nga Julia Vrapi

Skena e Pavarur Kulturore në vend mes problemeve të ndryshme nga kuadri ligjor dhe për aktivitetet pa mbështetje financiare. Përfaqësues të Skenës së Pavarur Kulturore shprehen se viti 2021 vazhdon me një gjendje të vështirë, ku kërkesat që ata i kanë drejtuar dhe më parë Ministrisë së Kulturës nuk janë marrë parasysh. Por viti 2020 që lamë pas për shkak të pandemisë ndikoi jo pak për Skenën e Pavarur Kulturore dhe sipas përfaqësuesit Andi Tepelena mungesa e mbështetjes financiare nga Ministria e Kulturës ka varfëruar jetën artistike në vend. “Për të gjithë ata artistë apo krijues të lirë, që janë të pavarur dhe nuk janë të punësuar në shtet nuk ka pasur mbështetje financiare. Po flasim për një paketë ndihme në këtë situatë, ku në kushtet e pandemisë kur njerëzit nuk kanë mundësi të ushtrojnë aktivitetin e tyre i bie që e kanë litarin në fyt. Nuk ka pasur asnjë lloj strategjie nga Ministria e Kulturës, një ndihmë konkrete. Nga momenti që vendi ndodhet në këtë situatë pandemie, skema financiare për të ndihmuar krijuesit e pavarur ka munguar. Nuk ka ardhur një paketë mbështetëse apo një formë tjetër për këta artistë e krijues, që janë të sektorit të pavarur”, shprehet Andi Tepelena përfaqësues i SPK. Por i pyetur për kërkesat që më parë janë drejtuar në Ministri të Kulturës nga Skena e Pavarur Kulturore, si një nga përfaqësuesit e saj Andi Tepelena kurator dhe menaxher arti thotë se SPK do të vazhdojë për realizimin e kërkesave, që janë bërë më parë me dije. “Ne si Skenë e Pavarur Kulturore kërkojmë transparencë dhe komunikimin si grup interesi, që kur të bëhet projektligji për artin të përfshihemi në diskutime. Kur të diskutohet për buxhetin të përfshihemi, por te ky diskutim i buxhetit si SPK nuk jemi përfshirë fare. Nga Ministria e Kulturës e përmendin Skenën e Pavarur Kulturore tek thirrja e projekteve, por se për kë flasin dhe kujt i drejtohen unë se di”, shprehet në reagimin e tij Tepelena.

Andi Tepelena

Formalizim i sektorit

Përfaqësuesit e Skenës së Pavarur Kulturore kërkojnë këtë fillim viti që të merren në konsideratë kërkesat e tyre. Përfaqësues i SPK, Andi Tepelena thotë se qëndron në sirtarët Ministrisë së Kulturës drafti i paraqitur, që para disa vitesh me propozimet ligjore. “Ne si Skenë e Pavarur Kulturore vazhdojmë të jemi ku aty ne e lamë. Tek propozimi për ligjin e artit, tek kuadri ligjor që ne kemi propozuar”, thotë më tej Andi Tepelena. Me problem Tepelena shikon dhe mungesën e një baze të dhënave, që duhej të ishte përgatitur nga Ministria e Kulturës. Tepelena thotë se si Skenë e Pavarur Kulturore kanë kërkesa konkrete, duke filluar që nga formalizmi i gjithë sektorit. “Nuk flas këtu vetëm për OJF, por dhe për krijuesit e lirë, menaxherët e artit, profesionistë të fushës. Ne kemi kërkuar krijimin e një database për artistët, një nga kërkesat që në fillim fare, por dhe kjo nuk është bërë. Vetë Ministria e Kulturës duhet jetë e interesuar për këtë gjë, që të krijohet database i gjithë industrisë kulturore, ku futen krijues, artistët, profesionistët, menaxherët e artit dhe të tjerë. Falë një database ne mund të kuptojmë më pas dhe çfarë politikash kulturore do të ndiqen, kush janë njerëzit dhe faktorët që duhet të mbështeten më shumë dhe të caktohen prioritetet”, thotë mes të tjerave Andi Tepelena, përfaqësues i SPK. Memorandumi i bashkëpunimit, për hartimin e një pakete të plotë ligjore me qëllim një reformë të artit dhe të kulturës, i nënshkruar mes përfaqësuesve të Skenës së Pavarur Kulturore dhe Ministrisë së Kulturës në pranverë të vitit 2018 ka mbetur në letër. Për SPK ka munguar vullneti i Ministrisë së Kulturës. Kjo u bë me dije dhe gjatë takimit me Delegacionin Europian në shkurt të 2020, ku morën pjesë dhe përfaqësues të SPK. Andi Tepelena përfaqësues i Skenës së Pavarur Kulturore pjesëmarrës në këtë takim, u shpreh se Ministria e Kulturës është kthyer në një institucion pa memorie.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Genocidi çam/Pesë fotot false që ndryshuan historinë
Kupa Dea shkon në Gjeorgji
Filmi karrierës në Dea Open Air/Rrëfimi i Bajrush Mjakut: Si jetova në dy kohëra, në komunizëm dhe demokraci
Dean Open Air/ Njeriu i kthyer tek vetja
Fundjava Dea Open Air – publik dhe gjeografi të gjerë regjisorësh
Reportazh/Abruzzo që të kujton Shqipërinë – natyra, relievi, ngjyrat….
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>