koreano-jugore e çmimit, e cila u përshkrua nga bordi i çmimit Nobel si dikush që “i është përkushtuar muzikës dhe artit”.
Deklarata shtoi gjithashtu se puna e saj i kalon kufijtë duke eksploruar një gamë të gjerë zhanresh – këto përfshijnë dhunën, pikëllimin dhe patriarkalizmin.
Një pikë kthese për karrierën e saj erdhi në vitin 2016, kur ajo fitoi çmimin International Man Booker për Vegjetarian – një libër i cili ishte botuar gati një dekadë më parë, por u përkthye për herë të parë në anglisht në 2015, nga Deborah Smith.
Ai përshkruan pasojat e dhunshme për një grua që refuzon t’i nënshtrohet normave të marrjes së ushqimit.
Veprat e tjera të Hanit përfshijnë “The White Book”, “Human Acts” dhe “Greek Lessons”.
Sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze Mats Malm tha në ceremoni se “ajo nuk ishte vërtet e përgatitur” për të fituar çmimin.
Kryetari i komitetit Anders Olsen tha gjithashtu se ajo “përballet me trauma historike dhe grupe rregullash të padukshme dhe, në secilën prej veprave të saj, ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”. Ai e vlerësoi “stilin e saj poetik dhe eksperimental” dhe e quajti atë “një novatore në prozën bashkëkohore”. Kryetari shtoi se ajo ka “vetëdije unike për lidhjet midis trupit dhe shpirtit, të gjallëve dhe të vdekurve”. Han është fituesja e parë femër e çmimit të letërsisë që nga viti 2022, kur ai iu dha shkrimtares franceze Annie Ernaux.
Ajo është gjithashtu fituesja e parë femër Nobel pwr këtë vit.
Han është vajza e romancierit Han Seung-won dhe ka lindur në qytetin e Koresë së Jugut të Gwangju. Ajo u transferua në kryeqytetin Seul në moshë të re dhe studioi letërsi koreane në një universitet në qytet. Veprat e saj të para të botuara ishin pesë poezi në 1993, dhe ajo bëri debutimin e saj në roman vitin e ardhshëm me një tregim të shkurtër.
Han, e cila ka mësuar shkrimin krijues në Institutin e Arteve të Seulit dhe po shkruan romanin e saj të gjashtë, është botuar në më shumë se 30 gjuhë.
Çmimi i vitit të kaluar u fitua nga shkrimtari norvegjez Jon Fosse dhe fituesit e mëparshëm përfshijnë Toni Morrison, Doris Lessing, Kazuo Ishiguro, Gabriel Garcia Marquez dhe Bob Dylan.