Në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, vjen në Tiranë Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael
Ekspozita e piktorit Arben Golemi me titull “Strehë”, hapi zyrtarisht Festivalin Kulturor Shqipëri – Izrael, pasi familja e tij ka shpëtuar jetën e disa hebrenjve gjatë luftës.
Qëllimi i këtij eventi është që të nxjerrë në pah artin shqiptar dhe atë izraelit, shkëmbimet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe atij hebre, sipas, drejtores artistike të Festivalit dhe pianiste shqiptare e mirënjohur në arenën evropiane Almira Emiri.
Për herë të parë performon live edhe Klezmer Orchestra nga Izraeli. Deri me 21 shtator do të zhvillohen një sërë takimesh mbi librin, por nuk do të mungojnë edhe shfaqje filmash, koncerte dhe diskutime mbi veçantitë e dy kulturave.
Ky event vjen në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit dhe sherben për të celebruar marrëdhëniet e specifike ndërmjet dy vendeve dhe ndërmjet dy popujve.
Pas një nate të parë të magjishme, Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael zhvendoset sot te instalacioni “Reja” (para Galerisë Kombëtare të Arteve).
Per kete event, Rabini Yisroel Finman, Drejtor i Rabinatit të Shqipërisë, ka dhene një mesazh të veçantë për Festivalin Kulturor Shqipëri-Izrael 2021:”Shalom & Besa – Nuk duhet asgjë tjetër.”
Duke sjellë së bashku kulturën dhe traditën nga Izraeli dhe Shqipëria, ky festival do të kontribuojë në dialogun ndërkulturor dhe ndër-breznor, si dhe të krijojë mundësi për të ushqyer tolerancë dhe diversitet.” Anëtare Nderi e Festivalit është Avital Leibovich, Drejtore e Zyrës në Jeruzalem të Komitetit Hebre Amerikan (American Jewish Committee), e cila rishtazi mori titullin “Urdhëri i Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Znj. Leibovich e vë theksin te mundësitë dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve: “Marrëdhënia ndërmjet shqiptarëve dhe hebrenjve është unike, jo vetëm prej të shkuarës, por edhe prej të tashmes. Ngjashmëritë ndërmjet nesh janë më të mëdha se diferencat dhe arti është një mjet i fuqishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve.” Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael është një iniciativë e Qendrës Shalom në Shqipëri dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Jashtme e e Shqipërisë, Bashkia Tiranë, Ambasada e Izraelit në Tiranë, si dhe Komiteti Hebre Amerikan (American Jewish Committee) dhe Kongresi Hebre Amerikan (American Jewish Congress).
https://abcnews.al/arti-shqiptar-dhe-izraelit-ne-nje-festival-ne-tirane/