nga Ergys Mertiri

Kënga katastrofë, teksti mizerabël, zëri skandal, koreografia qesharake… Këngëtarja ishte gjithë kohës në stonaturë, ndonëse kënga ishte fare e thjeshtë, që mund ta këndojë kushdo. Shqipëria nuk pati as këngë, as zë, subjekt, as formë, as përmbajtje, madje as seks. Performanca ishte e dobët edhe si pronografi. Mund ta klasifikosh nga ajo kategori porno-je që tërheq vetëm një grup të vogël konsumatorësh, me shije perversive shumë specifike në larushinë e devijancave të kësaj fushe. Paraqitja jonë tregoi thjesht dhe vetëm provincialitet ulëritës që i bëri të tallen media të ndryshme italiane apo angleze. BBC-ja u tall keq, ndër të tjera, me numrin koreografik të rrotullimit të kokës, duke e quajtur si një mënyrë për tharje flokësh në 5 të mëngjesit, ndërsa italianët e metaforizuan si helikopter. Kështu është kur TVSH-ja dhe Festivali i Këngës drejtohet nga nje tufë tuhafësh mediokër e delirantë që parazitojnë në krye të këtij institucioni me të gjithë arsenalin e veseve, qokave, tarafeve dhe interesave të vockla korruptive e provinciale që i shoqëron prej dekadash. Probemi nuk është fare tek Ronela. Ky vend ka ronela pa fund. Çmenduria është se kjo paçavure ka kaluar një sërë filtrash dhe ka fituar Festivalin më të rëndësishëm të këngës në vend. Ajo që të indinjon më shumë, është kur shikon entuziasëm në raportime të disa mediave shqiptare, duke përmendur se kënga pati shumë klikime, duke u renditur e dyta pas asaj të Ukrainës, e cila, sigurisht, ka tërhequr vëmendje më shumë për shkak të luftës. Sipas tyre, Ronela e “ndezi skenën” dhe tërhoqi vëmendjen e publikut botëror, duke e konsideruar këtë si sukses. Kritere të tilla vlerësimi që e masin suksesin nga zhurma, kinetika koreografike në skenë, apo sasia e klikimeve që vjen nga kurioziteti i publikut ndaj budallëkut, tregon, ndër të tjera, edhe për fukarallëkun dramatik të gazetarisë së kulturës në Shqipëri. Ndoshta ky mund të jetë vërtetë përfaqësimi më i drejtë i realitetit kulturor që kemi!

Shenim: Fotoja eshte zgjedhje e redaksise, nxitur nga degjenerimi i kenges shqiptare ne perfaqesimin ne Eurovision

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey
Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}