Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea Open Air”, i zhvendosur në Tiranë, në amfiteatrin e Universitetit të Arteve hyn në edicionin e shtatë të organizmit. Tapeti i kuq nuk do mungojë, edhe pse struktura e këtij festivali për shkak të kushteve të pandemisë ka ndryshuar; festivali do t’i qëndrojë konceptit open air, por program do të ofrohet online në faqen zyrtare të Dea Open Air (deafilmfest.al)
Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea Open Air”, i zhvendosur në Tiranë, në amfiteatrin e Universitetit të Arteve hyn në edicionin e shtatë të organizmit. Tapeti i kuq nuk do mungojë, edhe pse struktura e këtij festivali për shkak të kushteve të pandemisë ka ndryshuar; festivali do t’i qëndrojë konceptit open air, por program do të ofrohet online në faqen zyrtare të Dea Open Air (deafilmfest.al). Por, kjo nuk ka ndikuar sipas organizatorëve në përzgjedhjen e filmave dhe seriozitetin e kësaj gare në Shqipëri. “Në përzgjedhjen e filmave nuk ka ndikuar, pasi organizimi ka nisur mjaft herët. Ajo që shkaktoi pandemia është mungesa e prezencës fizike të ndërkombëtarëve, pasi rreth 50 kineastë nga më të njohur në botë, janë pjesë e festivalit, dhe e kanë të pamundur të jenë këtu. Juria po ashtu përbëhet nga tre kineastë të huaj, dhe dy shqiptarë, një nga Shqipëria dhe një nga Kosova”, ka thënë për mediat, organizatori i Dea Film Fest, Edmond Topi.
Prej së dielës në mbrëmje, deri më 16 tetor, kinemaja në “qiell të hapur” do ndezë ekranin për 70 filma të huaj, produksione evropiane: Në qendër të festivalit vijon të jetë Programi i Filmit me Metrazh të Gjatë, në të cilin sivjet marrin pjesë filma nga Kosova, Gjermania, Rusia, Italia, Bjellorusia dhe Mali i Zi. Ky program do të ofrohet çdo mbrëmje në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve, në orën 19.00. Këtë vit pjesë e festivalit janë edhe: Seksioni i filmit të Shkurtër – me 22 filma nga 13 vende të botës, të cilët do të ofrohen çdo mbrëmje në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve dhe on line në orën 21.00 dhe Seksioni i Filmit Studentor – me 24 filma nga 10 vende të botës, të cilët do të ofrohen në Kinema DEA OPEN AIR 2 në mjediset e Universitetit të Arteve si edhe Seksioni i Filmit Dokumentar – me 16 filma nga 11 vende të botës. Organizatorët bëjnë me dije se të gjithë pjesëmarrësit kanë aplikuar në platformat Film Freeëay dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e Festivalit.
“Ky është edicioni i dytë i DEA OPEN AIR, që zhvillohet në Tiranë, pas pesë edicionesh të suksesshme në Sarandë dhe Gjirokastër, pas të cilave organizatorët vendosën në favor të zgjerimit gjeografik të pranisë së festivalit, për shkak të prurjeve të tij. Në gjashtë edicionet e tij të fundit Festivali ndërkombëtar i filmit DEA OPEN AIR e ka konsoliduar vendin e vet në botën e kinemasë. Në ekranin e tij kanë zënë vend jo vetëm filmat më të mirë të industrisë europiane të kinemasë së viteve të fundit, por gjithnjë e më shumë syresh. Prirja reflektohet edhe në prurjet e këtij viti, megjithë kushtet e pandemisë, të cilat reflektohen në numrin e reduktuar të kineastëve fizikisht të pranishëm nga Evropa dhe bota, por kurrsesi jo në numrin e veprave pjesmarrëse:, është shprehur drejtorja artistike e festivalit, Mirela Oktrova.
Mbrëmja Gala e Ndarjes së Çmimeve të Edicionit VII të Dea Open Air International Filmfestival Tirana 2020 do të zhvillohen në Kinema DEA OPEN AIR 2 – Universiteti i Arteve.
Edhe pse është një event ku audiencat testojnë produktin kinematografik, në Shqipëri ku mungojnë si sallat e mbyllura, e më keq akoma gjendja e mjediseve të hapura, ky festival ndal edhe në mungesën e filmit shqiptar. Asnjë produkt kinematografik shqiptar në garë.
“Kinemaja shqiptare ka shumë pak lidhje me ‘Dean’, ne prodhojmë për të jashtmit, sepse kinemaja shqiptare e ka mendjen tek Oskarit. Kur ta kap do të flasim. Kinemaja shqiptare, mendon, prodhon me parat tonë për të jashtmit”.