Përveç se e ka shkruar në një libër, por nxitja për të hulumtuar arkivat Osmane për historianin Noel Malcom nuk është aq shqetësim se sa një tjetër fakt, kur deklaron se Albanologjia shqiptare vazhdon të mbetet e izoluar dhe e ndikuar nga historiografia komuniste. Në një takim që është mbajtur ditëve të fundit, online, organizuar nga Instituti Shqiptar i Nju Jorkut, historian ka ndalur aty ku është thelbi i ngecjes së shkrimit të historisë shqiptare. Sir Malcolm ka folur edhe pak shqip…

Përveç se e ka shkruar në një libër, por nxitja për të hulumtuar arkivat Osmane për historianin e gazetarin anglez, Noel Malcom nuk është aq shqetësim se sa një tjetër fakt, kur deklaron se Albanologjia shqiptare vazhdon të mbetet e izoluar dhe e ndikuar nga historiografia komuniste. Në një takim që është mbajtur ditëve të fundit, online, organizuar nga Instituti Shqiptar i Nju Jorkut, historian ka ndalur aty ku është thelbi i ngecjes së shkrimit të historisë shqiptare. Gjatë këtij bashkëbisedimi virtual, Malcolm ka gjetur rastin të flasë edhe pak shqip, duke thënë:  “Po kam pak turp për të folur shqip. E kam mësuar gjuhën kryesisht për të lexuar dhe lexoj shumë, por shumë rrallë se bisedoj në gjuhën shqipe. Megjithatë ju falënderoj shumë për rastin për të folur pakëz”.

Me kumtesën e tij na bëri të njohur shkrimtari Gazmend Kapllani i cili ka dhënë qëndrimin e tij mbi këtë deklaratë të Malcolm ku thotë se “Kumtesa e Noel Malcolm ne Institutin Shqiptar te Nju Jorkut dje ishte edhe nje platforme se si Studimet Albanologjike (sidomos persa i perket studimit te historise) mund ti flasin nje publiku global. Veshtiresite nuk jane te vogla per arsyet qe Noel Malcolm permendi (gjuha; mungesa e interesit; fakti qe hulumtuesit Shqiptare kane qene dhe jane shume pak te pranishem ne tryezat akademike boterore).

Por edhe mundesite jane te medha. Fakti qe Noel Malcolm ka gjetur ne arkiva fakte historike krejtesisht te panjohura per Albanologjine (Shqiptari i pare qe ka shkruajtur per Shqiptaret, Antonio Bruni) apo nxjerrja nga harresa e Albanologeve aq te shquar, krejt te injoruar nga historiografia jone si Imzot Ernesto Cozzi, tregon se sa shume pune mbetet për të bërë.

Nxitja e Noel Malcolm per te hulumtuar arkivat Otomane ku mund te gjesh thesare nuk duhet te habiste askend. Fakti qe na habit do te thote se sa shume e izoluar mbetet ende Albanologjia dhe cfare monopatesh te rreme ka marr here pas here – sidomos nen ndikimin e kobshem te historiografise komuniste e cila ne fakt falsifikoi dhe shkaterroi bazat e hulumtimit te historise.

Personalisht besoj gjithashtu se mohimi i permases dhe historise diasporike të Shqiptarëve (i cili mohim mori permasa paranojake gjate regjimit komunist) e ka atrofizuar ne nje mase te madhe aftesine tone per te hulumtuar dhe per te perfytyruar veten si pjese te rendesishme te historise Europiane dhe globale – me degezime habitese dhe aq te pasura ne permbajtje dhe forme ne Perendim dhe Lindje.”. Sipas Kapllanit duhej të vinte një i huaj, historian, si Noel Malcolm,  me dashuri per historine dhe shqiptaret, “pa kusuret e perfytyrimit tone te tredhur gjate komunizmit, qe ta vinte Albanologjine ne harten akademike te botes”.

“Sir Noel Malcom mund te themi, pa e tepruar, ka sjelle nje revolucion te vertete ne Studimet Shqiptare. Librat e tij, fryte te hulumtimeve te jashtezakonshme arkivore, i drejtohen dhe i flasin nje publiku global duke e vendosur Albanologjine, pas nje kohe te gjate bunkerizimi dhe getoizimi, ne harten akademike te botes.  Instituti Shqiptar i Nju Jorkut dhe Drejtori i tij, Z. Dino Korca bejne nje pune shembullore per promovimin e kultures shqiptare ne Amerike dhe pertej”, është shprehur shkrimtari Gazmend Kapllani.

Noel Malcolm është shkrimtar, historian, poliglot dhe gazetar britanik. Ka lindur në vitin 1956 26 dhjetor. Ka studiuar në Kembrixh, dhe është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentar i gazetës “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatë për “British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe në Shqipëri. Është autor i librave: “Bosnja, një histori e shkurtër” (1994), “Origins of English Nonsense” (1997), “Kosova , një histori e shkurtër” Koha- Prishtinë& Shtëpia e Librit -Tiranë (2001), “Aspects of Hobbes” (2002), “The Mental Ëorld of an Early Modern Mathematician” (2005). Është editor i Korrespodencës së Thomas Hobbes (1994) dhe ka shkruar librin “George Enescu, jeta e tij dhe muzika” (1990) (Toçata Press). Librat e tij mbi Kosovën (“Kosovo: A Short History” (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë. Re.Ku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Fati i themeluesve të shtetit shqiptar
Të përndjekurit nuk i luftuam me plumba, por me shpërfillje
Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit
Hebrenjtë nuk u shpëtuan në Kosovë!
Në shtëpinë e ‘armikut’: Studentët shqiptarë në perëndim, 1970-1990
Dëshmon torturat nga burgu i Burrelit, ironia e ish të përndjekurit politik: Komunizmit i kam ngel borxh edhe 15 vite burg!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}