____________________________________________________________________

Në datat 15 deri më 19 Tetor 2021, Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR do të zhvillojë edicionin e tij të tetë. Ky është edicioni i tretë i DEA OPEN AIR, që zhvillohet në Tiranë, pas pesë edicionesh të suksesshme në Sarandë dhe Gjirokastër, pas të cilave organizatorët vendosën në favor të zgjerimit gjeografik të pranisë së festivalit, për shkak të prurjeve të tij.

Në shtatë edicionet e tij të fundit Festivali ndërkombëtar i filmit DEA OPEN AIR e ka konsoliduar vendin e vet në botën e kinemasë. Në ekranin e tij kanë zënë vend jo vetëm filmat më të mirë të industrisë europiane të kinemasë së viteve të fundit, por gjithnjë e më shumë syresh. Prirja reflektohet edhe në prurjet e këtij viti, megjithë kushtet e pandemisë, të cilat – megjithëse me shumë ndryshim ,krahasuar me vitin e shkuar – diktojnë ende një numër më të reduktuar të kineastëve fizikisht të pranishëm nga Evropa dhe bota, ndonëse kurrsesi jo në numrin e veprave pjesëmarrëse.

Festivali do të vijojë edhe këtë vit t’i qëndrojë konceptit OPEN AIR. Po programet për shkak të pasigurisë së diktuar prej pandemisë dhe pasigurisë së motit do të ofrohen edhe on line në faqen zyrtare të DEA OPEN AIR (deafilmfest.al).

Ceremonia zyrtare e Hapjes, Programi i mbrëmjes i Filmit me Metrazh të Gjatë dhe Mbrëmja Gala e Ndarjes së Çmimeve të Edicionit VIII të DEA OPEN AIR International Filmfestival 2021 do të ofrohen në Kinema DEA OPEN AIR 1 – në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve.

Programi i pasdites së Filmit me Metrazh të Gjatë do të ofrohet në Kinema DEA OPEN AIR 2 – Salla Black Box e Universitetit të Arteve.

Programi i Filmit Dokumentar dhe Programi i Filmit të Shkurtër do të ofrohen në Kinema DEA OPEN AIR 3 – Salla Black Box 2 e Universitetit të Arteve.

Programi i Filmit Studentor do të ofrohet në mjediset e Akademisë DEA – Galeria FAB e Universitetit të Arteve

Programi CineKO, me fokus kinemanë kosovare do të ofrohet çdo mbrëmje në kuadrin e shfaqjeve publike të filmit në Qendër të Tiranës.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë aplikuar në platformat  Film Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e Festivalit.

Në garë për Çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë menduar të përfshijnë në programin e sivjetëm gjithsej 56 filma, nga të cilët 7 në Seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurimin kryesor, 3 në programin Cine KO, 15 në Seksionin e filmit të shkurtër, 15 në Seksionin e Filmit Studentor dhe 16 në Seksionin e Filmit Dokumentar.Kategorizimi reflekton si natyrën e krijimtarisë ashtu edhe profilin e autorëve të tyre.

Pas ndërprerjes së vjetshme, të diktuar prej kushteve të pandemisë, në kuadrin e Edicionit VIII të DEA OPEN AIR International Film Festival rifillon aktivitetin e vet Akademia DEA, në kuadrin e së cilës në datat 16-19 Tetor 2021 organizohet Takimi Rajonal i Shkollave të Filmit.

Këtë vit pjesëmarrësit vijnë nga Prishtina (Departamenti i Regjisë së Fimit dhe Televizionit të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës), Shkupi (Akademia Europiane e Filmit në Shkup), Bratislava (Fakulteti i Filmit dhe Televizionit i Akademisë së Arteve Performuese në Bratislavë) dhe Tiranë (Departamenti i Filmit dhe Televizionit të Universitetit të Arteve në Tiranë). Rendi i ditës parashikon ofrimin e një programi të posaçëm të studentëve të shkollave pjesëmarrëse të filmit (4 orë program të përditshëm), shoqëruar me prezantimin e ofertës akademike e kulturore përkatëse si edhe tryeza të rrumbullakëta për problemet rajonale të kinemasë dhe formimit të kineastëve të rinj. Takimi do të zhvillohet në mjediset e Akademisë DEA – Galeria FAB e Universitetit të Arteve dhe në sallën Black Box 2 të Universitetit të Arteve.

Edicioni i Tetë i DEA OPEN AIR International Film Festival zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Universitetit të Arteve dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës, të cilët krijojnë atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota.

Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera evropiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar, të cilët tradicionalisht i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon, do të jenë edhe këtë vit të dytë pandemie pjesërisht të pranishëm realisht por pjesërisht edhe virtualisht – duke aksesuar filmat si edhe duke komunikuar me njëri-tjetrin ON LINE.   

Aplikuesit vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe më gjerë, duke i dhënë aplikimit – si në edicionet paraardhëse – gjeografi ndërkontinentale.

Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit Mars 2021.

Edicionin e Tetë të DEA OPEN AIR e mbështet Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Universiteti i Arteve, duke ndihmuar kështu organizatorët në krijimin e atmosferës së nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota.

Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera evropiane të filmit, pedagogët dhe studentët e kinemasë, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar, të cilët i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon, do të jenë edhe këtë edicion të dytë “pandemie” të pranishëm pjesërisht realisht por shumë intensivisht virtualisht – duke aksesuar filmat si edhe duke komunikuar me njëri-tjetrin ON LINE. (Informacioni i mesiperm eshte pergatitur nga zyra e shtypit DeaFilm Festival)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}