Kërcënimi më i madh i paraqitur nga lëvizjet totalitare është shkatërrimi i sferës publike, çrrënjosja e arenës ku individët përfshihen në diskurs dhe veprim politik kuptimplotë.
Ky dokument është Akti i Pavarësisë së Shqipërisë, dokumenti që bashkon firmat e burrave të shquar, të cilët më 28 Nëntor 1912 guxuan të shpallnin lirinë dhe sovranitetin tonë. Ky akt është themeli i kombit shqiptar, por mbi të qëndrojnë fatet tragjike të shumë prej atyre që i dhanë Shqipërisë identitetin e kombit.
Firmëtarët e Pavarësisë nënshkruan lirinë por përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër. Madje, edhe ata që kishin ndërruar jetë para vendosjes së regjimit, familjet dhe pasardhësit e tyre pësuan rëndë; disa u vranë, të tjerë u internuan, ndërsa një pjesë u zhdukën nga kujtesa historike për shkak të propagandës komuniste.
𝐹𝑎𝑡𝑒𝑡 𝑡𝑟𝑎𝑔𝑗𝑖𝑘𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑖𝑠𝑎 𝑓𝑖𝑟𝑚𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑎𝑠𝑎𝑟𝑑ℎ𝑒̈𝑠𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑦𝑟𝑒:
𝐒𝐡𝐞𝐟𝐪𝐞𝐭 𝐃𝐚𝐢𝐮, delegat i Elbasanit dhe autor i Deklaratës së Pavarësisë, u burgos, torturua dhe u ekzekutua nga regjimi komunist në vitin 1946.
𝐋𝐞𝐟 𝐍𝐨𝐬𝐢,, firmëtar dhe njeriu që ruajti dokumentin e Aktit të Pavarësisë, u pushkatua më 20 shkurt 1946.
𝐐𝐚𝐳𝐢𝐦 𝐊𝐨𝐤𝐨𝐬𝐡𝐢, firmëtar i Vlorës, që i mbijetoi Gestapos, vdiq nga torturat në hetuesinë komuniste në vitin 1947.
𝐒𝐚𝐦𝐢 𝐕𝐫𝐢𝐨𝐧𝐢, delegat ( por burime thotë edhe nënshkrues) u burgos dhe vdiq në burg në vitin 1947.
𝐁𝐞𝐝𝐫𝐢 𝐏𝐞𝐣𝐚𝐧𝐢, arrestuar nga regjimi shqiptar dhe i dorëzuar serbëve, u pushkatua në vitin 1948.
𝐙𝐢𝐧𝐢 𝐀𝐛𝐚𝐳 𝐊𝐚𝐧𝐢𝐧𝐚, i burgosur në vitin 1951, torturuar për një vit dhe dënuar me burg, vdiq menjëherë pas lirimit.
𝐀𝐫𝐢𝐬𝐭𝐢𝐝𝐡 𝐑𝐮𝐜̧𝐢, arrestuar si tregtar i madh, u la në varfëri të skajshme pas lirimit nga burgu. Vdiq më 11 prill 1950, ndërsa shtypi i kohës e la vdekjen e tij në hije.
𝐅𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐁𝐞𝐣 𝐕𝐨𝐤𝐨𝐩𝐨𝐥𝐚, i burgosur nga regjimi, përktheu Kur’anin dhe iu përkushtua punës intelektuale pas lirimit. Ai vdiq në vitin 1969, duke vuajtur nga përbuzja dhe mjediset represive të kohës.
𝑇𝑒̈ 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑛𝑢𝑎𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑒𝑚𝑖𝑔𝑟𝑜𝑗𝑛𝑒̈.
Disa figura të tjera si : 𝐃𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐡 𝐁𝐢𝐜̧𝐚𝐤𝐮, 𝐃𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭𝐞̈𝐫 𝐁𝐞𝐫𝐚𝐭𝐢, 𝐄𝐪𝐞𝐫𝐞𝐦 𝐁𝐞𝐣 𝐕𝐥𝐨𝐫𝐚, 𝐌𝐮𝐬𝐭𝐚𝐟𝐚 𝐊𝐫𝐮𝐣𝐚, 𝐌𝐢𝐭’𝐡𝐚𝐭 𝐅𝐫𝐚𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐢 dhe Rexhep Mitrovica u detyruan të emigronin për t’i shpëtuar persekutimit. Ata u shpallën “kriminelë lufte” nga regjimi, pavarësisht kontributit të tyre të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shtetit shqiptar.
Siç paralajmërojnë studiuesit e totalitarizmave, regjimet shtypëse jo vetëm që shkatërrojnë jetët e individëve, por edhe synojnë të zhdukin kujtesën dhe kontributin e tyre. Ky akt, megjithatë, qëndron si një dëshmi e pavdekësisë së firmëtarëve të Pavarësisë dhe një thirrje për të kujtuar sakrificën e tyre.