Ndërsa Shqipëria iu bashkua së fundi 30 shteteve, me miratimin e rezolutës për përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për Antisemitizmit dhe Kuvendi organizoi Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit, dëshmitë e mbrojtjes që shqiptarët u kanë bërë hebrenjve të kohë të vështira janë të shumta. Një prej tyre është përpjekja, ndonëse fatkeqësisht e pasuksesshme, për shpëtimin e albanologut austriak me origjinë hebreje, Norbert Jokl, i njohur edhe si Babai i Albanologjisë. Në një artikull, botuar më 1972-shin në revistën “Shejzat”, Ernest Koliqi kujtonte të gjithë orvatjet për ta sjellë në Shqipëri albanologun, ku do t’i shpëtonte kthetrave të nazizmit.
Tue bisedue me profesor Joklin
Nga Ernest Koliqi
Dy shokë të mij, studenta shqiptarë t’Universitetit të Vjenës (1), më përsollen ke shtëpija e profesorit në Neustiftgasse. Si troklluem, ai doli vetë e na e çeli derën. Hera e parë qi e shifshem. Burrë shkurtalak, i bâshem në trup, fytyr-kuq, nuk i difton aspak gjashtëdhetë vjett qi i mbushi me 25 të frorit të shkuem (2). Ka nji balle të gjânë e të hapun, dy sy të gjallë qi shëndrrisin me nji dritë rinije e cila derdhet nëpër të tâne fytyrën kuqloshe kur qeshet. Na priti me njerzi të përzemërt. Sa ndegjoi emnin t’im mirsisht më tha tue folun shqip:
Ju nuk jeni i panjoftun në ket banesë. E më çoi fill ke nji raft librash ku në nji lepizë me tregoi të rrjeshtueme të gjitha botimet e vorfna të mija. Ishte ajo dhomë an’e mbanë, fund e maje, përplot me libra. Me za krenar e me nji shej dore tânë madhni, dijetari më paraqiti libërtoren e vet. Shifej qartas se e ndiente veten të lum për at pasuni grumbullue me kujdes të rallë. Varg e vistër iu siellëshin odës për rreth, mbi lëpizat e raftave të naltë, libra të mëdhej glotologjije, aradhe të randa fjalorësh, kolekcjone botimesh të gjithënduershme indogermanishtjet. Profesori më thonte emnat e auktorve mâ të njoftun, titujt e veprave mâ të përmenduna. Afër tryezës së punës, të thuesh në vendin e nderit, në nji raft të posaçëm te kryet e dhomës, midis dy dritoresh, pásh të radhuem librat shqip
Biblioteka librash shqip e Profesor Joklit besoj të jét mâ e plotsue-mja qi mund të gjindet. I rrijnë për krah ndoshta ato të Franciskajvet në Shkodër, të Midhat Frashërit në Tiranë dhe të Lef Nosit n’Elbasan Këtyne dyjave të fundit u a kam ndëgjue vetëm zanin, pse nuk pata t’i shof.
Botime të vjetra e të reja: Toskësh e Gegësh e Shqiptarësh t’Italis; të gjithë auktorët, të mëdhej e të mesëm e të vegjël fare; kolekcjone së përkohëshmesh shti për bukuri në kartuç, radhiteshin të dendun n’at bibljotekë të smirueshme. Shum prej atyne botimeve sot nuk gjinden mâ, sado me i pague. Sejcili vëllim mâ së miri i lidhun mbante të shkruem me gërma ari në shpinë titullin e vet. Syt e mij shetitshin plot lakmi mbi ato tituj e zemra më ndrydhej. Paska qėnë dashtë të shkojshëm larg Shqipnije, në nji vend të huej, për të gjetun biblioteken ideale shqipe, atë për të cilën ka nevojë çdo shkollë e mesme e Shqipnis, çdo Bashki shqiptare e radhës së parë, çdo studjues i gjuhës s’onë Nejse…
Profesori nxierte nga rrjeshtat ndonji prej librave, e shfletonte edhe epte gjikime të çmueshme mbi letresin shqipe. Më çuditte njoftja e përpikshme qi ai tregonte mbi veprimtarin letrare dhe cilsit e çdo auktori, sa do i vogël qi ky t’ishte.
Foli me andje të madhe për Rubayat e përkthyeme nga Fan Noli. Përkthim i shkëlqyeshëm, tha. Lavdoj shum veprën e rinis së Faik Konitzés, Nën hijen e Hurmave . Shfaqi mendimin se në tregim t’atyne prrallave lindore gjuha shqipe arrin në nji zhdërvjellti të mrekullueshme.
Kapi e lëshoi, tue më bá t’admiroj bukurin e lidhjes, veprat e Fishtës dhe të Mjedes. Më kallxoi botimet qi kanë për subjekt bektashizmin. Letrësija bektashjane m’u duk se e interesonte shum. Pat mirësin të mirrte edhe vëllimin e parë t’antologjis s’ime të Poetënvet t’Italis. Lexoi rrjedhtas tetëshen e Shtëpis së Gjumit t’Ariostos-s:
Nji lugje e kandshme shtrihet n’Arabi, larg nga qytetet e katundet t’tâna,
qi n’hijen e dy malevet unji asht mblue me aha t’lashtë e brej vigana
e kot përpiger drita mbrend’ me i hi
pse s’ká si depërton as dielli as hána, kaq udha u âsht prej degve t’ shpeshta pré: e aty nji shpellë e gjânë hapet nên dhe..
Me levdoi sidomos përkthimet nga Ariosto e Tasso. I diftova qi edhe Fishta pëlgente mâ tepër copat qi përktheva nga këta dy poetën mbi të gjitha të tjerat të vëllimit të parë.
E, mbassi biseda nisi me u endun gjatë mbi përkthimet shqipe nga gjuhët e hueja, albanologu më tregoi, të hapun mbi tryezën e punës, Hermandin e Dorothen sjellë në gjuhë t’onë nga Shantoja. Përbri përkthimit, origjinali gjermanisht i Goethes. Jokli më foli me enthuzjazën të vërtetë për kët punim të ri të poetit shkodran.
– Po sa mirë e ka qitë shqip. Varg për varg jam tue e krahasue me origjnalin. Shum, shum bukur! I kallxova se si ata njimbëdhetërroksha të lakuem me mjeshtri të rrallë, qi shprehin jo vetëm sfumaturat má t’imta të përmbajtjes por edhe të gjithë muzikalitetin e trajtës së poemit goethjan, tue bâ me shijue në shqipe deri harmonin imitative të disá vargjeve t’origjinalit, ishin fryt i nji punimi të gjatë e dashunuer. Trí herë përkthyesi e punoi fund e majë Hermandin para se t’a epte për botim. Profesori foli shqip gjatë atij bisedimi plot mësime për mue. Në fillim i gjente fjalët disi me zori, kishte nji fare pasigurije në shqyptim por dalëkadalë erdhi tue iu zgjidhë gjuha deri sa arrini të flasi krejt rrjedhshëm. Përdorte nji shqipe librash dhe e mbante disi fjalën gjate në buze si të donte me e shijue para se me e qite. M’epej të mendoj mësá flitte gjuhën t’onë ethimologu må i famshem i saj, se ai i a dinte mendoj, rrájën må të mshefun e må të vjetër çdo fjale shqipe qi lëshonte nga buza.
Këtyne fjalve, qi na i përdorim pa i vù roe ndër marrëdhânjet e përditëshme të jetës, ai u a dinte burimet e lashta, shndrrimet gjatë shekujve, rasat historike qi i shtrembënuen i zgjatuen, i shkurtuen, imtimet e veshtrimit qi moren tue fluturue mbi qinda mija gojësh nëpër breznina te ndryshme deri sa zů vënd më to ngultas xixillimi i domethânjes së tashme. Të çdo fjale, qi i dilte prej goje n’at bisedim, ai mund të tregonte aventurate çuditëshme nëpër të cilat u përshkue qyshse kumboi së pari mbi buzën shqiptare. E ndëgjojshem me bindim dhe shikojshem me dashuni at dijetar të madh, i cili aq thellë mujti të hŷjë në mysteret mijavjeçare të shqipes. Çdo zbulim i tij, dishmues i lashtesis prallzore të gjuhës qi flasim,
na i falë shpirtit hove krenare edhe na e shton adhurimin për këto fjalë qi mbi buzë t’ona
të padijshme shprehin herë idhnimin herë gëzimin baras ashtu si vijshin tue u a shprehun para mija vjetësh njerzve të zhdukun të cilve u qarkullonte nder dej shkulmi i po njiktij gjaku
t’onë. Tue pohue me dije të naltë e me prova të qarta se gjuha shqipe përmban në vetvete tepricat e nji djalekti të perziem thrako-ilir, profesor Jokli prrallat e bukura të poetënvet i ka shndrrue në të vërteta shkencore.
Mbas njå katër ditësh, shkova buzë mbramjeje në mësimin e shqipes qi profesor Jokli ep krye jave n’Universitetin e Vjenës. Qeme tetë vetë ndëgjuesa, ndër të cilët vetëm tre shqiptarë. Shpjegonte ethy- mologjin e fjalës shqipe katund. E kishte nisë at shpjegim në mesi min må përpara: at mbramje foli dy orë gjithënji rreth asaj fjale dhe mbet mbarimi për herën e ardhëshme. Të gjithe mundësit e rrjedhjes s’asaj fjale atyu shoshitën me nji hollsi e me nji gjânësí erudicjoni me të lânë shtang prej çudije.
Kur mbaroi. I lypa lejen mjeshtrit të ndritshëm me e shoqnue deri ke shtëpija. Shetitmë nëpër Vienë të mbështjellun në nji mjegull të lehtë dimnore, mbrenda së cilës vetojshin dritat udhëtuese të tram vajeve dhe ato të lylyverta të reklameve. U endme må se dý orë tue bisedue mbi letrësin shqipe.
Tha se letrësija e jonë, në zhvillim të saj, kishte analogji të madhe me até të Slavve t’Austris.
Fishta zbuloi botën e Malsorve, përshkroi me zotsin e nji poeti të vërtetë botën primitive të maleve plot ndiesi të forta qi shprehen në trajta heroike. Edhe tjerë auktorë, pa i u avitun veç atij i dhanë letrësís shqipe aspektet e jetës malsore e katundare. Ti, i pari, ké para- qitë qytetin, ké tregue, me mënyrna veriste, aspektet shoqnore qytetare.
E u denjue te permendte nji nga nji novelat e mija. I kishin pëlqye mbi tjerat Gjaku » e Se qofsh pleanofsh » në e Hijen e Maleve edhe A t’a laçë » e « Djepi ari » në « Tregtar Flàmujsh ».
Unë e falënderova me të thekun zömre për çmim të mirë qi ai u epte përpjekjeve të mija letrare shum të përvijta, të cilat, i thaçë, janë tentative, sepse Shqipnija, vend me motive të panjehuna për rromanxa e novela, nuk e kishte ende tregimtarin e deshiruem, ate qi të paraqesi në pasqyrën e nji arti të thjeshtë e të thellë, jetën arkaike, anakro nistike ku fillojne m’u dridhun deshiret edhe nevojat e modernitetit må të stërholluem, tue krijue situata shoqnore familjare, individuale, të rralla e të çmeritëshme qi përmbajnë në vetvete kontraste drama tike me nji interesë të naltë njerzore. Ai këtyne fjalve të mija, qi i a projektojshin mbi zbardhullimet e mjegulles së Vjenës rrahjet e thella të jetës shqiptare, i u përgjegj tue thanë, me nji za tulun si të flitke vetimeveti, se deshironte t’a njifte Shqipnin, t’a shifte per s’afërmi. Me zemër i a urova albanologut të madh plotësimin e atij deshiri (3).
Kush må tepër se profesor Jokli ka të drejtë të vijë në vend ku kumbon shqipja, gjuhë se ciles ai i a njef rrajět qyshë prej kohës qi të parat nâna shqiptare përkundshin në djep me të zogjt e parë të Shqipes?
Botue me 1938 në Demokratin e Vangjel Koçës e të Branko Merxhanit.
(1) Njäni prej tyne ishte Aleks Buda, i cili me priti miqasisht në Vjenë e më shoqnoi tu prof. Jokli dhe me vizitue biblioteka e muzeume. (2) Shkova në Vjenë në dhetuer 1937 nga Padova, ku ndiqshe kurset univer sitare në Fakultetin e Letrësis dhe njiherit epshe mesime gramatike shqipe si Lektor i Prof. Karl Tagliavinit qi mbante kursin zyrtar të gjuhësis e të letrësís shqipe n’at Universitet
3) Kurrsesi nuk parashifshem nato dit të lume qi kalova në Vjenë se do të me takonte mue me u orvati risht pa sukses për ardhjen në Shqipní të prof. Norbert Joklit edhe jo me i plotësue nji dishir të ligjëshëm, por me i shpëtue jetën. Ndoshta s’kanë me i njehë të pavend lexuesat e dashun hollsit mbi humbjen tragjike t’Albanologut të Madh. Prof. Georg Stadtmüller në Disserta tiones Albanicae (München 1971, fage 46-61) e ka çekë në nji syzim të tij mbi Jokpl-in ket çashtje: na këtu po apim sqarime mâ të plota. Qeveritë shqiptare të kohës (1941-42) kanë bá të gjithë hapat në mundësit të tyne për t’a shpëtue prof. Jokl-in nga fati i zí qi e përpini. I nënshkruemi ká n’arkiv privat të vetin dokumentimin e përpjekjeve. Me nji letër kushtrimore (datë 14 mars 1941) prof. Karl Tagliavini, tue kthye nga Vjena, më lajmonte se ishte pá me Jokl-in dhe se e kishte gjetë të dispruem.
“Pensa che tutti gli ebrei di Vienna, nel lasso di pochi mesi, dovrannọ abbando nare la citta ed essere trasferiti in Polonia con 50 kgr. di bagaglio e 10 marchi: Jokl ha dichiarato che piuttosto che andare a vivere in un ghetto di Polonia senza la sua biblioteca e senza possibilità di studiare si suiciderà. Intanto per il mo mento dovrà abbandonare la sua abitazione e teme che la biblioteca gli sia se questrata”.
Bibljotekën e vet, jashtazakonisht të begatun, si dihet, me libra shqip dhe me vepra albanologjike, Joli kishte vendosë ti a lènte trashigim Shqipnis. Prof. Tagliavini n’at Tase në Vjenë e këshilloi t’i a dhurojë menti herë Qeveris shqiptare me nji akt zyrtar,
“ …si tratta di salvare l’uomo. Il suo desiderio serebbe, come tu sai, di venire a passare gli ultimi anni che gli restano (ora ha 64 anni) in Albania. lo Ti scrivo queste cose perché sia pienamente informato e in nome della nostra amicizia Ti scongiuro di fare tutto il possibile: si tratta di salvare un uomo, di salvare il massimo albanologo che pud fare ancora molto per gli studi albanesi”.
Prof. Tagliavini, Mik i shtrejtë, por edhe Mjeshter i em n’Universitetin e Padovës, me at dinamicitet qi e dallon, prej anës së vet, troklloi në Romë pa humbë kohë n’ato dyer të nalta zyrtare, të cilat mund të merrshin nisjativën me shpetue Albanologun vjenez.
Nji ditë mbrapa (15 mars 1941) dr. Nikolla Rotta, i ngarkuem me përfagesue Qeverin shqiptare në Vjenë, më shkruente: “Ne rasë të konferences qi mbajti me 27 fruer v.v miku i jonë, z. Prof. Tagliavini, e informova hollësisht mbi gjendjen e tmershme në të cilën ndodhet sot Prof. Jokl, kurse rryma e sotshme e Nacizmit ka marrë masa tepër të rrepta kundra çëfutneva, dhe tue qênë ky mjerisht i kësaj rrace parashifet qi shpejt do t’instradohet për në Poloni , pa pasë as me e marrë me vete bibliotekën e tij as me krye ma ndonji vepër ditunije. Siç dihet, biblioteka e tij asht nji ndër mâtë pasunat dhe mâ të vlefshmet mbi letratyrën shqipe, sikurse mund ta vërtetojë edhe z Prof. dr. Ekrem Çabej…” Rotta s’mbante ne mend se une kishem pase rasë t’a shof me sý af bibljotekë dhe t’i a çmoj vleftën e madhe.
Me 22 mars po t’atij vjeti Drejtori i Qundrës së Studimeve për Shqipni pranë Akademis s’Italis, historjani në zá Francesco Ercole me shkruente, ndër tjern, mbasi m’epte lajmet dramatike mbi Jokl-in qi unë kishem marrë nji javë përpara nga prof. Tagliavini e dr. Rotta:
“… Considerando gli alti meriti dello studioso, che costui è solo e senza figli, piuttosto anziano, (gay che ha raggiunto i 64 anni di età), pensando ancora al beneficio che ne trarrebbe la cultura albanese di avere a disposizione una Biblioteca singolarmente ricca e preziosa, e al contributo che quella brava persona potrebbe ancora dare agli studi albanologici, penso che sarebbe cosa oltre che umanitaria anche utile, operare perché Jokl abbia dal Reich il permesso di trasferirsi in Albania. Noi stiamo operando in questo senso e per questa ragione io ti scrivo in linea strettamente confidenziale e fraterna. Non e a caso che io ti scrivo,.: Schirò (kolegu e miku i shquem Zef Schiro atéhere sekretar i Qandrës së Studimeve për Shqipni pranë Akademis italjane e sot Titullar i Kathedrës së Byzantinologjis n’Universitetin e Romës) in questi giorni ha fatto il via vai tra l’Accademia e gli Uffici competenti. A voi è possibile muovervi liberamente perché in Albania non esistono leggi razziali restrittive. Sono sicuro che siamo d’accordo e che a volta di corriere tutto sarà fatto”.
Mjerisht optimizmin e prof. Ercoles – burrë zêmërbardhë e dashamirë i çiltërt i Shqiptarvet – e përgënjeshtroi kotesija e përpjekjeve tona. Sa mora letrat e Tagliavinit e të Rottës, unë fola me Kryeministrin z. Shefqet Verlaci, i cili pranoi menjiherë propozimin têm me emnue Jokl-in Organizator t’Arkiveve Shtetnore dhe të Bibliotekave shqiptare. Mblodhi Këshillin Ministruer, qi njizâni vendosi at émnim. Ia dergova dekretin përkatës prof. Jokl-it në Vjenë dhe kumtova njikohësisht Tagliavinin e Rotten. Në Romë, ku shkova postafat, kerkova edhe ndihmën e Bottai-t, asokohe Ministër i Arsimit t’Italis, të cilin unë e kishem kumbar,- për shpejtimin e praktikave në lidhje me lejen e ardhjes së Joklit në Shqipni. Këto praktika ishin në vazhdim ndërmjet Ministris së Jashtme Italjane dhe Ministris së Jashtme Gjermane. Ministri Bottai më këshilloi me folë me Kontin Ciano. Ciano më siguroi se do t’i shkruente personalisht Ribentropp-it, Ministër i Jashtëm i Reich-ut.
Me 10 korrik 1941 prof. Tagliavini më shkruente nga Roma: “Sono venuto a Roma oggi e da Çabej (të cilin unë e kishern êmnue përfaqesues shqiptar pranë Akademis statis me ngarkim qi të bashkepunonte n’Atlantin gjuhësuer per pjesën arbreshe) che eri qui fino a ieri. Ii serivo stasera per farti noto che Jokl mi ha scritto che ha ormai finito le pratiche pel suo passaporto e che fra poco conta di venire in Italia… Sarebbe molto gente provvedere ad assicurare allo Jokl la tranquillità per qualche tento in un modo molto delicato ed elegante che non ante la sua stescettibilita sotto forma di un assegno come anticipo pel dizionario o per qualche altra opera che i creidessi di affidargli”.
Prap prof. Tagliavini, qi ndiqte çáshtjen e Joklit me ngulmim t’admirueshëm e me ngashërim shpirti, në datën 18 tetuer 1941 më shkruente prej Padove: “Avrai saputo dal Console Rotta che Jokl ha qualche difficoltà ad ottenere il permesso di uscita: con il Console Italiano si occupa attivamente: forse sarebbe bene che il Luogotenente scrivesse direttamente una lettera all’Ambasciatore Alfieri a Berlino per preparlo di intervenire presso le Autorità tedesche”. Jacomoni shkroi letrën dhe m’a lexoi tekstin e saj.
Me 1 prill 1942 Tagliavini më lajmonte nga Bologna: « Caro Koliqi, il mio amico prof. Lapi, direttore dell’Istituto italiano di Cultura di Vienna, mi scrive in date 25 marzo che il prof. Jokl è stato improvvisamente, e contro precedenti assicurazioni, rinchiuso nella Sperrgasse (che è il luogo dove si radunano gli ebrei destinati in Polonia). Egli mi dice di darmi tale comunicazione solo perché ne sia informato e non perche sia ancora possibile tentare un salvataggio all’ultimo momento. Mi dice pure che le autorità accademiche di Vienna hanno tentato tutto il possibile, ma senza risultato perché gli ordini non si discutono. E il convoglio per la Polonia partirà in questi giorni. Naturalmente anche la biblioteca di Jokl sara sequestrata, Ho scritto all’Eccellenza Kruja (i cili ndërkohë ishte bâ Kryeministër) per metterlo al corrente della cosa. Vedi di avvertire le Eccellenze Ciano e Bottai.
Unë nga Tirana i telefonova menjihere Bottait në Romë e shkova mandej fill te Mustafa Kruja, i cili në sy t’êm mori telefonin e foli me Ciano-n tue e lutë nxehtësisht me bâ çmos për shpëtimin e Joklit. Ciano përgjegji se do të lutte Mussolinin me ndërhy pranë Hitlerit.
Por të gjitha orvajet deshtuen. Jokli i mjerë u fut me tjerë Izraelitë në tren qi do t’a shpiente në Poloni. Gjatë udhëtimit, mesa treni po kalonte nëpër nji urë, u hodh në greminë prej nji naltësije njiqind metrash, u përplas mbi zall të lumit e vdiq. Kështu mbaroi Albanologu i madh, tue mbajtë fjalën e folun se, pa bibliotekën e vet dhe pa mundësin m’u dhanë mbas studimeve, nuk i u donte gjâ jeta. * Shejzat 1972, nr 1-4/ Pergatiti: Suadela Balliu (Gazeta Si)