Shkurti për shqiptarët është, veçanërisht, një muaj kujtese, kur kalendari na çon në referencën thelbësore: rënien e diktaturës, simbolikisht e shënuar me rrëzimin e statujës së diktatorit Enver Hoxha në sheshin “Skënderbej”, më 20 shkurt, 1991. Por, në datë historike ka disa rastësira të tjera, që lidhen drejtpërdrejti me diktaturën, si përshembull pushkatimi i 22 martirëve, më 26 shkurt 1951, intelektualë që u varrosen në një vend, ne nje grope diku nga Ura e Beshirit. Kjo është konsideruar ngjarja më e paprecedentë që shënon fillimin e terrorit komunist duke pushkatuar pjesën më elitare me shkakun e shpërthimit të bombës në ambasadën sovjektike. Ndoshta do të mjaftoheshin këto pika reference, njëra në makro e tjetra në mikro për të shenjuar simbolikën e kujtesës në këtë muaj, që i mban një fill konceptual lidhur. Në fakt ende ka pyetje shqetësuese mbi rënien e diktaturës në Shqipëri, ende ka pyetje shqetësuese për hetuesit e martirëve, pse nuk u dënuan, vazhdojnë ende edhe shumë shqetësime të tjera se si ky sistem i ndërtuar prej 30 vitesh mban brenda saj njerëz të inkriminuar me regjimin diktatorial, me jetë të qetë sot, e pa ndërgjegje. Politikisht të padënuar, të pamënjanuar nga shoqëria, dhe funksionet publike.
Por, prej 30 vitesh ky shqetësim artikulohet sporadikisht, pa ndonjë vetëdije afatgjatë, apo qoftë dhe si nevojë protestimi. Në kalendaret e sotëm ka ngjarë diçka e kundërt me këto nevoja ndërgjegjësuese, që qeverive të mos ju varet aq shumë “zilja” e lavdeve, përballë kësaj kujtese, ku bashkëjetojnë në mënyrë më të pafytyrë njerëz të padistnancuar nga krimet e komunizmit. Konkluzioni: sot kemi një shkrimtar në ekzil politik, Agron Tufa, vetëm e vetëm pse shqetësohej për prezencën e ish sigurmsave të shteti diktatorial, dhe ish hetuesve në administratën publike. Me këtë shqetësim Tufa mbeti i vetëm, qoftë edhe institucionalisht, e kemi fjalën për organizatat, institucionet që muajin shkurt e kanë shndërruar në një axhendë projektesh për të justifikuar paratë, e për më tepër duke stisur një axhendë kujtesë pa një koncept, llogjike të përbashkët duke krijuar kështu një kaos të pashembullt me kujtesën.
Në fakt, është një aktivitet i përvitshëm i Institutit për Demokraci Media e Kulturë (IDMC) në partneritet me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) që hyn në edicionin e saj të katërt, që mban në thelb çështjen e kujtesës, ashtu siç kontekstet e kohës, dhe historisë flasin. Këtë herë IDMC njofton se “Ditët e Kujtesës” e çelin siparin e aktiviteteve, me forumin online: “30 vjet më pas, sa e njohim komunizmin?”, por nuk është se këto veprimtari përveç pjesëmarrjes së dukshme të të huajve, që njohin çështjet teorike të komunizmit në vendet e lindjes, dhe në vendet ku janë aplikuar teoritë marksiste, nuk kemi parë deri tani që të mbështesë, apo të hartojnë ndonjë dokument me rëndësi thelbsore për zbardhjen e krimeve komuniste, apo të dalë me ndonjë deklaratë autoritare që ta bëjë qeverinë të mendojë, e më shumë të ketë nxitur refleksione tek qytetarët. Megjithatë s’mund t’ja kërkojmë këtë një institucioni që sapo ka nisur rrugën e “Ditëve të kujtesës”, që ngjan më tepër si një akademi, se sa qasje sfiduese për momentin ku është shoqëria sot, çfarë është bërë me krimet komuniste, apo me spastrimin e administratës, dekomunistimin e saj. Për këtë aktivitet kujtese shohim që janë bërë bashkë, përgjatë një jave IDMC dhe KAS, në bashkëpunim me ISKK, Ambasadën Austriake në Shqipëri, kujto.al, Shoqatat e ish- të përndjekurve politikë dhe aktorë të tjerë të fushës.
Nga ana tjetër, largohet nga ky koncept, duke sjellë tjetër pamje të “kujtesës” nga Muzeu Historik Kombëtar, i cili i referohet “detyrave” shtetërore, pra muajit të kujtesës shpallur nga Ministria e Kulturës, ku vetë Ministria, ose më saktë drejtpërsdrejti Elva Margariti me të tjera tema. Aktiviteti përkujtimor i Muzeut është: “Mes Mohimit dhe Kontributit në Shkencë” duke kujtuar personalitete të njohura: Gjergj Kokoshi, Skënder Luarasi, Dhimosten Budina, Ramadan Sokoli dhe Theofan Popa. Në fakt, çudia qëndron në faktin se brenda për brenda një institucioni vërtiten koncepte që nuk duken me aq lidhje kujtese, sesa aktivitete normale duke shmangur si duket përgjegjësit politike.
Ministria e kulturës nga ana tjetër, ka gjetur anën më “argëtuese” për kujtesën. Margariti duke vënë logon, dhe emrin e saj e quan “muaji i kujtesës” pa parashtruar asnjë llogjike e koncept kujtese, pse përmendet ky muaj, çfarë e ndan nga historia.
Përshembull Margariti ka ndarë prej dy ditësh poster që kujtojnë dramaturgun dhe regjisorin Mihal Luarasi ku një status shprehet se “dramaturgu u burgos për shkak të artit të tij”, në fakt Luarasi ka qenë një nga regjisorët në Teatër që ka hedhur poshtë çdo ide të Edi Ramës, që kur ishte ministër kulturës, dhe është ironi se si këto kujtesa konfondohen me aq serivilizëm. Po ashtu, edhe kujtesa për regjisorin Kujtim Spahivoglin është po aq false, kur kujtojmë se një pjesë e Teatrit, atij Eksperimental mbante emrin e regjisorit por që u shpërfill duke e shembur, dhe që do mbahet mend si një nga ngjarjet më barbare në historinë shqiptare. Ndaj këto kujtesa kaq në kaos, aq të paqarta në ide e llogjike nuk i shkojnë kësaj qeverie, që nxjerr projekte të tilla, për të cilat nuk mban dhe as ka mbajtur deri më sot përgjegjësinë minimale politike, përkundrazi është modeli se si një shkrimtar, pas 30 vitesh demokraci në luftën e tij për zbardhjen e krimeve komuniste lë vendin. Ky është turp, dhe kaos i qëllimshëm me kujtesën. Përdorimi nga politika në këtë rast, i kujtesës si një erashkë në mes të dimrit, duhet menduar më gjatë se thjesht një projekt ku hidhen para në kurriz të viktimave, për atë ditë që si duket duan t’ja shkërmoqin dhe simbolikën. V.M