Drejtorja e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi është shkarkuar nga detyra. Sipas një vendimi ajo vlerësohet se, gjatë ushtrimit të detyrës së saj ka vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke mosrespektuar parimin “e mirëbesimit, detyrimin e bindjes dhe përgjegjësisë, si dhe detyrimin e punëdhënësit për mbrotjen e personalitetit të punëmarrësit “. Për këtë “përgjegjësi” është shkruar një referencë dyfaqësh ku thuhet se nuk ka respektuar ligjin “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Për këtë argument “përplasja” e interesit vjen nga fakti se, ajo, ka paraqitur një projekt për filmin artistik, në bashkëpunim me bashkëshortin e saj (që duhet thënë falë të cilit hyri në Tiranë, në film dhe detyra zyrtare) me skenar dhe regji, duke bazuar në praktikën e inicuar nga Qendra e Filmit. Po, kjo nuk është praktikë e panjohur, sa për ta hequr Irisin nga drejtore. Kësaj qeverie me dasht e lejon të kenë konflikt interesi, e mos me dasht, nuk e lejon, si në këtë rast. Kjo nuk na habit për Irisin. Por, ajo çfarë bën më të rëndësishme këtë raport me detyrën, janë gjetjet e raportit final të auditimit, adresuar AQSHF, të kryer nga Ministria e Kulturës. Siç thuhet, Irisi ka krijuar një energji negative në mjediset e Arkivit, që si duket tejkalojnë çdo përmasë të ushtrimit të detyrës. Mbi këtë “energji”, disa punonjës të arkivit kanë ngritur ankesë në Ministri lidhur me praninë fizike në institucion të bashkëshortit të Irisit, dhe jo vetëm, por edhe të punësimit të tij, prej një viti si supervisor në projektin MEAP. Kuptohet tani pse drejtoresha Elezi shumë lehtë ja ka hedhur edhe kësaj paskruptësie, pas kalvarit të piktorit e shkrimtarit Maks Velo, që shkoi në atë botë duke u përballur në dyert e gjykatave, me një njeri anonim në kinema, si Irisi, me punë që ja bën bashkëshorti.

Në vitin 2017, ish Ministrja e Kulturës firmosi emërimin e Iris Elezit në postin e drejtores së Arkivit Qëndror të Filmit. Një emër që vinte nga kontinenti tjetër, në mënyrë të beftë pasi kishte realizuar një film për herë të parë në jetën e saj, por që përndiqet nga proceset gjyqësore të njëpasnjëshme. Për këtë arsye, të fundit, në momentin e emërimit Elezi ishte denoncuar nga piktori, e shkrimtari Maks Velo për “vjedhje të së drejtës së autorit”, dhe se ishte në proces te hapur gjyqësor. Kjo histori u shpërfill nga Kumbaro, ashtu siç vetë Elezi e ka shpërfillur gjithe kohen, se për filmin e saj “Bota” është mbështetur në romanin e Maks Velos, “Klubi i Karavastasë”. Maski i ndjerë priti me vite, nga gjyqësori që të shkojë në vend drejtësia, duke ribotuar për freskim të idesë së lëndës, romanin. Por, as kjo s’pati efekt. Politikisht Maksi nuk ishte në anën e Elezit, drejtores së Arkivit që dita me ditë fuqizoi pozitat e saj, edhe pse merrte në dorë një institucion pothuaj të mbaruar për nga gjendja e pasurisë që mban, po ashtu dhe nga mjaft dilema mbi debatet e hapura për filmat e realizmti socialist. Janë dy fakte, që Elezi i mbajti mbi kurriz si dështime, por pa marrë asnjë përgjegjesi përsipër. “Shpërblimi” për këto mospërgjigje publike ishte mbyllja e gojës, dhe heshtja për gjendjen e Arkivit, duke krijuar ca aktivitete erëlehta, në tarracat verore, pa domethënie por duke zhvatur edhe në këtë rast çdo të drejtë autori, e trajtuar si pronë të saj pasurinë filmike. E erret edhe ndihma e bashkeshortit ne kete rast, si

Në vitin 2017, ish Ministrja e Kulturës firmosi emërimin e Iris Elezit në postin e drejtores së Arkivit Qëndro të Filmit. Një emër që vinte nga kontinenti tjetër, në mënyrë të beftë pasi kishte realizuar një film për herë të parë në jetën e saj, por që përndiqet nga proceset gjyqësore të njëpasnjëshme. Për këtë arsye, të fundit, në momentin e emërimit Elezi ishte denoncuar nga piktori, e shkrimtari Maks Velo për “vjedhje të së drejtës së autorit”, dhe se ishte në proces te hapur gjyqësor. Kjo histori u shpërfill nga Kumbaro, ashtu siç vetë Elezi e ka shpërfillur gjithe kohen, se për filmin e saj “Bota” është mbështetur në romanin e Maks Velos, “Klubi i Karavastasë”. Maski i ndjerë priti me vite, nga gjyqësori që të shkojë në vend drejtësia, duke ribotuar për freskim të idesë së lëndës, romanin. Por, as kjo s’pati efekt. Politikisht Maksi nuk ishte në anën e Elezit, drejtores së Arkivit që dita me ditë fuqizoi pozitat e saj, edhe pse merrte në dorë një institucion pothuaj të mbaruar për nga gjendja e pasurisë që mban, po ashtu dhe nga mjaft dilema mbi debatet e hapura për filmat e realizmti socialist. Janë dy fakte, që Elezi i mbajti mbi kurriz si dështime, por pa marrë asnjë përgjegjesi përsipër. “Shpërblimi” për këto mospërgjigje publike ishte mbyllja e gojës, dhe heshtja për gjendjen e Arkivit, duke krijuar ca aktivitete erëlehta, në tarracat verore, pa domethënie por duke zhvatur edhe në këtë rast çdo të drejtë autori, e trajtuar si pronë të saj pasurinë filmike. E errët edhe ndihma e bashkeshortit ne këtë rast, siç verifikon Ministria e Kultures.

Por si gjithmonë në mentalitetin shqiptar, me pushtetin politik kurrizi i devesë është i ashpër, dhe në anën tjetër njerëzve që u japin post, si rasti i Elezit kjo “gungë” as që bën përshtypje. Me një proces gjyqësor të hapur, me një punë pothuaj infatile në krye të Arkivit ja ku lëshohet zëri i drejtores. Vetem pas ikjes nga detyra e ish ministres Kumbaro, Irisi është prononcuar për herë të parë, (2019) se Arkivi qënka në gjendje të rrezikshme, sepse pasuria e tij filmike mund të shkatërrohet nga kushtet në të cilat ruhet. Ky alarm nuk i është i ri. Ka të paktën mbi 20 vite që flitet, dhe rezultati i gjithë kësaj janë vetëm shtatë filma të restauruar. V.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}