Prof. Dr. Besnik Aliaj dhe PhD. Doc. Sotir Dhamo, Universiteti Polis, ishin pjesëmarrës me kumtesën e përbashkët në konferencën qe u mbajt në datat 17-18 nëntor, organizuar nga ISKK, me temë “Arkitektura, Urbanistika dhe Politikat e Territorit ne Shqiperi gjatë viteve 1945-1990”

Rektori i Universiteti Polis, Besnik Aliaj u shpreh lidhur me debatin mbi shembjen e Piramides se shembja nuk ndihmon ne memorien historike. Ai mbrojti qendrimin se ky objekt duhet kthyer ne nje muze te diktatures, per te ndihmuar ne rifunksionalizimin e tij ne sherbim te kujteses se cfare ishte ai regjim.

***

Gjate viteve 1945-90, Shqipëria ishte një nga vendet më pak të njohura në botë, dhe praktikisht e izoluar nga të huajt deri në fund të viteve 80-te. Shumica e studimeve mbi Europën Lindore nuk kane patur informacion të besueshëm dhe të plotë rreth Shqipërisë. Zakonisht ajo injorohej krejtësisht, ose në rastin më të mirë përmendej thjesht si vendi më vogel dhe më pak i zhvilluar i Europës. Si një sistem ekstrem totalitar, komunizmi i Shqipërisë ishte totalisht i imunizuar ndaj kritikës për 45 vjet dhe informacioni mbi çështjet e brendshme ka qene teresisht i kontrolluar.

Kumtesa përmbledhte informacionin rreth modelit të zhvillimit te territorit të Shqipërisë, perfshi ceshtje te arkitektures, urbanistikes, strehimit, etj duke eksploruar pervojat e mia personale, pjeserisht si perjetues dhe si student i fushes sidomos gjate fundit te kesaj periudhe, dhe me tej si kerkues e analizues i fushes pas ndryshimit te sistemi ekonomik dhe politik ne vend. Pervec punes personale si pedagogog dhe kerkues prej mbi 30 vitesh ne Universitetin Politeknik dhe ne Universitetin Polis, z. Aliaj theksoi mes te tjerash se jane shfrytezuar referencat e pakta zyrtare te kohes per kete teme, si dhe materiale shkencore-analitike me karakter jo-ideologjik, nga botime të herëpashershme qe perpiqen te analizojne edhe rastin Shqiptar, si:

i) Berth Danermark – Zhvillimi urban dhe rajonal i pasluftës në Shqipëri 1945-1990.

ii) Derek Hall – Politika e strehimit në Evropën Lindore dhe Bashkimin Sovjetik – Shqipëria.

iii) Lena Magnusson – Politikat e strehimit në botën e tretë socialiste – Shqipëria.

Qasja:

Zhvillimi urban në Shqipëri gjate viteve 1945-90 është mjaft i veçantë, për shkak të:

i) aplikimit të vazhdueshëm të parimeve te ekonomise se planifikuar dhe te centralizuar;

ii) angazhimit të forte ideologjik te autoriteteve dhe homogjenitetit ne masave te marra ne kete drejtim;

iii) prapambetjes se trashëguar – pas lufte vendi ishte ende në shumë aspekte një shoqëri gati mesjetare;

iv) industrializimi dhe urbanizimi ne Shqiperi janë fenomene të situates së pasluftës, dhe jo rezultat organik i zhvillimit apo i proceseve te industrializimit sic ndodhi ne “perendim”;

v) autoritetet refuzuan me kokefortesi integrimin e vendit në sistemi ekonomik global, dhe ndoqën politikat strikte të ashtuquajtura te “vetë-mbështetjes” (“mbeshtetjes ne forcat tona”) duke imponuar stanjacion dhe prapambetje te metejshme.

Kumtesa mori ne analize procesin e urbanizimit dhe strukturës urbane në vetvete, brenda një kuadri të gjerë: i) sistemi ekonomik; ii) sistemi shoqëror dhe struktura klasore; iii) aspektet historike te zhvillimit; iv) mjediset gjeopolitike te kohes; v) dhe specifikat e situatës në Shqipëri.

#Profesor Besnik Aliaj dhe Docent Sotir Dhamo jane nder themeluesit e Universitetit Polis, Institutit Co-Plan, dhe te Studios se Arkitektures “Metropolis shpk”.

Ata kane studiuar ne degen Arkitekture-Urbanistike ne Universitetin Politeknik te Tiranes, dhe jane diplomuar ne vitin e ndryshimit midis dy sistemeve.

Me pas jane specializuar gjate viteve 90-te ne disa nga universitet me te mira te Europes dhe SHBA-ve ku kane marre gradat “Magjister”.

Pas kthimit ne vend kane vijuar angazhimin akademik, profesional dhe intelektual. Te dy kane mbrojtur gradat shkencore “Doktor i Shkencave” ne vitet 2000.

Jane autore te mjaft artikujve dhe botimeve profesionale te fushes, brenda dhe jashte vendit, perfshi periodikun shqiptar per arkitekturen dhe planifikimin urban “Forum A+P”.

Prej nje dekade organizojne javet e Arkitektures dhe Dizjanit ne Tirane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Ndërtesa që na rrëfejnë diktaturën
Modernizmi dhe realizmi socialist ose, kontruktivizmi dhe neo- klasicizmi
Në “Tempull” të gazetares Anisa Ymeri/ Kafja e Madhe në Shkodër u shemb!
Kafja e Madhe – Tokë e zanë!
Mjerim kulturor! Patalogjia e pavionit shqiptar në Bienalen e Venecias

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}