Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” ISKK, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe IDMC, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, çelin ekspozitën “Fytyrat e Diktaturës”. Kjo ekspozitë vjen si një reflektim që duhet të kemi mbi ata individë që mbajnë përgjegjësi direkte për instalimin dhe mirëfunksionimin e mekanizmave që mbanin të ngritur regjimin komunist duke përdorur si forma të vetme represionin, përndjekjen, dhunën dhe terrorin. Rënia e diktaturës në vendin tonë nuk u pasua me një hetim të krimeve të kryera, aq më tepër që autorët e këtyre krimeve nuk u përballën asnjëherë seriozisht me drejtësinë dhe nuk u kërkuan falje publike viktimave të genocidit komunist.

“Përqendrimi te viktimat i shoqërisë për 30 vjet të le përshtypjen sikur krimet që kanë ndodhur kanë qenë dukuri natyrore. Kur ndodh një krim ndodhin dy gjëra e para është kujdesi për viktimën dhe e dyta frenimi, arrestimi i autorit të krimit. Kështu veprohet kudo nëpër institucionet në Shqipëri e kudo nëpër botë. Ndërsa këtu në këtë krim historik nuk është vepruar kështu. Ka një lloj përqendrimi që nuk është i mjaftueshëm te viktimat dhe janë krejt në harresë, përgjegjësit e krimeve që zgjatën 5 dekada”, tha nder te tjera drejtori i ISKK, dr. Çelo Hoxha.

Në murin e kësaj ekspozite janë vendosur foto të atyre personave, të cilët mbajnë përgjegjësi për vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të individit dhe represionin e ushtruar nga regjimi komunist. Kategoritë që përfshihen në të janë: Anëtarët e Byrosë Politike, si organi më i lartë ekzekutiv i PPSH-së, Drejtorët e armës së Sigurimit të Shtetit, kryesisht të asaj që më pas njihet si Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, gjyqtarë, prokurorë, hetues, kryetarë degëve të punëve të brendshme, oficerë sigurimi, komandantë e komisarë burgjesh e kampesh. Ceremonia e hapjes zhvillohet sot, 21 shkurt 2022, në orën 17:00, në ish-vilën e diktatorit Hoxha, që është edhe vendi ku merrte jetë i gjithë regjimi i terrorit të ushtruar nga instacat e këtij shteti diktatorial. Kjo ekspozitë qëndron e hapur nga data 21 deri më 23 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}