Psalm 109 e kanë quajtur dy artistët, duke u bërë pjesë e protestës së një ngjarjeje të jashtëzakonshme të shembjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020. “Politika është t’i shërbejmë Zotit në një mënyrë që të mos e mërzit djallin” – mbajnë zemërimin e tyre, dhe kanë pasur parasysh dhimbjen artistët Sebastian Studnitzky dhe shqiptarja Eda Zari kur krijuan muzikën e kënduan “Psalm 109”. Pse ky titull?

Psalm 109 e ka në quajtur dy artistë, duke u bërë pjesë e protestës së një ngjarjeje të jashtëzakonshme të shembjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020. “Politika është t’i shërbejmë Zotit në një mënyrë që të mos e mërzit djallin” – mbajnë zemërimin e tyre, dhe kanë pasur parasysh dhimbjen artistët Sebastian Studnitzky dhe shqiptarja Eda Zari kur krijuan muzikën e kënduan “Psalm 109”. Pse ky titull? Në bibël Psalmi  ka: Lutje Perëndisë që të hakmerret mbi të pabesët. Duket se është ky frymëzim për këngëtarët për të mos heshtur përballë ngjarjes më të rëndë, të një akti barbar të kryer nga shteti, dhe vazhdon ky Psalm me 31 vargje: sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtrare. Duket se jo rastësisht zgjedhja artistike nuk ka të bëjë me diçka njerëzore, pasi beteja për mbrotjen e teatrit nga aktivistët e saj, ka qenë totalisht paqësore, në një kauzë historike, e një proteste unike duke u përballur me urrejtjen e pushtetarëve ndaj tempullit të kulturës. Në këtë kulmin, Psalmi vazhdon “kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat”.

Nga janë nisur të sjellin në një video klip, një këngë homazh, sikur vjen përtej thellësive të një gjëmë, të një fatkeqësie njerëzore…Këngëtarja përkthyen etnosin, me modernen e muzikës duke marrë pamjet rrëngjethëse, në një aliteracion muzikor, nga një retrospective të atyre që shkelën skenën, dhe revoltën e ngjarjes.

Ndoshta ky është nga rastet e para të një reagim muzikor, si një lloj apokalpsi memorial të asaj, historisë që ka ndodhur në këto dy vite në Teatrin Kombëtar. Është një kombinim therrës, homazh, përkujtim që kalon kujtesën filmike por edhe atë fotografike nëpër sekuenca e pasazhe sa trishtuese aq dhe krenare për vlerën e atij vendi, asaj godine. Përtej kësaj persiajtja kalon nëpër momentet më thelbësore të trashëgimisë që sot kanë humbur gjurmën në kryeqytetin shqiptar, që në një dëshmi afatgjatë, do ishin sot pjesa muzeale më domethënëse për një kryeqytet. Por kjo është zhdukur nga babëzia politike, dhe në këtë protestë janë bashkuar duke ndëhryrë muzikalisht, për të thënë se sa depërtuese dhe çfrë force ka muzika, që na vjen si liturgji e asaj që nuk është më, e një shpirit të marrë.

Ajo që është marrë nga ky qytet, pra ësht ëshpirt kujtese, perëndi. Duam të kujtojmë se këngëtarja është përfshirë dhe në kauzën e Valbonës, së bashku me këngëtarë të tjerë se Elina Duni, e Vlashent Sata për ta mbrotjur nga vendimet e qeverisë për ndërtimin e HEC-ve mbi lumë. Një lëvizje artistike si mjet e formë proteste, në një vend demokratik, që normalisht duhej të konsideroheshin nga shtetarët, ndërsa ndodh e kundërta, duke “detyruar” këta artistë të krijojnë aurën e vlerave të çmueshme që zhduken, ikin, siç është edhe shembja e Teatrit Kombëtar.

Psalm 109

Lutje Perëndisë që të hakmerret mbi të pabesët 109:1 O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht, 109:2 sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare; 109:3 më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak. 109:4 Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes. 109:5 Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje. 109:6 Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij. 109:7 Kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat. 109:8 Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij. 109:9 Bijtë e tij mbetshin jetimë dhe gruaja e tij e ve. 109:10 U bëfshin endacakë dhe lypsarë bijtë e tij dhe e kërkofshin ushqimin larg shtëpive të tyre të rrënuara. 109:11 Fajdexhiu i marrtë të gjitha pasuritë e tij dhe të huajtë i vjedhshin frytin e mundit të tij. 109:12 Askush mos pastë mëshirë për të dhe askujt mos i ardhtë keq për jetimët e tij. 109:13 U shkatërrofshin pasardhësit e tij; në brezin e dytë emri i tyre u shoftë. 109:14 U kujtoftë para Zotit paudhësia e etërve të tij dhe mëkati i nënës së tij mos u shoftë. 109:15 U dalshin gjithnjë mëkatet e tyre para Zotit, me qëllim që ai të zhdukë nga toka kujtimin e tyre. 109:16 Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhemshuri, por e ka përndjekur të varfërin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer deri sa t`u shkaktonte vdekjen. 109:17 Mbasi e ka dashur mallkimin, rëntë ai mbi të; dhe mbasi nuk është kënaqur me bekimin, ky u largoftë prej tij. 109:18 Mbasi u mbulua me mallkim si me një rrobe, i hyftë ai si ujë në trupin e tij dhe si vaj në kockat e tij; 109:19 Qoftë për të si një rrobe që e mbulon dhe si një brez që e lidh përjetë. 109:20 Qoftë ky nga ana e Zotit shpërblimi për kundërshtarët e mi dhe për ata që flasin keq kundër meje. 109:21 Por ti, o Zot, o Zot, vepro në favorin tim për hir të emrit tënd, çliromë me dhemshurinë dhe mirësinë tënde, 109:22 sepse unë jam i varfër dhe nevojtar, dhe zemra ime është plagosur brenda meje. 109:23 Unë iki si një hije që zgjatet, jam i tronditur si një karkalec. 109:24 Gjunjët e mi dridhen nga të pangrënët dhe trupi im është dobësuar për mungesë të dhjamit. 109:25 Jam bërë një faqezi për ta; kur më shohin, tundin kokën. 109:26 Ndihmomë, o Zot, Perëndia im, shpëtomë për dhemshurinë tënde, 109:27 dhe ta dinë që kjo është vepër e duarve të tua, dhe që ti, o Zot, e ke bërë. 109:28 Ata do të mallkojnë, por ti do të bekosh; kur të ngrihen, do të mbeten të hutuar, por shërbëtori yt do të gëzohet. 109:29 U mbulofshin me turp kundërshtarët e mi dhe u mbështjellshin me turp si me mantel, 109:30 Unë do të kremtoj me të madhe Zotin me gojën time dhe do ta lëvdoj në mes të një turme të madhe, 109:31 sepse ai rri në të djathtë të të varfërit për ta shpëtuar nga ata që e dënojnë me vdekje. Përgatiti: L.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey
Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}