Në fund të vitit të kaluar, Spar Albania bleu rrjetin konkurrent të supermarketeve Hippo. Transaksioni u finalizua dhe u shpall nga blerësi në shtator 2019, pa marrë një autorizim nga Autoriteti i Konkurrencës dhe qysh atëherë aktiviteti i ish-marketeve Hippo i ka kaluar shoqërisë Spar Albania.

Megjithatë, kompania e grupit Balfin në dhjetor 2019 e ka njoftuar Autoritetin e Konkurrencës për transaksionin në fjalë. Për gati shtatë muaj, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka nxjerrë asnjë njoftim publik për këtë transaksion që është objekt autorizimi nga ana e saj.

Papritur, të mërkurën më 24 qershor, Autoriteti i Konkurrencës ka dalë me një njoftim zyrtar, ku kërkon opinionin e palëve të interesuara brenda një afati prej pesë ditësh.

Ndonëse në njoftim thuhet se Spar Albania ka njoftuar për këtë transaksion qysh më datë 3 dhjetor të vitit të kaluar, nuk është aspak e qartë pse rasti nuk është shqyrtuar, madje edhe njoftimi publik bëhet në një kohë kur blerja e shtatë pikave të Hippo nga Spar është bërë me kohë fakt i kryer.

Marrja e autorizimit paraprak nga Autoriteti i Konkurrencës është detyrim i përcaktuar në ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”, në rastet kur xhiroja (në vitin e fundit financiar, para përqendrimit) e ndërmarrjeve pjesëmarrëse së bashku në tregun e brendshëm është më shumë se 400 milionë lekë dhe xhiroja e të paktën një ndërmarrjeje pjesëmarrëse, në tregun e brendshëm, është më shumë se 200 milionë lekë. Vetëm xhiro e Spar Albania për vitin 2018 ishte rreth 4.7 miliardë lekë.

Në këto raste, ligji e ndalon realizimin e përqendrimit pa marrë autorizimin e Autoritetit të Konkurrencës. Kjo çështje është një nga paradokset e shpeshta që ndeshen në punën e institucioneve në Shqipëri. Nga njëra anë, ndërmarrjet nuk janë shqetësuar shumë për të pritur vendimin e Autoritetit të Konkurrencës; nga ana tjetër, vetë ky institucion e nisur procedurën standarde të njoftimit publik dhe shqyrtimin e transaksionit me gati shtatë muaj vonesë. Çudira shqiptare!

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Dokumenti i pavarësisë…
Kundër “mohimit” – dokumente arkivore dhe dëshmi viktimash
Premierë/ Balkan’s Gate – humanitet dhe ndjeshmëri nga të rinjtë
Studiuesja serbe, Bozica: Shqipëria e kishte idhull Jugosllavinë, projekti për republikën e 7 ishte realitet
Dorëshkrimet e panjohura të ’30/Etnografja franceze e “çmendur” për veriun e Shqipërisë: fjeti si në një muze përrallash, plenc lope për jastëk…
Si u rrënua ekonomia e Shqipërisë në diktaturë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>