Nga Sokol Paja/ Nju Jork

New York më 26 Tetor 2021, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA priti poeten Luljeta Lleshanaku, e cila erdhi si përfaqësuese e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. Nënkryetari i Vatrës Dr. Pashko Camaj uroi mirëseardhjen dhe foli rreth rëndësisë së zbardhjes së krimeve të diktaturës në Shqipëri. Në këtë takim Luljeta Lleshanaku ndau me vatranët dhe diasporën shqiptare në Neë York informacionin mbi punën e bërë nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, për transparencën e të shkuarës komuniste, por duke u ndalur konkretisht në rolin e pazëvendësueshëm dhe nevojën imediate të dëshmive të të mbijetuarve nga kampet dhe burgjet në diktaturë. Poetja Luljeta Lleshanaku u shpreh për të pranishmit se “Puna jone si Institut filloi vonë, shumë vonë: 20 vjet pas shembjes së regjimit. Nuk ka mbetur më pothuajse asnjë dëshmitar nga Kampet e Punës së Detyruar në Maliq që ka qenë një nga tmerret më të mëdha të atij sistemi…dhe shumë pak kanë mbetur gjallë nga kampet me tela në Tepelenë, Berat dhe Krujë…Pra, kemi humbur një pjesë të madhe të dëshmitarëve dhe vazhdojmë të humbim çdo ditë…Shumë nga numrat e mi të kontakteve në celular, janë jashtë funksionit tashmë, sepse zotëruesit e tyre kanë ndërruar jetë. Dhe duke humbur dëshmintë, po humbasim edhe historinë. Një pjesë e madhe e të mbijetuarve, pra dëshmitarëve, jetojnë në diasporë, dhe uroj që ky takim të shërbejë si një inkurajim a thirrje për ta. Do të mund të gjejmë mënyra të shpejta që secili prej tyre, të mund të japë dëshminë e tij me shkrim ose në formën e video-regjistrimit nga kudo që ndodhet. Rrëfimi e çdo individi që ka qenë objekt persekutimi, është mjaft i rëndësishëm për punën tonë, por  së pari unë e konsideroj si një çështje ekzistenciale dhe si një detyrim moral që ne, ju e keni ndaj vetes, të afërmve, bashkëvuajtësve dhe brezave të rinj që dinë shumë pak, ose pothuajse aspak mbi tmerret e komunizmit në Shqipëri”- përfundoi Luljeta Lleshanaku. Puna kërkimore në këtë Institut, tha Lleshanaku na përballi prej fillimi me një mungesë të theksuar dhe kaos dokumentacioni zyrtar, që janë pikërisht ato burime, që do ta bënin të pakontestueshëm çdo lloj pretendimi të palëve.  Bëhet fjalë për dokumente që nuk kanë ekzistuar kurrë (pra akte pa dokumente), dhe dokumemte që janë zhdukur; por edhe ato që ekzistojnë, në pjesën më të madhe nuk paraqesin seriozitet në aspektin formal, administrativ.  Pra jemi ndeshur me mendësinë e një shteti që: e para, kujdesj të mos linte asnjë gjurmë kompromentuese pas, duke iu fshehur madje edhe vetvetes, dhe e dyta: me një mungesë të theksuar profesionalizmi në administrimin e dokumentacionit, duke përmbysur kështu edhe një lloj miti të krijuar në popull,  sipas të cilit ‘shteti i Enver Hoxhës, edhe pse diktaturial, gjithsesi funksiononte si shtet.’ Në rrethana të tilla,kujtoi Lleshanaku,  roli i dëshmisë së të mbijetuarve nga persekutimi komunist merr rëndësi të jashëzakonshme. Dëshmitë plotësojnë hallka shumë të rëndësishme informacioni, kryesisht në këto momente: Internimet në kampe me tela me gjemba(1945-1954); kampet e internimit (1953-1990) dhe dëbimet; evidencat mbi torturat, keqatrajtimet, denigrimin, presionet psikologjike të çdo lloji, survejimin e vazhdueshëm– që përbëjnë ndoshta edhe nën më të errët e diabolike; databazat e sakta të vendeve të vuajtjeve të dënimeve; përvetësimin e pronave dhe grabitjen e arit, sekuestrimet e çdo lloji si pjesë e reformave komuniste në ekonomi — që gjithashtu janë pjesërisht të dokumentuara” përfundoi fjalen e saj Luljeta Lleshanaku. Pjesë shumë e rëndësishme e këtij takimi ishte leximi i letrave të kohës së burgut dhe përndjekjes në kampet e internimit nga Lek Mirakaj, 80 letra që tregojnë ferrin dhe persekutimin komunist mbi shqiptarë të pafajshëm. Në këtë takim shumë emocionues u bënë pjesë edhe studentët shqiptarë të ekselencës që janë mbështetur nga Fondi i Vatrës për studentët: Alesia Beqaraj, Elyssia Rukaj, Edma Arizaj, Mirea Hasanaj, Franka Veliu dhe Lorna Floqi e Anthony Evangelista që nuk mund të ishin present për arsye të distancës gjeografike. Dielli me rastin e numrit të Pavarësisë do përgatisë një speciale për të gjithë këta studentë që janë krenaria shqiptare dhe e ardhmja e diasporës e Vatrës në Amerikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Fati i themeluesve të shtetit shqiptar
Deti monumental i Adrian Pacit përmbyt Mudec-in
Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Gazetaria si bilanc lufte
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}