Më date 22 qershor, në mjediset e Galerisë FAB, pranë Universitetit të Arteve u zhvillua konferenca tradicionale për shtyp e stafit organizator të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR. Konferenca i parapriu hapjes zyrtare të Edicionit të Nëntë, të planifikuar për t’u zhvilluar në datat 23 deri më 28 qershor 2022.

Të pranishëm në konferencë ishin drejtori i festivalit, z. Edmond Topi, drejtorja artistike znj. Mirela Oktrova, drejtori i programit të Filmit me metrazh të gjatë, Genc Përmeti, drejtorja e Programit të filmit të shkurtër, Ajola Daja.

Organizatorët e festivalit iu përgjigjëninteresit dhe pyetjeve të mediave lidhur me  prurjet dhe pjesëmarrjen e kineastëve nga bota në këtë edicion, duke u ndalur edhe te  prezenca e kinemasë shqiptare në të.

Drejtori i DEA OPEN AIR, Edmond Topi, duke u ndalur në vijueshmërinë dhe qëndrueshmërinëe synimeve të organizimit tëfestivalit, pas pesë edicioneve të mbajtura në Sarandë, dhe katër edicioneve në Tiranë, tha se “tashmë nisma ia ka dalëtë kthehet në njëmarkë të qëndrueshme oferte filmike të orientuar sa nga përmbajtja aq edhe nga promovimi i kinemasë dhe tentative e vazhdueshme për të tërhequr publikun në një vend, ku ajo vazhdon të mungojë në pjesë të konsiderueshme të tij.” Në këtë kontekst zoti Topi përmendi edhe iniciativa konkrete të DEA OPEN AIR për të tërhequr publikun, si psh. iniciativa për futjen e lëndës së “Kinemasë” në kurrikulat e arsimit parauniversitar ose organizimi i shorteut : Shiko një film – fito një dhuratë” , organizuar nga DEA OPEN AIR në bashkëpunim më kompaninë One.”

Drejtorja artistike e festivalit, Mirela Oktrova tha se, “ky edicion, e vijon linjën e parardhësve nëtri tradita: së pari, traditën e përmasave të prurjeve dhe shtrirjes gjeografike, me një ofertë prej 39 filmash nga 25 vende të Europës dhe botës, nga rajoni te kinematografite e konsoliduara, si Gjermania, Italia apo Spanja, nga Kosova, e cila përfaqësohet me një program-fokus, të titulluar CineKO te Uzbekistani, Lituania, Irani e SHBA. Së dyti, festivalin vazhdon traditën e tij të promovimit të komunikimit kulturor si urë lidhëse, që këtë vit konkretizohet me praninë e spikatur të bashkëprodhimeve dhe tërheqjen e kineastëve nga ekzotikja apo ngjarjet e shtrira në kohë dhe hapësirë. Dhe së treti, festivali mbetet te kinemaja cilësore dhe trajtesat sfidante, si: emigracioni dhe humanizmi, qytetërimi dhe varfëria, individi dhe shoqëria”

Përkitazi prurjeve filmike në Programin e Filmit me metrazh të gjatë, Genc Përmeti tha se, selektimi ka qenë një përgjegjësi e madhe. “Festivali po mbush 10 vjet në kërkesën e vet për cilësi, ndaj për ne mbetet sfidë orientimi drejt autorëve me indentitet artistik”. Duke u ndalur në secalin prej filmave konkurrues,pjesa dërrmuese e të cilëve lidhen direkt ose indirekt me jetën, preokupimet dhe sfidat e individit në Shqipëri dhe rajon, Përmeti vuri në dukje, se “humanizmi është filli lidhës në pothuaj të gjithëfilmat me metrazh të gjatë, që do të paraqiten në festival, përmes të cilit kineastët sjellin mesazhe të përpjekjeve të njeriut, për ta bërë jetën më të mire”.

Drejtorja e Programit të Filmit të shkurtër, Ajola Daja vuri në dukje, se “program ofron disa premiera ndërkombëtare, që do të realizohen në prani të autorëve. Aplikimet e kësaj gjinie në festival mbeten në shifra shumë të mëdha, duke e bërë akoma më të madhë përgjegjësinë e seleksionimit. Interesi i jashtëzakonshëm i të rinjve (targeti kryesor i gjinisë) për të qenë pjesë e festivalit, – sipas saj, – lidhet me dëshirën e tyre për të komunikuar, ndarë dhe shkëmbyer eksperienca. Ky program shërben realisht si një“urë karriere për kineastët e ardhshëm” – tha Daja.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, lidhur me vështirësitë që ka sot afrimi i publikut me kinemanë, drejtori dhe drejtorja artistike e festivalit vunë në dukje, se kjo kërkon angazhimin e të gjitha segmenteve të shoqërisë, përfshirë dhe institucionet si edhe ndryshimine politikave për filmin, në drejtim të përftimit të indikatorëve të vlerësimit të veprave të subvencionuara filmike edhe nga këndvështrimi i marrëdhënieve, që arrijnë të krijojnë me audiencat kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}