Të shtunën u hap në Shkodër ekspozita “Gulagu Evropian”, një bashkëpunim i shteteve ish-komuniste të Evropës Lindore, përfshi edhe Shqipërinë, të cilat janë anëtarë të organizatës së quajtur Platforma Europiane e Kujtesës dhe Ndërgjegjes. Ekspozita u vendos në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës.

Ekspozita “European Gulag” tregon historinë e harruar të rrjetit të kampeve në stil sovjetik, të ndërtuar në Europën Qendrore – Lindore, pas Luftës së Dytë Botërore. Në Europë, kishte rreth 800 kampe dhe 1.5 milionë të burgosur. Kjo ekspozitë u mbështet nga Platforma Europiane për kujtesën dhe Ndërgjegjjen.

Ekspozita përbëhej nga tre komponentë: një histori e shkurtër për kampet e punës (Gulagët) në secilin vend; profile viktimash të komunizmit; dhe profile të persekutorëve.

Rëndësia e ekspozitës qëndron në bashkëpunimin e vendeve që vuajtën regjimin komunist, kurse mundësia e ekspozimit të krimit komunist të kampeve të punës ishte shumë e kufizuar, për shkak të hapësirës, dhe vlera e saj është simbolike.

Në hapjen e ekspozitës mbajti një fjalë kryetari i Platformës Europiane të Kujtesës dhe Ndërgjegjes Marek Mutor, drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Çelo Hoxha, Tomas Milo, historian, nga Instituti i Kujtesës Historike, Estoni.

Ditët e Kujtesës është një aktivitet disa ditor i cili organizohet nga Instituti për Media dhe Kulturë, me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer, dhe në bashkëpunim me shumë institucione dhe organizata të tjera, vendase dhe ndërkombëtare.

Më 18-28 shkurt, në kuader të Ditëve të Kujtesës, edicioni i tetë, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, krahas institucioneve te tjera te kujtesës dhe shkencës, merr pjesë me disa aktivitete si ekspozitë, promovime të librave studimore, shkencore dhe memuaristike nga kolana e re, 2022.

***

Me poshte programi i ISKK ne Ditet e kujteses:

E marte, 21 shkurt

Hapja e ekspozites “FËMIJËT PAS TELAVE” (në Shqipërinë komuniste)

Vendi: Sheshi Skënderbej, Tirane

10:00-10:20: Fjalët përshëndetëse;

Çelo Hoxha, Drejtor i ISKK,

Jonila Godole, Drejtore e IDMC,

Gjergj Hani, Ish i burgosur politik

10:20 – 11:00 Prezantimi i ekspozitës

Brisejda Lala, Historiane, ISKK

Ekspozita “Represioni komunist ndaj fëmijëve” do të çelet për të përkujtuar represionin e ushtruar nga regjimi komunist tek fëmijët duke cënuar të drejtat dhe liritë e tyre. Kjo ekspozitë do të sjellë fakte të reja mbi bazën ligjore për internimin e fëmijëve bashkë me familjarët e tyre. Jetën në kampe internimi të rrethuar me tela sic ishte Kampi i Tepelenës, në mungesë të kushteve më minimale të jetesës, që binte në kundërshtim me propagandën e kohës dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.

Kjo ekspozitë është një risi në vazhdën e studimeve për krimet e kryera nga regjimi komunist, pasi fokusi i saj janë të miturit dhe vihet re një mungesë e theksuar e literaturës dhe të dhënave që lidhen me këtë fenomen.

E enjte, 23 shkurt

PREZANTIMI I KOLANËS STUDIMORE TË ISKK

Vendi: Hotel Tirana International, salla “Abret”

10:00 – 10:15: Fjalët përshëndetëse

Tobias Rüttershoff

Drejtor i KAS, Tiranë

Çelo Hoxha

Drejtor i ISKK

10:15 – 11:45: Publikimet e ISKK për vitin 2022

“Enciklopedia e Viktimave të Terrorit Komunist”

ISKK & KAS

“Politikat e regjimit komunist në Shqipëri 1960- 1980”; Çelo Hoxha

“Raport për marrëdhëniet ekonomike të Shqipërisë me Jugosllavine”, 1945-1948;

Çelo Hoxha, Florin Zyberaj

“Dokumenta mbi Divizionin e Mbrojtjes së Popullit, 1945-1946, vol. I”; Florin Zyberaj

Revista Shkencore “Memoria”, Nr. 2; Punuar nga: Armanda Hysa

“Zërat e Kujtesës” Volumi VIII; Punuar nga: Luljeta Lleshanaku

“Platforma Sekrete e punës operacionale të Ministrisë së Mbrotjes”, Kastriot Dervishi

“Persekutimi i Klerit Musliman nën regjimin komunist (1945-1967”, Roald A. Hysa

“Përndjekja e Hajrie Mulletit: Stigma e një komedie”, Fatbardha Saraçi

“Dosja fomulare kategoria 2/A nr. 1594, për të dënuarin Bedri Blloshmi”; Bedri Blloshmi

“Kodra e Guxhave“ Tregime memuaristike”; Mark Alija

“Kthimi i borxhit të madh, Vol. 2”; Enver Memishaj-Lepenica

“Ekonomia Socialiste në Shqipëri (1945-1990): Ideologjia, dështimi dhe pasojat”,

Aktet e Konferencës Shkencore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey
Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}