Nga Violeta Murati

Para pak ditësh ministrja e kulturës, Elva Margariti publikoi në facebook një veprimtari të kryer tashmë online, mbi një agjendë për idenë e saj të herët, Industria krijuese e përdorur gjerësisht si term në anglisht industry creative ose siç e ka emërtuar për krijimin e “Parkut të artit”. Pse kjo ide e Margaritit? Pse pikërisht tani, pse në mjediset e ish Kinostudios? Pse një takim pa prezencën e artistëve, krijuesve dhe shoqatës “Skena e pavarur”? Janë shumë pyetje në fakt, që e shndërrojnë këtë “ide” të Margaritit në një situatë tjetër të errët, politike, që pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Duhet të kujtojmë se në ’98 kur Edi Ramën e katapultuan nga Franca si ministër kulture, një nga idetë e tij më të qartë ishte transferimi i institucioneve të kulturës nga qendra në periferi, pikërisht në mjediset e ish Kinostudios Shqipëria e Re. Mori ligji për artin në dorë dhe u përpoq t’i shndërronte institucionet e kulturës në kompani publike duke i zhveshur kështu nga një status shtetëror, qoftë si financim, mecenat, por edhe në stradegji dhe potencial kulturor.

Por, ky ligj u zu qysh në projekt, duke hasur në rezistencën e artistëve që e ndalën zbatimin e planit të Ramës, duke protestuar në rrugë, e sensibilizuar ndërkombëtarisht mbi situatën.

Me gjithë retorikën tonë, ende nuk kuptohet se si funksionon krijimtaria. Tek ne, është një proces mendimi shumë i zymtë.

Ka përpjekje për të institucionalizuar diçka që sfidon institucionalizimin. Në këtë kuptim artet tek ne janë të mjerueshme. Punët më “interesante” të kryeministrit të sotëm në arte lidhen me modelimin dhe arkitekturën me ide komerciale. Ndërsa për një vend si Shqipëria, që nuk kishte mbushur ende 10 vjet që doli nga diktatura dukej mjaft herët për ta lëshuar “kulturën”, në një kohë që investimi i deri asaj kohe ka qenë vetëm fizikisht, pra në godina. Të tjerat dihen si pasojë ideologjike. Ajo që u debatua prej artistëve, edhe pse arbitrarisht po përjashtoheshin nga idetë e Ramës, ishte ruajtja si institucione shtetërore së paku për institucione të rëndësishme si Teatri Operas, Teatri Kombëtar, Galeria Kombëtare. Në atë, e deri tani, askund nuk është vepruar ligjërisht për ta çliruar tregun e artit, duke miratuar një ligj që t’i jepte liri krijuese artistëve. Nga kjo arsye edhe sot nuk mund të flitet për industri krijuese, ku hallka që do ta mbështeste ishte pikërisht roli i ministrisë së kulturës – një raport që nuk u pa asnjëherë mes krijuesit dhe produktit artistik. Pati tentative, të disa regjisorëve, për të ngritur kompani teatrore por, dështuan sepse ligji nuk ua lejonte, duke funksionuar vetëm për pak kohë si shoqata kulturore me projekte të mbështetura nga Ministria, e kjo e fundit pothuaj u shndërrua në një fondacion, një lloj arke që nuk mbante asnjë përgjegjësi, apo të kryente ndonjë funksion stradegjik për kulturën. Kjo ka vazhduar si traditë, dhe tani që po flasim.

Por, me një dallim thelbësor, sepse sot nuk kemi më institucione të kulturës duke iu bjerrë kuptimin e funksionin e tyre. Një deklaratë e pak kohëve më parë, e ministres Margariti se ka ardhur koha që institucionet e kulturës të mbajnë veten me të ardhurat që “nxjerrin” e përforcoi, e bëri më të qartë stradegjinë për politikat kulturore që ka kjo qeveri. Reagimi i menjëhershëm i disa zërave nga rreshtat opozitarë, ata që kanë mbetur, prej artistëve e zmbrapsën Margaritin, duke e “përgënjeshtruar” fjalën, ashtu si u tha e drejtpërdrejtë.

Margariti kur erdhi në krye të ministrisë, krejt e panjohur, pa asnjë investim apo njohje, një lloj katapultimi i Ramës nga arreduese në krye të kulturës, në një takim pune me gazetarët tha se ishin dy synime që do t’i realizonte: Ndërtimin e Bibliotekës, jo atë kombëtare, por Bibliotekën e Tiranës, pra do fshihej nga faqja e dheut ajo që sot quajmë Bibliotekë Kombëtare. Në një farë mënyre kjo u arrit, mbyllja zyrtare e bibliotekës, është veç një prelude i këtij plani. Dhe, synimi i dytë, do të ishte projekti “industry creative”, për të vitalizuar godinat e braktisura, e vënë në funksion nga krijuesit (përdorim fjalën krijues, dhe jo artistë, sepse bëhet realisht fjalë për krijues, artizanë). Ky projekt- i transferuar nga Amerika, pothuaj i dështuar si projekt në disa vende periferike të Evropës – u paraqit në mungesë të plotë transparencë, duke përjashtuar “artistët”. Sigurisht që vendet e braktisura janë godina shtetërore, që sot nuk kanë asnjë funksion. Në fakt, nga dita që lajmëroi gazetarët në mëngjesin e punës, e deri këto ditë, Margariti duket se ka përpunuar, apo përtypur atë që është plan i Ramës, idenë për të mbajtur ish Kinostudion në këmbë. Një ide e tillë është shpalosur nga Veliaj në një nga edicionet e festivalit ndërkombëtar të të drejtave të Njeriut, besoj nga viti 2016, në një kohë kur u deklarua shembja e Teatrit.

Pra, koncepti i Margaritit nuk ka të bëjë me stradegjitë politike për kulturën, as për çlirimin e tregut kulturor, por, për një plan afatgjatë në të shkuarën, që ka në thelb hezitimin, frikën e pushtetit, se si ta artikulojnë fillimisht, e më pas ta zbatojnë me shpejtësi, siç janë bërë të gjitha punët shkatërruese mbi institucionet e kulturës.

Çfarë “Parku Arti” do të bëhet në Kinostudio, kur të gjitha janë të ngatërruara? Aty parqet janë që nga park autobusësh, makinash e deri park televizionesh? Ku do bëhet ky Muze Filmi, që shprehet ministrja? Të gjithë ambientet janë të zëna dhe të pushtuara. Si do të bëhet një Muze Filmi? Ku do bëhet muze? Në çati, sepse kështu i bie vetëm ajo mund të ketë mbetur. Madje vite më parë iu hoqën dhe tjegullat asaj. Nuk ka mbetur gjë më në godinën Kinostudios, vetëm nëse kanë mbetur bodrumet poshtë saj – ky është nga reagimet e para nga komuniteti artistik, në nostalgji çfarë iu është shqitur nga duart.

Creative industries ose tregu i mjerueshëm i artit

*Koncepti i industrisë krijuese (creative industries) u dokumentua për herë të parë në vitin 1994 në Australi kur qeveria njoftoi politikën e tyre të re kulturore “Kombi krijues” (“Creative nation”) , i dizanjuar për të ndihmuar Australinë të mishërojë mundësi të reja IT dhe valën e rritjes së kulturës globale të mundësuar nga media dixhitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Gazetaria si bilanc lufte
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Rexhep Ferri: Tani po më tërheqin vetëm gabimet e bukura…
Kortezi e imazheve të Leon Rey