20 𝘯𝘦̈𝘯𝘵𝘰𝘳 1946
“𝘐 𝘥𝘢𝘴𝘩𝘶𝘳 𝘷𝘦̈𝘭𝘭𝘢 𝘚𝘬𝘢𝘩𝘳𝘪𝘮
𝘜𝘯𝘦̈ 𝘫𝘢𝘮 𝘮𝘪𝘳𝘦̈ 𝘦 𝘴𝘩𝘦̈𝘯𝘥𝘰𝘴𝘩 𝘥𝘩𝘦 𝘴𝘪𝘥𝘰 𝘲𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘷𝘪𝘫𝘦̈ 𝘱𝘶𝘯𝘢 𝘱𝘦̈𝘳 𝘮𝘶𝘢 𝘮𝘦𝘳𝘢𝘬 𝘮𝘰𝘴 𝘶 𝘣𝘦̈𝘯𝘪. 𝘗𝘦̈𝘳 𝘷𝘦𝘵𝘦 𝘯𝘶𝘬 𝘬𝘢𝘮 𝘢𝘴 𝘥𝘦̈𝘴𝘩𝘱𝘦̈𝘳𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘮𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘷𝘰𝘨𝘦̈𝘭, 𝘴𝘦 𝘴𝘪 𝘥𝘶𝘬𝘦𝘵 𝘯𝘦 𝘦 𝘱𝘢𝘴𝘬𝘦𝘮𝘪 𝘯𝘦̈ 𝘨𝘫𝘢𝘬 𝘵𝘦̈ 𝘫𝘦𝘮𝘪 𝘵𝘦̈ 𝘨𝘶𝘹𝘪𝘮𝘴𝘩𝘦̈𝘮.
𝘒𝘢𝘮 𝘥𝘦̈𝘴𝘩𝘱𝘦̈𝘳𝘪𝘮 𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘦𝘳𝘢𝘬 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵𝘺 𝘥𝘩𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘦̈ 𝘧𝘢𝘮𝘪𝘭𝘫𝘦𝘯 𝘲𝘦̈ 𝘱𝘰 𝘫𝘶 𝘭𝘦̈ 𝘯𝘦̈ 𝘮𝘫𝘦𝘳𝘪𝘮, 𝘱𝘰𝘳 𝘬𝘫𝘰 𝘵𝘢𝘯𝘪 𝘶 𝘣𝘦̈. 𝘗𝘰 𝘵𝘦̈ 𝘥𝘦̈𝘳𝘨𝘰𝘫 𝘮𝘢𝘫𝘦̈𝘯 𝘵𝘦𝘮𝘦 (𝘭𝘢𝘱𝘴𝘪𝘯 𝘦 𝘪𝘯𝘹𝘩𝘪𝘯𝘪𝘦𝘳𝘪𝘵), 𝘫𝘦𝘱𝘫𝘢 𝘍𝘢𝘵𝘰𝘴 𝘲𝘦̈ 𝘵𝘢 𝘬𝘦𝘵𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘵𝘦̈ 𝘴𝘪 𝘬𝘶𝘫𝘵𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘮𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘴𝘩𝘵𝘳𝘦𝘯𝘫𝘵𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘫𝘦𝘵𝘦̈𝘴 𝘴𝘦̈ 𝘴𝘢𝘫.
𝘕𝘶𝘬 𝘫𝘢𝘮 𝘯𝘦̈ 𝘨𝘫𝘦𝘯𝘥𝘫𝘦 𝘵𝘢 𝘬𝘦̈𝘴𝘩𝘪𝘭𝘭𝘰𝘫 𝘴𝘪 𝘵𝘦̈ 𝘷𝘦𝘱𝘳𝘰𝘫𝘦̈ 𝘨𝘫𝘢𝘵𝘦̈ 𝘫𝘦𝘵𝘦̈𝘴 𝘴𝘦̈ 𝘴𝘢𝘫, 𝘱𝘰𝘳 𝘢𝘫𝘰 𝘥𝘰 𝘵𝘢 𝘨𝘫𝘦𝘫𝘦̈ 𝘷𝘦𝘵𝘦̈ 𝘳𝘳𝘶𝘨𝘦̈𝘯 𝘦 𝘥𝘳𝘦𝘫𝘵𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘯𝘦𝘷𝘰𝘫𝘴𝘩𝘮𝘦. 𝘛𝘩𝘶𝘢𝘫 𝘲𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘦̈ 𝘧𝘢𝘭𝘦̈ 𝘲𝘦̈ 𝘦 𝘬𝘢𝘮 𝘴𝘩𝘱𝘶𝘳𝘦̈ 𝘯𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘵𝘦̈ 𝘮𝘫𝘦𝘳𝘪𝘮.
𝘗𝘦̈𝘳 𝘟𝘩𝘪𝘹𝘩𝘪𝘯𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘰𝘵𝘳𝘢𝘵 𝘮𝘦̈ 𝘷𝘫𝘦𝘯 𝘴𝘩𝘶𝘮𝘦̈ 𝘬𝘦𝘲 𝘴𝘦 𝘮𝘶𝘢 𝘬𝘪𝘴𝘩𝘪𝘯 𝘣𝘢𝘣𝘢 𝘥𝘩𝘦 𝘷𝘦̈𝘭𝘭𝘢, 𝘵𝘦̈ 𝘭𝘶𝘵𝘦𝘮 𝘵’𝘢 𝘯𝘥𝘪𝘩𝘮𝘰𝘴𝘩 𝘬𝘶 𝘵𝘦̈ 𝘫𝘦𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘮𝘶𝘯𝘥𝘴𝘩𝘮𝘦.
𝘗𝘦̈𝘳 𝘵𝘺 𝘮𝘦̈ 𝘷𝘫𝘦𝘯 𝘬𝘦𝘲 𝘴𝘦 𝘱𝘰 𝘵𝘦̈ 𝘯𝘨𝘢𝘳𝘬𝘰𝘫 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘣𝘢𝘳𝘳𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘳𝘦̈𝘯𝘥𝘦̈ 𝘯𝘦̈ 𝘫𝘦𝘵𝘦̈𝘯 𝘵𝘦̈𝘯𝘥𝘦, 𝘱𝘰𝘳 𝘮𝘦̈ 𝘧𝘢𝘭.
𝘗𝘦̈𝘳 𝘍𝘦𝘫𝘻𝘪𝘯, 𝘱𝘰𝘳 𝘷𝘦𝘤̧𝘢𝘯𝘦̈𝘳𝘪𝘴𝘩𝘵 𝘱𝘦̈𝘳 𝘔𝘦𝘩𝘮𝘦𝘵𝘪𝘯 𝘮𝘦 𝘷𝘫𝘦𝘯 𝘬𝘦𝘲 𝘲𝘦̈ 𝘯𝘶𝘬 𝘶 𝘵𝘢𝘬𝘶𝘢𝘮.
𝘛𝘦̈ 𝘧𝘢𝘭𝘢 𝘋𝘳𝘪𝘵𝘦̈𝘴, 𝘷𝘫𝘦𝘩𝘳𝘳𝘦̈𝘴, 𝘎𝘢𝘭𝘪𝘱𝘪𝘵, 𝘔𝘦𝘯𝘵𝘰𝘳𝘪𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘬𝘶𝘯𝘢𝘵𝘢𝘷𝘦.
𝘝𝘦̈𝘭𝘭𝘢𝘪 𝘺𝘵 𝘒𝘶𝘫𝘵𝘪𝘮
𝘝𝘦𝘵𝘦̈𝘮 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘭𝘶𝘵𝘫𝘦 𝘬𝘢𝘮 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘦̈ 𝘫𝘶 𝘲𝘦̈ 𝘮𝘦̈ 𝘬𝘪𝘯𝘪 𝘯𝘫𝘰𝘩𝘶𝘳 𝘴𝘦̈ 𝘢𝘧𝘦̈𝘳𝘮𝘪- 𝘛𝘦̈ 𝘮𝘦̈ 𝘬𝘪𝘯𝘪 𝘯𝘥𝘦̈𝘳𝘮𝘦𝘯𝘥 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘯𝘫𝘦̈ 𝘴𝘪 𝘒𝘶𝘫𝘵𝘪𝘮𝘪 𝘲𝘦̈ 𝘬𝘪𝘯𝘪 𝘱𝘢𝘴 𝘯𝘫𝘰𝘩𝘶𝘳 𝘮𝘦̈ 𝘱𝘢𝘳𝘦̈.”
Kjo letër u gjet në Dosjen Formulare me nr.7 të Kujtim Ali Beqirit. Inxhinieri 29 vjeçar e shkroi 2 ditë para se të ekzekutohej. Letra e një guximtari të pafajshëm, që po shkonte drejt vdekjes, na tregon veçse shqetësimin e tij për fatin e familjes së tij dhe barrën e rëndë që po i linte pas. Në çdo fjalë dhe rresht i riu, i porsamartuar, me dy fëmijë të mitur është në merak veç për fatin e gruas dhe të afërmve.
Porosia e fundit – ta kujtojnë ashtu siç e kishin njohur më parë- i vetëdijshëm që dënimi i rëndë me damkosjen si “sabotator” do ta regjistronte në të ashtuquajturin kontingjent të “armiqve të popullit”.
Letra nuk ka rënë kurrë në dorë të familjes, sepse ekzekutuesit nuk u kujdesën t’ia përcillnin amanetin e fundit familjes.
Me 22 nëntor të këtij viti u bënë 76 vite nga ekzekutimi i inxhinierëve, të cilët punuan për tharjen e Kënetës së Maliqit, Kujtim Ali Beqiri e Abdyl Sharra.
Kujtim Ali Beqiri vetëm 29 vjeç ditën e ekzekutimit, ish-nxënës i Harry Fultz-it, kish kryer me medalje të artë Inxhinierinë Civile në Vjenë, kish përfunduar piketimin e tharjes së Kënetës së Maliqit dhe ndërsa priste të niste nga zbatimin e punës arrestohet në 6 nëntorin e vitit 1946, kur s’kish vetë katër muaj që ishte bërë drejtor i punimeve.
Nga shqyrtimi i dokumenteve në dosjet hetimore-gjyqësore kuptojmë se proceset gjyqësore ishin tërësisht të manipuluara nga regjimi dhe se marrja në pyetje është zhvilluar në kushtet më të rënda të torturës psikike dhe fizike.
Fjalët e tij të fundit ishin: “Historia do ta tregojë se unë po dënohem e ekzekutohem pa faj”. Këneta e Maliqit u tha sipas piketimit të bërë nga Kujtim Beqiri, sepse as inxhinierët rusë që u morën për piketime të reja që do ta fajësonin të ndjerin, nuk i lëvizën vendimet e tij. Tharja nuk mund të bëhej ndryshe. Atë natë jeta e tij u fik, por trupi i tij ende nuk ka gjetur paqe. I biri, Kadri Beqiri, prej 73 vitesh do të dijë ku janë eshtrat e babait. «I kemi kërkuar shumë eshtrat e babait në Maliq por, mjerisht, atje nuk kishte eshtra. Gjatë gërmimeve gjetëm vetëm një dorë njeriu, të cilën e futëm në arkivolin e vogël, sa për të pasur një varr të tij!”.
Këneta e Maliqit nisi të thahej më 5 maj 1946. Punimet e saj duhej të mbaronin më 28 nëntor 1946, kurse në fakt, në fazën kryesore mbaruan në vitin 1951. Drejtues të punimeve ishin Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri. Proceset ndaj teknikëve për gjoja “sabotime” ishin kombinacione dhe legjendime të përpiluara nga teknikët jugosllavë të Maliqit dhe regjimi komunist për të përligjur largimin e misionit amerikan në Tiranë. Procesi i parë i Maliqit dhe proceset e tjera vijuese, synonin të implikonin qeverinë amerikane dhe diplomatin e saj Fultz. Misioni amerikan u largua nga Shqipëria me 15 nëntor 1946. Perndryshe, kjo ngjarje tragjike, per t’u memorizuar nga propaganda, u dha urdher per te shkruar nje roman, e me pas duke u realizuar edhe film me titull “Vitet e para”, 1965, nje produksion fund e krye manipulues, dhe shmangie te historise se vertete.