Duke i kushtuar vëmendje në këtë sezon turistik, monumenteve në Shqipëri, si asset i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, prej kohësh ndjek me përparësi se çfarë po ndodh me to, në gjithë territorin shqiptar, denoncimet që vijnë nga Forumi për Mbrotjen e Trashëgimisë dhe në fatkeqësi degradimin e tyre total, dhe lënë në harresë ku qeveria  sytë e veshët i mban nga formati PPP, gati për t’jua dorëzuar parqet më të rëndësishme të huajve, që rezultojnë më shumë te prfundojne si qendra biznesi se sa trashëgimi kulturore

Duke i kushtuar vëmendje në këtë sezon turistik, monumenteve në Shqipëri, si asset i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, prej kohësh ndjek me përparësi se çfarë po ndodh me to, në gjithë territorin shqiptar, denoncimet që vijnë nga Forumi për Mbrotjen e Trashëgimisë dhe në fatkeqësi degradimin e tyre total, dhe lënë në harresë ku qeveria  sytë e veshët i mban nga formati PPP, gati për t’jua dorëzuar parqet më të rëndësishme të huajve, që rezultojnë më shumë si qendra biznesi se sa trashëgimi kulturore. Para pak ditëve, rast pas rasti kemi veçuar fakte se si kjo vëmendje po asgjeson pjesën më me vlerë historike. Dhënia e Butrinti dhe Durrësit të huajve, edhe pse me plan zhvillimi ku priten investime, sipas raporteve, nxjerr handikapin më të rëndë, mungesën e qartësisë së implementimit të këtyre investimeve, duke shpërfillur specialistët vendas. Jo pak herë, arkeologë e specialistë të monumenteve kanë denoncuar mënyrat flagrante se si Ministria e kulturës kalon fondet, që duket së nuk janë të pakta, ku të huajt interesohen për të hedhur para, por që këto denoncohen se kalojnë nëpër duar klientelistësh, dhe jo referuar projekteve që dorëzojnë specialistët tanë.

Apolonia dhe Bylisi së fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes, ku “aplikimi” i ligjit për trashëgiminë i ka lënë pa mbrotje, duke pësuar dëme material. Thyerja e kolonave në Apoloni është rast flagrant, jo vetëm për vandalizmin mbi to, por mbi të gjitha për papërgjegjëshmërinë zyrtare qoftë të Parkut, apo dhe Minitrisë së Kulturës që e kaluan këtë situatë sikur të mbulonin me çarçaf një statujë. Po aq lehtësisht shpërfill e injoron zërat që vijnë nga specialist dhe organizma që denoncojnë çdo ditë çfarë po ngjet në trashëgiminë shqiptare, në të katër anët e vendit.

Është Forumi për Mbrotjen e Trashëgimisë që po bëhet një zë denoncues, që po e ndihmon edhe median në këto raste, duke besuar tek specialistët, dhe jo politikat që kthehen në propagandë.

Rasti i fundit ishte dje, kur Forumi ka denoncuar se janë njoftuar për gjurmët e një tentative për grabitje të afreskeve në kishën e Shën Premtes, në Potkozhan të Mokrës, për të cilën kishte shkruar edhe pak ditë më parë, se si këto afreske po degradoheshin.

Ja denoncimi i plotë nga Forumi: “Gjurmët e një tentative grabitjeje mbi një afresk të bukur në kishën e Shën Premtes në Potkozhan të Mokrës. Pasi grabitësit nuk kanë mundur të shkëpusin bustin e shenjtorit, ata përsëri kanë ritentuar duke bërë një prerje më të vogël për të hequr nga pareti së paku kokën e imazhit në fjalë, por pas një dëmtimi të dhimbshëm, nuk ja kanë dalë gjithsesi.” Kujtojmë se shembulli i fundit i vjedhjes së afreskave ka qenë ai në Shpat të malësisë së Elbasanit disa vjet më parë.

Pak ditë më parë, po nga ky Forum është sjellë informacioni se, përveç rrezikut, tentativës për vjedhje, në kishën Shën Premte në fshatin Potkozhan në Mokër, ku vazhdon të shërbehet, këto afreske janë në një gjendje të mjerueshme. “Emblematike është Sh. Meria Platitera, dmth Lutëse, që duket sikur lutet për shpëtim me gjoksin e rrënuar”. Mësojmë se cilësia e afreskeve është e jashtëzakonshme, por prej vitesh nuk ka asnjë kujdes dhe e vetmja përpjekje për t’i mbrojtur është bërë nga vetë prifti, që më tepër e ka “llangosur afreskun”. Nga jashtë duket si një ndërtesë e thjeshtë, tipike për kishat e shek. XVIII, kur pushteti osman ndalonte ndërtimet kristiane monumentale. Nga brenda është një galeri arti dhe përqark ka një numër të konsiderueshem kryqesh të zbukuruar dhe me mbishkrime. “Eshtë një ishull qytetërimi i dënuar të zhduket, për shkak të injorancës, indiferencës dhe arrogancës që karakterizon ata që paguhen nga taksat tona për trashëgimine kulturore”, shkruan Forumi. Kjo është cilësuar si një nga kishat nga më të vjetrat në Mokër, një kishë e cila tregon historinë e vjetër të krahinës.

Disa mendojnë se kjo kishë duhet të jetë ndërtuar mbi një kishë paraekzistuese, ose mbi një vend me emër shenjti, sepse fshati ka pasur shumë kisha dhe vende me emra kishash. Mbase dikur këtu ka qënë ndonjë kishë ose faltore e vjetër me emrin “Shën e Premte”. L.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Fati i themeluesve të shtetit shqiptar
Deti monumental i Adrian Pacit përmbyt Mudec-in
Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}